займ на карту онлайн потребительский кредит

Pasha Drinin!

Prill 13, 2019 - 9:20 pm

Edi Shukriu

Kam dëgjuar shpesh betimet ‘Pasha Diellin / Qiellin / Tokën / Bukën / Zotin…’ ‘Për ato male / Për atë Tomorr…’ Janë analizuar dhe nga studiues të ndryshëm.

Betimin ‘Pasha Drinin’ e dëgjova për herë të parë para pak kohësh te flokëtarja ime në Prishtinë, ani që pjesën e hershme të jetës e kam kaluar në Nashec, pranë Drinit dhe jam inspiruar nga ky lum plak. Mendova se është e rëndësishme ta shënoj këtë betim, përkundër gjasave që ndonjë studiues e ka shënuar diku dhe faktit se përdoret dhe te gjeneratat e reja të ish banorëve pranë këtij lumi apo dhe të ndonjë lumi tjetër që ofronte jetë. Është kjo jetë nga kohët arkeologjike dhe e trashëgimisë kulturore shpirtërore, që nuk duhet të tretet, si nuk duhet as të harrohet Bylbylderja apo Dalltullumi i Prizrenit e të tjerat. Gëzohem që sot kemi studiues të kulturës shpirtërore në krye me A. Canollin dhe gjeneratat e reja që po krijohen me qasje multidisiplinare…/ KultPlus.com

Të ngjajshme