Njeriu modern ka trashëguar dënimin e Sizifit!

23 Qershor, 2019 - 4:30 pm

Nga Rrona Jaka

Pavarësisht sa kohë kalon gjithmonë ka diçka që mund të mësojmë prej miteve, sidomos kur mitet arrijnë që më së miri t’i shpjegojnë dilemat e njeriut modern. Rasti më i mirë është miti antik i Sizifit. 

Ka disa versione të miti, por përfundimi është i njëjtë te të gjitha versionet.

Perënditë e kishin dënuar Sizifin të ngjiste një shkëmbi në majë të një mali, nga ku guri do të rrokullisej prapë poshtë. Njëvendim i pazakonshëm, sepse zotat kishin gjykuar se nuk kishte dënim më të tmerrshëm se një punë pa dobi e pashpresë.

Do të ndalemi fare shkurt te versionet sepse në të vërtetë pjesa e dënimit na intereson më shumë. Fillimisht mendohet se Sizifi ka qenë mbret i fuqishëm i cili,për t’i shpëtuar njerëzite tij nga vdekja, kishte vendosur ta burgoste atë. Në një tjetër version Sizifi dënohet për shkak të xhelozisë së tij, e në njëtjetër për shkak të krenarisë. Por prapë po e them që dënimi mbetet po i njëjti!

Është e çuditshme që as miti, madje as Kamy kur e komenton mitin, nuk flasin për jetën, vdekjen apo jetën përtej varrit, por veç për dënimin.

Në fakt Kamy interesohet vetëm te pjesa e zbritjes nga mali, pjesa kur Sizifi është krejt i vetëm. Kamy pretendon që kotësia është çmimi që marrim për pasionet tona dhe se kriza e vërtetë e Sizifit fillon në atë që ai e quan “Çasti i ndërgjegjësimit”. Fatkeqësia e tij fillon nëçastin kur ai bëhet i vetëdijshëm për situatën e tij. Pashpresia për të ndryshuar gjendjen e tij e bën këtë të jetë një histori tragjike. Në qoftë se do të ushqente shpresën që do t’ia dilte historia do të kishte marrëkthesë tjetër.

Në një rast të tillë është me mend të bëhet pyetja: Si e përballon Sizifi gjendjen e tij të tmerrshme? E thjeshtë! Sikur Kamyja edhe ai e pranon absurdin, por përpjekja e tij s’ndalon asnjëherë. Sizifi i urren zotat dhe punën e tij e bën me një mllef shumë të madh kundër tyre. Ai e pranon fatin e tij dhe e pranon edhe gurin si “bashkudhëtar”. Ai pranon se fati i vet i përket atij dhe se guri është pjesë e tij, kështu që ai mishërohet me guri. Si mendje absurde që është, ai e njeh absurdin por nuk dorëzohet para tij, për shkak të kësaj Kamy sugjeron që “Sizifin duhet ta përfytyrojmë të  lumtur”.

Por sa i ngjashëm është njeriu i sotëm me Sizifin? Jashtëzakonisht shumë!

Fatkeqësisht, rutina e Sizifit është edhe rutina jonë. Karrosela s’ndalon së lëvizuri. Gjithmonë merr të njëjtën rrugë. Gjithmonë i njëjti rreth i mërzitshëm dhe e njëjta gjiro nga e cila s’mund të zbresim edhe po deshëm. Njeriu modern ka trashëguar dënimin e Sizifit. Ashtu si Sizifi ne kemi të njëjtën rutinë monotone deri në vdekje. Ja pse vdekja shihet si dalje nga absurdi.

Në të vërtetë Kamy jep tri mënyra për të dalë nga absurdi. E para ështëvetëvrasja, pastaj vjen vetëvrasja filozofike dhe si mënyrë e tretëështëinjorimi.

Edhe pse ai e pranon se ne lidhjen e njeriut me jetën gjendet diçka më e fortë se të gjitha pakënaqësitë e botës, kjo shihet fare qartë te vepra e tij “I huaji”, prapë kur njeriu përballet drejtpërdrejt me absurdin mund të gjejë zgjidhje edhe nga vdekja.  Kjo ndodh, në fakt, sepse nuk ekziston përvoja e vdekjes.

Mënyra e dytë është vetëvrasja filozofike. “Vetëvrasja filozofike” është kur njerëzit e mohojnë absurditetin e ekzistencës së tyre dhe i qasen fesë si formë deluzionale për të gjetur një lloj shprese. Ngjason me atë që Sartri e quan “mauvasie foi” duke iu referuar gjërave me të cilat e gënjejmë vetën për t’u ndjerë më mirë.Është tamam kjo ide që nxit debatin madhështor mes Kaysë dheKirkegaard-it mbi besimin, i cili pretendonte që “të besosh do të thotë ta humbasësh vetën dhe ta fitosh zotin”.

Kurse përgjigja më e mirë, apo përgjigja filozofike është injorimi i gjithçkaje. Tamam ashtu siç bënte Sizifi, e njihte absurdin por nuk dorëzohej para tij. Sizifi krijonte fatin e vet. Edhe Kamy sugjeron që ta njohim absurdin pa u dorëzuar ndaj tij. Ai e shihte botën si një shfaqje me një koreografi të tmerrshme të cilën do të dukesh lunatik po pa marrësh seriozisht.

Tamam kjo kriza ekzistencialiste ndërthuret në të gjithë veprat e Kamys. Pjesët më të bukura janë retrospektivat në Greqinë e Vjetër kur mëkatet e trupit, lakuriqësia dhe kënaqësitë seksuale nuk konsideroheshin të turpshme apo të pamoralshme.

Rrona Jaka

Të ngjajshme