“Sekreti i suksesit është të bësh gjëra të zakonshme në mënyrë të jashtëzakonshme”

12 Korrik, 2019 - 10:00 am

John Davison Rockefeller ishte manjat amerikan i industrisë së naftës, dhe filantrop. Konsiderohet si njëri nga amerikanët më të pasur të të gjitha kohëve, dhe personi më i pasur në historinë moderne.

Ai lindi në një familje të madhe njujorkeze, ku edhe u formua. Familja e tij u zhvendos në Ohajo, prej nga Rockefeller nisi punën, fillimisht si librashitës në moshën 16-vjeçare pastaj hyri si partner në disa biznese të përqendruara në rafinimin e naftës.

Në vitin 1870, ai formon kompaninë “Standard Oil” të cilën e drejtoi deri më 1897 dhe u bë aksioneri më i madh i saj.

Pasuria e tij u rrit ndjeshëm, dhe Rockefeller u bë personi më i pasur në vend duke kontrolluar 90% të naftës në Shtetet e Bashkuara.

“Standard Oil” ishte ndër bizneset më të mëdha në SHBA. Pasuria e Rockefeller në vitin 1913 ishte 900 milionë.

Vitet e fundit të jetës ai i kaloi në Westchester, Nju Jork, ndërsa pasuria e tij u përdor kryesisht për të krijuar qasje sistematike moderne të filantropisë, duke synuar krijimin e fondacioneve që kishin ndikim në mjekësi, arsim dhe kërkim shkencor. /KultPlus.com

Të ngjajshme