Sa libra në vit i lexon Bill Gates?

15 Qershor, 2019 - 11:30 pm

Sa libra i lexoni brenda një viti? Një në muaj? 10, 15, 25, 50??? Sipas një studimi të bërë në vitin 2013 nga “Pew Research Center”, mesatarisht një amerikan i lexon 5 libra në vit.

Kjo nuk duket shumë, mirëpo njerëzit janë të nxënë! A e dini se kush është shumë i nxënë? Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoftit dhe njëriu më i pasur në botë. Por, për të leximi është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Në një intervistë për “The New York Times” ai tregonte se sa shumë ndikim kanë librat tek ai. Ai madje e ka krijuar edhe një Blog, Gates Notes, në të cilin ai publikon recensione të librave.

Gates ka pohuar se ai i lexon 50 libra në vit. Në blogun e tij mund të gjeni rekomandime shumë të mira për libra, por ai preferon librat të cilat “Prekin në temën se si funksionojnë gjërat”.

Nëse i lexoni 50 libra në vit, shumë mirë atëherë! Kjo është mjaft impressive! Vetëm vazhdoni dhe ndoshta edhe ju mund të bëheni po aq të suksesshëm sa edhe Bill Gates.

Të ngjajshme