“Ndoshta jeta nis pas të 40-ve, pas zhgënjimeve më të mëdha”

6 Nëntor, 2018 - 10:30 am

Të jetosh është një sfidë që vazhdon, një sfidë që nuk përfundon kurrë: ke ëndrra dhe shpresa të mëdha dhe pothuajse gjithmonë zhgënjehesh.

Po kur kanë kaluar vitet e tundimeve të mëdha. Vështirë të gjesh një grua në moshën 40-vjeçare që dëshpërohet pafund për shkak se një mashkull nuk e dashuron, sepse një 40-vjeçare ka çfarë dëshiron, e nëse nuk e arrin dot atëherë ndjek rrugën e saj pa e kthyer kokën pas. Në moshën 40-vjeçare nuk të bëhet vonë nëse je e shëndoshë, e shkurtër apo…

Ke mësuar që femra që sheh çdo mëngjes në pasqyrë meriton respekt për gjithçka që ka kaluar!

Nëse partneri yt nuk të sjell lule dhe çokollata në moshën 40-vjeçare atëherë nuk “plas lufta”.

Çokollatat del dhe i blen vetë, kur ke më shumë nevojë!

Kanë përfunduar vitet e varësisë. Nuk të intereson që nuk të nxjerr për darkë nën dritën e qirinjve. Preferon të dalësh me shoqet e të pish diçka.

Vajza që qante dhe që e vriste shumë mendjen për të tjerët dhe shumë pak për veten është rritur dhe ka mësuar të dojë veten e saj.

Një 40-vjeçare është një grua e pjekur me kalimin e kohës!

Është një grua që në të shkuarën duhet të ketë vuajtur shumë, por që nga ajo vuajtje ka ditur të nxjerrë mësime.

Një grua e pjekur është një grua që ka kuptuar që të duash dikë më shumë se veten, do të thotë të mos duash aspak. Një dashuri e vërtetë është një dashuri që ushqehet nga të dyja palët. Dhe këtë ajo tashmë e di! /Burimi: Donne.com/cna

Të ngjajshme