Ngushëllim për vështirësi…

27 Korrik, 2019 - 11:30 pm

Shkruan: Alain de Botton

Përktheu: Sarandë B. Rugova

Secila jetë është e veshtirë; në atë që e bën jetën të përmbushur po ashtu ekziston mënyra se si pranohen dhimbja dhe vuajtja. Secila dhimbje paraqet një shenjë të paqartë që diçka nuk është në rregull, që ajo diçka mund të kryhet mirë apo keq, varësisht nga dituria dhe qëndrueshmëria e shpirtit që vuan. Ankthi mund të shkaktojë panik, por njëkohësisht e bën dhe vlerësimin e duhur e asaj që po ndodh. Ndjenja e padrejtësisë mund të shpie deri në vetëvrasje, por edhe në luftë me rivalin si dhe në krijimin e një kryevepre.

Si filozofi i preferuar i Nietzsches, Montén shpjegoi në paragrafin e fundit të esesë, se arti i jetës konsiston në gjetjen e zbatimit të dobishëm të vuajtjeve dhe vështirësive tona.

“Ne duhet të mësojmë se si të tejkalojmë atë që nuk mund të shmanget. Jeta jonë është e komplikuar, si një lloj sinfoni botërore, prej tonesh kakofonike dhe harmonike, melodike dhe të mprehta, të lartë dhe të ulët , më të qetë dhe më të zhurmshëm. Nëse kompozitori do t’i dinte vetëm disa nga tonet, çfarë muzike do të mund të prodhoj? Ai duhet të dijë t’i përdorë të gjitha ato dhe t’i përziejë. Ne duhet ta bëjmë të mirën dhe të keqen, sepse ato janë pjesë integrale e jetës sonë …” / KultPlus.com

Të ngjajshme