Për herë të parë jam ndjërë mirë që një mik po ikën nga Shqipëria!

11 Qershor, 2018 - 7:00 pm

Shkruan: Ilirjan Blloshmi

Vendimi për të ikur nga Shqipëria, ka qenë një nga vendimet më të vështira. E dua atë vend ashtu si është. E dua tymin, dua rrëmujën, dashurinë, urrejtjen, vuajtjen, gëzimin që përcjell. Vendosa të largohem për dy arsye. E para kisha 8 vite që jetoja larg prindërve. E dyta çfarë mund të bënte në një vend një i ri i sapo diplomuar. Realiteti këtu ishte komplet ndryshe, por ngushëllohesha me faktin se isha afër prindërve. Gjithmonë kur dëgjoja se miqtë apo të afërmit e mij do iknin ndjehesha keq. Sepse e dija që do ishte komplet ndryshe nga ajo që ata mendonin. Gjithmonë miqve që kishin një diplomë, apo një punë nuk jua sugjeroja largimin nga Shqipëria.

Ndalova sugjerimet për moslargimin nga Shqipëria diku nga fillimi i Qershorit të 2015-es. Ka qenë një mëngjes ndryshe. Atë ditë me merr në tel Nardi. Ishte koha fushate. Lsi kishte filluar të mblidhte detyrimet për fushatën. Biseda me Nardin ka qenë kështu:

Unë e kam quajtur telefoni i një mëngjesi!

”U ngrita rrëmbyshëm sepse isha vone për punë, papritur më ra zilja e telefonit. Ne anën tjetër të telefonit një miku im nga Shqipëria.
– Ckemi i them. Mirë, mirë më përgjigjet.
Pasi kujtuam kohët e gjimnazit dhe fakultetit, e pyeta çfarë kish ndodhur, pasi zëri i dridhej.
-Ahh more Ilir me tha, kam një hall, nuk di ku ta përplas kokën.
-Çfarë ka ndodhur, e pyes i habitur.
-Me kane hequr prindërit të dy nga puna më thotë.
-Po pse ?
-Nuk kemi shlyer detyrimet.
-Çfarë detyrimesh?
-Ilir, sot LSI-ja kërkon për çdo punonjës të administratës te paguaj 5 rroga për fushatë. Si e di, unë bëra tim atë operim që më detyroi te shisja shtëpinë për dy kacidhe. E bëra për jetën e tij. Akoma nuk kam shlyer borxhet qe kam marrë. Vete jam i papunë, nuk di nga t’ja mbaj. Na kane dhënë afat deri në 25 të paguajmë tarifën.
-Sa te duhen i thash, me thuaj se ti nis unë.
-Ilir te lutem! Jo, jo, thjeshtë të mora për të dëgjuar një fjalë të mirë. Nuk i dua! Do shes kompjuterin që më ka bërë dhurate vëllai. (I vellai nuk jeton më).
– Pushooo, i bërtita, dhe me thuaj sa te duhen.
– 1 milion, me tha, duhet te paguaj për të dy prindërit.
-Me shokoi fare kur më tha që dy mësues që kanë mbi shpinë mbi 25 vjet eksperiencë, duhet të paguajnë lek për fushatën e LSI-se. Mirë i thash, do t’i nis unë ato që të duhen.
-Ilir të jam superborxhli më tha, do ti kthej sa më shpejt të mundem.
-Jo i thash, dua që të më portretizosh me penelin tënd disa pejsazhe të bukura nga Shqipëria. Filloj te merrte fryme dëmshëm, e ndjeva qe lotët tashme i kishin përshkruar faqet.
-Ajo pune bëhet me tha, kur te duash ti do ikim bashkë, kur te kthehesh në Shqipëri, por më premto dhe ti qe do marrësh kitarën me vete.
-Patjetër i thash. Mbylla telefonin ndërkohe po mendoja, kjo politkë shterpe e ka katandisur Shqiptarin që te qaj për të se i pret bukën e gojës po nuk i dha ryshfet.”

Kjo bisedë është bërë në 2015, sot në mëngjes më ra përsëri telefoni, në ekran mu shfaq emri i Nardit, ju përgjigja .
-Hë more djalë, ckemi ?
-Mirë, mirë, mu përgjigj. Më ka dale llotrarija më tha.
-Vërtetë i thash, ky po qenka lajm. Vetëm ty apo dhe prindërve?
-Si familje më tha.
-Problemi është se më duhet një garanci shtoi.
-Garancia është e bërë shtova,
-Si e bërë, shtoi ai, unë nuk kam njeri atje.
-Më ke mua i thash, mirësetëvish i thash, por po nuk solle raki mos më hajde këtu, more vesh mora thuaj. Qeshëm të dy dhe mbylla telefonin. Për herë të parë u gëzova që një miku im, me dy prindër intelektualë po ikën nga Shqipëria.

Të ngjajshme