Në sheshin e kristaltë ku përpjeket jehu i tingllimës dhe burimzymtësia e borbardhave

30 Maj, 2019 - 1:00 pm

Nga Nue Oroshi

Jehu i tingllimës në sheshin e kristaltë përplaset me kohën e cila numëron rrezët e diellit pranë panteonit magjikë. Në majekrahun e jehonës magjike sillën kuajtë e varreve të cilët duke vrapuar pas ngrënies kanë mbetur në mes të dy detrave me një vrap që s´ndalet asnjëherë.

Buzë këndit magjik burimzymtësia e borbardhave ecë me fluturim pa e folur asnjë fjalë për kohën e lënë pas.Bregu i pikllimës i shkrimtarit tonë të madhë Teki Dervishi, është bregu i stolive magjike kurse sheshi i kristaltë nuk është natyrorë. Ai u ndërtua gjatë një kohëzgjatje të gjatë historike duke përfshirë shumë periudha kohore të cilat herë me lakmi e herë me egërsi,herë me butësi e herë me fortësi sillën e mbështillën ndaj njëra-tjetrës pa e gjetur asnjëherë fijën e lëmshit. 

Aritmetika e politikës dhe kufiri i artit është një mbijetesë e cila përputhët me njëra- tjetrën vetëm atëherë kur perëndon dielli.Politikanë mund të behët çdo kush nëse e përfshinë valët e detit apo rrëmbimi i ecjakjëve të shpejta të ujit dhe mund ta vendosë në bregun e pikllimës. Por artistë,shkrimtar,poet e filozofë,nuk mund të bëhet çdo kush.
E kam fjalën për artistat e vërtetë që luajnë me artin e fjalëve dhe i sillen e mbështillen ato sikurse ai mjeshtri i mirë që nuk i lenë vend imagjinatës.Këtu nuk përfshihen edhe ata shkarravitësit e letrës nga e bardha në të zezë.Prandaj dallimi në mes të artistit dhe shkarravitësit të letrave është një botë e cila dallon shumë nga njëra- tjetra.

A nuk është turp për të gjithë këta intelektualë në diasporë që jemi,të mos jemi në gjendje t´i afrohemi se paku shkrimtarëve tanë të mëdhenj siç ishin profesor: Ernest Koliqit, Martin Camajt, profesor Zef Valentinit, Gjelosh Gjokajt, profesor Kristë Malokut, profesor Isuf Luzajt, profesor Arshi Pipës, At Athanas Gegajt, Tahir Kolgjinit dhe shumë e shumë të tjerve që lanë gjurmë të pashlyera në artin dhe kulturën shqiptare. Këta ishin dhe do të mbetën shkrimtarët e artistët shqiptarë të cilët jetuan, punuan, shkruan e vepruan jashtë kornizave të realizmit socialistë më një fjalë janë shkrimtarë të kalibrit evropian. E pikërisht për këtë arsye se janë shkrimtarë të kalibrit evropian kanë mbetur në margjinat e harresës. Sikur të ishte gjallë Teki Dervishi ai do të mallkonte me fjalët më të rënda për këtë harresë. Jo vetëm këta shkrimtarë të mëdhenj që i kemi harruar apo vetëm i kujtojmë aty këtu,por e kemi harruar edhe doajenin e letërsisë dhe romansierin e dramaturgun më të madhë shqiptarë Teki Dervishin.

Për veprën e Teki Dervishit nuk kujdesët kush që ta përkthej në gjuhë të huaja sepse ishte dhe mbeti një shkrimtarë modern që e bëri letërsinë ashtu siç duhet të jetë.

Asnjëherë nuk mori urdhëra për të shkruar letërsinë, romanin,dramën apo poezinë por me mendjen e shpirtit, e drejtoj muzën e të shkruarit në këndveshtrimin modern. Derisa harrojmë shkrimtarët dhe artistët tanë që e bënë letërsinë për çdo ditë ndëgjojmë promovime të shkrimtarëve të realizmit socialistë që dridhën e përdridhen para pasqyres për veprat e shkruara dhe të pashkruara. Pra, me një fjalë i kemi harruar ata që janë shkrimtarë dhe po mirremi me shkarravitësit e letrave, që me shkronja të zeza po ja humbin bardhësinë letrës,pikërisht në sheshin e kristaltë,tek jehu i tingllimës dhe burimzymtësia e borbardhave. / KultPlus.com


Të ngjajshme