Oda shqiptare

11 Nëntor, 2022 - 4:00 pm

Nga Vendos Krasniqi

Oda shqiptare ishte gjenezë, universitet i vogël, ku rreheshin të gjitha temat Kombëtare si: dituria, shkollimi, por edhe mosmarrëveshjet në popull. Këtu mësohej historia, tradita, kultura e besa shqiptare. Oda ishte një shkollë për popullin tonë, një zakon e një kulturë e trashëguar brez pas brezi me shekuj të tërë.

Pra, oda zinte një vend të rëndësishëm në traditën shqiptare.

Do t’i kisha veçuar tri oda shqiptare:

Oda shqiptare për çështje kombëtare:
Oda për çështje spiunllëk-u (spiunim)
Oda për çështje fetare.

Në odën shqiptare gjithmonë rol të madh zinte Kuvendi shqiptar, në të cilin  janë mbajtur shumë kuvende të rëndësishme për historinë dhe popullin tonë, ku bëhej falja e gjakut.

Në odën kombëtare merrnin pjesë gjithmonë më mendjendriturit, burrat që ishin më mendjehollët e më pleqnarët, ku fjala e tyre ishte e qartë, e prerë, unike dhe ligj, si një Kushtetutë.

Në odën kombëtare rol të madh zinte çështja për Kombin shqiptar, robëria ndër shekuj dhe përpjekjet deri te ardhja e lirisë.

Kombi ishte ushqim shpirtëror për ta, të cilët rrinin në odat kombëtare dhe synonim ngritjen e vetëdijes kombëtare, nacionalizmi shqiptar, pajtimin e gjaqeve etj.

Kur serbët mbyllën shkollat, oda mbeti shkollë ku flitej për  drejtësi e bëhej kuvend, ku fjala e burrit kishte peshë, e ku të gjithë pleqnarët nga të gjitha trevat mblidheshin në këtë odë dhe zgjidhej çdo problem që kishte populli jonë.

Duhet përmendur edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, ligj i trashëguar ndër breza .

Dua t’i përmendi disa oda me rendësi të madhe si: Oda e Kievës, Oda e Obrisë, Oda e Binak Aliut-Tropojë dhe Oda e Jasharëve, në të cilën mblidheshin trimat  për të kuvenduar se si të vinin deri te liria.

Në odën fetare rol të madh kishin hoxhallarët, ku qëllimi i të cilëve ishte përhapja e fesë.

Fjalimet e tyre gjithmonë fillonin me luftëtarët arab, ku merreshin  si shembuj tradita dhe ligjet e tyre, ndërkaq ndaj heronjve tanë shprehnin  urrejtje, sidomos ndaj Skënderbeut dhe  Nënë Terezës.

Në të tilla oda manipulohej me popull “Shpëlarje truri” dhe i shkonin për shtat sistemit serb.

Me këto veprime cenohej kultura e tradita jonë, cenohej e drejta jonë kombëtare si populli më i lashtë në Ballkan, me të tilla ligjërate do të identifikoheshim si popull aziatik, si pasoj e ligjërueseve fetar, një numër i të rinjve e hedhin poshtë historinë tonë, shkencën dhe epokën e rilindësve.

Shqiptari duhet të besojë në Zot, të jetë tolerant ndaj të gjitha feve, por jo me kulturë greke, sllave, turke, arabe, por me një kulturë ilire, arbërore, shqiptare.

Oda për spiunim

Bashkëpunim me pushtetin? Këtu mblidheshin shërbimet e huaja, policia pushtuese, ku mikpritës ishin disa të mjerë, që spiunonin vëllezërit e tyre. Në plan program kishin ata që nuk bashkëpunonin me serbi dhe t’u bëhej ndonjë kurth.

Të shkolluarit e të diturit të zhdukeshin, por në të njëjtën kohë edhe familjet patriotike të eliminoheshin.

Mund të thuhet lirisht se në këto tubim merrnin pjesë shqiptaro viçat dhe shqiptarohiqat, të cilët ishin njerëz  të pabesë ndaj çështjes kombëtare./ Epoka e re / KultPlus.com

Të ngjajshme