Si i përgjigjet babai fëmiut kur ai i thotë : babi unë dua bukë ?

18 Dhjetor, 2018 - 11:38 am

Rrezart Palluqi

O baballarë! Nëse një kryeminsitër është babai i qeverisë atëherë fjalën Kryeministër këtu po e zëvendësoj me baba.

Më  lejoni të  shprehem edhe një  herë  për dialogun absurd që  kërkon Rama dhe refuzimin më se të  drejtë  të  studentëve. 

O baballarë! Nëse një kryeminsitër është babai i qeverisë atëherë fjalën Kryeministër këtu po e zëvendësoj me baba.

Rrjedhimisht shtrojmë pyetjen: Fëmija i thotë babait: unë dua bukë ti si do t’i përgjigjesh? Eja të bëjmë dialog  biri im apo tia hedhësh bukën mbi tryezën e ngrënies? 

Nëse fëmija i thotë babës: dhomat e konviktit janë plot ingransi, pa kaloriferë, me xhama të thyer dhe fëmija të kërkon tia përmirësosh kushtet e jetesës në konvikt, ti si baba si do t’i përgjigjesh? Biri im eja te dialogojmë? Apo do të marrësh menjëherë masa që tia bësh jetesën në konvikt njerëzore?

Nëse fëmija të thotë: baba, shpenzimet vjetore për t’u arsimuar janë aq të larta saqë unë nuk mund t’i paguaj ato, ti si do t’i përgjigjesh? Eja të bëjmë dialog apo do të sjellësh në fuqi projektligje për tia ulur tarifat? 

Nëse fëmija të thotë: baba, rektorët, pedagogët, profesorët janë të korruptuar dhe studentët kokëboshë marrin notat më të larta sepse i korruptojnë ata, ndërsa unë që s’kam para për t’i korruptuar dhe kam një karakter dinjitoz marr notat më të ulëta ose ngelëse, ti si do t’i përgjigjesh? Eja të bëjmë dialog? Apo, do të marrësh fshesën më të madhe për t’i fshirë ata nga hapësirat e Universiteteve apo kelegjeve? 

Nëse ty fëmija të thotë: baba, të gjithë studentët në Evropë udhëtojnë me ulje në transportet publike, ti si do t’i përgjigjesh? Eja të bëjmë dialog? Apo do të rezervosh menjëherë një buxhet special për ta pajisur studentin me kartë speciale udhëtimi në transportin publik? 

Nëse fëmija të thotë: baba, në të gjithë Perëndimin studentët gëzojnë aksese falas në bibliotekat publike dhe përdorin falas kompjutera ti si do t’i përgjigjesh? Eja të bëjmë dialog? Apo do të marrësh masa urgjente për tia mundësuar këtë të drejtë minimale?

Baba, dialogu është i vlefshëm kur dy palë nuk mirëkuptohen ngaqë kanë rënë në rrjetat e një konflikti afektiv? Atëherë ata akuzojnë njëri-tjetrin me akuza që kanë ngjyresa apo ngarkesa subjektive, ndaj edhe dialogu duhet përdorur si mjeti i vetëm për ta cmpleksur konfliktin. 

Mirëpo në rastin e kërkesave të studentëve, dialogu është totalisht i panevojshëm.

Kërkesat e studentëve janë po aq të thjeshta dhe të kthjellëta aq sa 1+1=2. A duhet dialoguar për një ushtrim matëmatikor të tillë?/KultPlus.com

Të ngjajshme