Ndue Ukaj: Bashkëfajtorë për rrëmujën tonë shoqërore, janë ata që u kanë dhënë krahë budallenjve

8 Qershor, 2018 - 1:00 pm

Ndue Ukaj

Shoqërinë tonë e ka vërshuar injoranca, prandaj, pasojat reale të degradimit, nuk mund t’i kuptojmë tashmë, kur jemi duke përjetuar kulmin e dalldisë së kësaj epidemie. Ato di t’i kuptojmë një ditë, kur do të kthjellemi, dhe do të detyrohemi ta pastrojmë llumin e madh që është mbledhë kudo.
Nëse duam të bëhemi shoqëri normale- edhe nëse nuk na pëlqen një gjë e tillë- këtë hap do të detyrohemi ta bëjmë. Atëherë, do të dalim përballë gjykatores së historisë dhe do të turpërohemi të gjithë.
Bashkëfajtorë për rrëmujën tonë shoqërore, politike dhe kulturore, janë ata që u kanë dhënë krahë budallenjve, po aq sa ata që i kanë parë ata duke marshuar përpara dhe janë strukë.
E të tillët janë të shumtë dhe nuk janë vetëm në politikë. Të tillët janë kudo.
Po ashtu, bashkëfajtorë janë, edhe inxhinierët e ideologjive të shumta, që tentuan t’i bëjnë një “brainwashing” shoqërisë sonë, duke luftuar me tërë fuqinë kundër çdo gjëje që lidhet me historinë dhe kulturën shqiptare. Si pasojë e këtij ligjërimi të pështirë, jemi ligështuar tej mase, prandaj përbuzim dhe mohojmë çdo gjë.
E një i ditur si Ernest Koliqi, në librin e tij, “Dy shkolla letrare shkodrane”, na këshillonte: “Nji komb qi përbuzë traditat e veta vendosë vetvrasjen e vet.”/KultPlus.com

Të ngjajshme