Profesori Camaj thirrje për institucionet e Kosovës: Të implementohet edukata e shëndetit mendor, seksual dhe roli i prindit

4 Dhjetor, 2022 - 12:30 pm


Shkruan Besnik Camaj

Për të gjithë përgjegjësit, duke u nisë nga mësimdhënësit, drejtoritë, komisionet, ministritë, e deri tek kryeministri. Le t’u bie në sy e t’u shkojë në zemër kjo:

URGJENCË KOMBËTARE

S’mund t’i harrojmë tragjeditë sikurse kjo e fundit në Prishtinë, me gruan dhe foshnjën e vet në bark! Mos të mashtrohemi nga lojërat, çfarëdo qofshin ato! Nuk mund të rrijmë duarkryq e të lejojmë përsëritjen e tyre!
Një popull i tërë, i shpërndarë në disa shtete ka çfarë të bëjë dhe mund t’i parandalojë këto vrasje.

Si?
Duke filluar nga rrënjët, pra arsimimi. Këto janë tre propzime për fillim të mbarë:

  1. Në të gjitha shkollat fillore, nga klasa e parë e deri në të gjashtën, të jetë kryesore lënda mësimore :
    EDUKATË E SHËNDETIT MENDOR.
  2. Nga klasa e gjashtë e deri në klasën e nëntë, të jetë e obligueshme lënda mësimore :
    EDUKATË SEKSUALE.
  3. Në të gjitha gjimnazet dhe shkollat tjera parauniversitare, pra nga klasa e nëntë e deri në fund të dymbëdhjetës, të shtohet lënda mësimore :
    PRIND, SI TË BËHEM.

Me përkushtim të plotë, implementimi mund të fillojë që nga shtatori i vitit 2023.

Besnik Camaj
Profesor në Universitetin e Shkencave të Aplikuara
Yverdon-les-Bains, Zvicër / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme