‘Mos luani të habiturin nga mësuesja me nikab në Luginë të Preshevës’

14 Korrik, 2019 - 4:41 pm

Në qytetin e Preshevës është organizuar një kampi veror për fëmijët me titull “Islami për fëmijët”, dhe ligjëruese është një mësuese e mbuluar me ferexhe, dhe fëmijët nuk e njohin aspak mësuesen e tyre.

Statusi në origjinal, i pandryshuar, i Shqiptar Osekut në rrjetet sociale

Mos luani te habiturin nga mesuesja me nikab ne Lugine te Presheves. Ka kater vjet qe Serbia ka hapur shkollat shqiptare atje per hoxhallare. Hoxhallare te cilet paguhen nga myftinia e Serbisë. E cila punon me fonde nga shteti serb.

Une per kete kam shkruar. Edhe RTK kishte asokohe nje reportazh televiziv per ate vendim. Pra ka qene ka qene ne tv. Me kujtohen si sot skenat e asaj reportazhe, nga shkollat ne Lugine. Serbia nuk mbante ore te shqipes me motivim se s’kish mesues te kualifikuar, por s’u pranonte diplomat mesuesve nga Kosova e Shqipëria, as pergadiste mesues vete ne Serbi. Mirepo, hapte shkollat per hoxhallare qe te mbajnë ore plotesuese te fese. Kualifikimi i hoxhallareve s’ishte aq i rendesishem. Biles prinderit ankoheshin se u behen presione qe te cojne femijet ne ”edukate fetare”. Kjo politike pra ka kater vjet qe vazhdon. Asokohe kreu i myftinise se Serbisë, Mustafa Zukorlic, ne intervista vetequhej ”patriot serb i fese muslimane”, e lobonte zellshem neper arabistan kunder njohjes se Kosoves. Kreu i sotshem i myftinise se Serbisë lufton qe te ndalet ”albanizacija” ne Sanxhak.

Dua te them, nuk eshte se nikabi mbiu papritur ne klase te shkolles. Callma eshte aty tash kater vjet. Te gjithe e keni ditur. Askush s’ka reaguar. Disa pse jeni te paguar nga Serbia, tjere pse ju ka andja voten e arnauteve: muslimaneve shqipfoles.

Tash tallni bythen me ne, sikur qenket te shokuar.

Mos na fyeni inteligjencen, ju lutem.

Të ngjajshme