“Nuk mundem me e përballu “Supremacinë” e grave që punojnë ndaj atyre që nuk kanë një punë”

14 Nëntor, 2019 - 1:55 pm


Nga Fjolla Spanca

E kam t’pamundun me e ‘përballu’ “supremacinë” e disa grave që punojnë, kundrejt atyne që s’kanë nji derë t’çelun! Këto t’parat anise kanë fitu çdo gja me djersë e mund; vjen nji moment kur reagimet e tyne bahen të papranueshme! Mbivlerësimi i vetes tuj ‘ulun’ gratë rrotull, asht trishtues!

Puna n’Ballkan t’dashtuna shoqe, mike, zonja, deputete, nana a cilado qofshi mbetet sfidë! Sfidë e shku sfidës. Me e gjetë nji punë knejpari asht fat i madh! Këtu nuk t’pyet kush se çka dinë & mundesh me bo.. këtu secili don me i bo punët qysh t’i teket shefit/ bossit! Këtu duhet me pasë lidhje me filanin e fistekun, për me e gjete nji vend ose baba me qenë shoku “i atyne” (kush janë këta, s’e di as unë) ose burri me i patë nja 10 biznese! Ose me qenë pjesë aktiviste e flaktë në nji parti politike!

Pra s’asht edhe aq lehtë! Hiç lehtë!

Prandaj, gratë që tashmë janë sistemue në nji vend ose e kanë nji zanat t’mirë kish me qenë tepër fisnike me e tejkalu atë ngushtësinë që ta dhuron egoja!

E DI se ka gra që vendosin MOS ME PUNU! Ka gra që S’DIJNE me punu! AMA ka edhe gra që e dashunojnë punën; dijen; botën, njerëzimin e prap ato janë të ngujume për dhjetra arsyje! Ka gra që rrijnë mrena murevë të shpisë për me i edukue të vegjëlit, e kjo punë s’asht kurrë e çmueme, sa ç’meriton!

Ndaj, na rrnofshin teoritë dhe krejt përrallat! Se tek e mrama, NA – GRATË, jena ba armike t’GRAVE! Dhe n’ketë lloj feje, s’ka kush që na pshton! /familjadheshëndeti/supergrate.net/ KultPlus.com

Të ngjajshme