Malala: Historia ime është historia e shumë vajzave

1 Maj, 2022 - 6:07 pm

 “Me guximin dhe vendosmërinë e saj, Malala ka treguar çfarë kanë më tepër frikë terroristët. Një vajzë me një libër në dorë”. – Ban Ki Moon

Në këtë artikull do të mësoni se si Malala filloi luftën e saj për vajzat – nga një aktiviste e arsimit në Pakistan deri në fituesen më të re të Çmimit Nobel për Paqe – dhe si e vazhdon fushatën e saj përmes Fondit “Malala”.

1997

Malala lindi në Mingora, Pakistan, më 12 korrik 1997. Mirëpritja e lindjes një vajze nuk është gjithmonë shkak për festa në Pakistan. Por babai i saj, Ziauddin Yousafzai, ishte i vendosur të bënte çdo festë dhe ritual, siç bëhej për lindjen e një djali.

2008

Babai i saj ishte mësues dhe drejtonte një shkollë vajzash në fshatin ku jetonin. Malala e donte shkollën. Por gjithçka ndryshoi kur talebanët morën kontrollin e fshatit të tyre në luginën Suat.

Ekstremistët ndaluan shumë gjëra – si zotërimi i një televizori dhe luajtja e muzikës. Dhe zbatuan dënime të ashpra për ata që kundërshtuan urdhrat e tyre.

Ata vendosën që vajzat nuk mund të shkonin më në shkollë. Në janar 2008, kur ishte vetëm 11 vjeç, Malala u dha lamtumirën shokëve të klasës. Duke mos ditur se kur – nëse ndonjëherë – do t’i takonte përsëri.

2012

Malala foli publikisht në emër të vajzave mbi të drejtën e tyre për të mësuar. Mirëpo kjo gjë e bëri objektiv urrejtjeje nga pakistanezët. Në tetor 2012, kur po kthehej nga shkolla në shtëpi, një person i armatosur dhe i maskuar hipi në autobusin e shkollës dhe pyeti: “Kush është Malala?”.

Pasi e mësoi kush ishte, e qëlloi në anën e majtë të kokës me armë. Malala u zgjua 10 ditë më vonë në një spital në Birmingham, Angli. Mjekët dhe infermierët i treguan për sulmin. Dhe se njerëzit në të gjithë botën po luteshin për shërimin e saj./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme