Shoqeve të mia që kishin fëmijë para meje: Më vjen keq që nuk e kam ditur!

4 Nëntor, 2018 - 8:30 pm

Asnjëherë nuk jam ndjerë më e dashur se ditët, javët e muajt pasi lindi vajza imee vockël. Kam ndjerë dashuri të pakusht nga të gjithë njerëzit në jetën time, por dashuria që e kam marrë nga nëna tjera ka qenë ndryshe. Kjo dashuri vinte nga një empati dhe të kuptuar të thellë të gjendjes sime. Vinte nga gëzim dhe emocion i përzemërt.

Kjo dashuri vinte nga një vend të cilin e njohin vetëm nënat.
Më kujtohet një ditë shumë emocionuese kur vajza ime ishte vetëm një javëshe. Në atë kohë, po mundohesha më të “ushqyerit e trefishtë” (gjidhënie, pompë dhe qumësht shtesë), të kombinuar me depresionin e pas lindjes.
Motra ime ulej në krevat me mua përderisa unë përpiqesha ta pompoja qumështin me njëqind telashe, dhe përderisa ajo më lëmonte shpatullat, duke më nxitur t’ia dilja edhe këtë herë, unë ia plasa vajit dhe i thashë që më vjen shumë keq. Ajo më shikoi e tronditur. Përse po i kërkoja falje?!

Tani është shumë e lehtë për ta kuptuar – në ato çaste amësie, motra ime ishte e aftë të më japë dashuri në një mënyrë që askush tjetër nuk mundte, sepse ajo e kishte përjetuar këtë më herët.
Ndihesha e mbushur me falënderim që e kisha atë në jetën time, dhe për një çast, ndjeva mërzi të papërshkrueshme pse unë nuk kisha mundur t’i jepja dashurit motrës sime në të njejtën mënyrë, kur ajo po e përjetonte fazën e hershme të amësisë.

Dhe shumë çaste e pasuan këtë, çaste që më bënë të ndihem pafundësisht me fat që isha e rrethuar me ato që mund t’i përshkruaj veç si njerëzit më të mirë në botë. Dhe kjo më bënte të doja të kisha bëre më shumë, shumë më shumë për shoqet e mia në ditët e tyre të para të amësisë.

Kështu që, shoqeve të mia që kishin fëmijë para meje: më vjen keq.

Motrës sime që me muaj u mundua t’i japë gji birit të saj dhe kaloi pafund orë me këshilltarë për gjidhinie: më vjen keq që nuk e kisha kuptuar se diçka aq e thjeshtë si ushqimi i fëmijës tënd mund të të bëj të ndihesh dështake. Më vjen keq që nuk të kam mbështjellur me përqafimin më të madh për çdo ditë dhe nuk të kam thënë se je një nënë e mrekullueshme dhe se nëse ke nevojë të qash, është në rregull ta bësh.

Shoqes sime që kishte fëmijën në kujdes intenziv, më vjen keq që nuk e kam kuptuar se pas çdo mesazhi ku thoje “jam mirë” dhe “nuk më nevojitet asgjë”, ajo “asgjë” do të kishte pas një domethënie shumë më të madhe se një ushqim i ngrohtë e një kafe në spital. Unë e dija se ti je një nënë e fortë luftëtare (krejt nënat janë), por tani e di që edhe nënat luftëtare kanë nevojë t’ua dëgjojë dikush gjërat që nuk i thonë.

Shoqeve të mia që i kanë humbur bebet e tyre para se të arrinin në këtë botë: më vjen keq që nuk e kam ditur sa shumë mund ta duash dikë që asnjëherë nuk e ke parë. Më vjen keq që as nuk kam mundur ta imagjinoj dhimbjen dhe mërzinë tënde derisa nuk e kam ndjerë vajzën time të lëviz brenda meje, dhe edhe atëherë, përsëri nuk e kam kuptuar si duhet.

Të thënit “më vjen keq” asnjëherë nuk do të mjaftojë për ta përthëkuar dhimbjen që ti e ndjen, kështu që shpresoj se të thënit “të dua” do të të bëjë të kuptosh se unë jam këtu me ty.

Shoqeve të mia me fëmijë të sëmurë: më vjen keq që asnjëherë nuk e kisha kuptuar agoninë zemër-thyese që të shkakton kur e sheh fëmijën tënd të sëmurë, derisa nuk e pashë zemrën time duke rrahur jashtë trupit tim, në vajzën time të bukur. Ti je lloji më i guximshëm i nënës, dhe e di se nuk ka asgjë që nuk do ta kishe flijuar për fëmijën tënd. Ti e mban botën, por kur ke nevojë dikush të të mbajë ty, unë jam këtu.

Shoqes sime që mu rrëfye se po vuante nga depresioni i pas lindjes: më vjen keq që nuk e kam ditur se sa ankth të madh ke ndjerë në zemër. Më vjen keq që nuk e kam kuptuar errësirën që ke perjetuar çdo natë kur je shtrirë të flesh dhe dëshpërimin e të menduarit se kur do të kalojë e gjithë kjo.

Shoqes sime që më dërgoi një kartë prej Starbucks dhe një mesazh të bukur ditën që u ktheva nga pushimi i lindjes: më vjen keq që nuk e bëra unë të njejtën me ty kur u ktheve përsëri në punë. Më ka pëlqyer t’i shikoja fotografitë e bebit tënd të bukur dhe të dëgjoja për të, por është dashur të kalojë më shumë kohë duke të kontrolluar ty dhe të sigurohesha se ndiheshe e dashur dhe e çmuar, sidomos në kohën kur po adaptoheshe përsëri në punë.

Këto gra të mrekullueshme më kanë mësuar shumë. Dhe përderisa më hertët nuk e kam ditur, tani e di. I kam kuptuar këto gjëra thuajse për një çast në momentin kur u bëra nënë, dhe motërsia e nënave më ka ndihmuar në kohë të vështira dhe është gëzuar me mua në ditë të mira.

Motërsia është të duhesh pa shtirje dhe gjykim. Dhe nuk e di derisa nuk e përjeton vet.
Mua më vjen keq që nuk e kam ditur, por premtoj se do ta “paguaj borxhin” me nënat që do të takoj tani e tutje.

Autore: Danielle Moore
Përshtatja: Supergratë

Të fundit

Të ngjajshme