Sot jemi një numër në llogari bankare, një numër më shumë në rrjetet sociale, jemi një…

24 Nëntor, 2018 - 9:00 pm

Nga Lada Banushi

Sot, jemi një numër në llogari bankare, jemi një numër më shumë në rrjetet sociale, jemi një numër në marrëdhëniet sociale, jemi një numër në regjistër, një numër në pritje të rradhës për të blerë peshk. Jemi një numër më shumë për të fituar Lotarinë Amerikane, jemi një numër në pritje për të dalë numri i parë fitimtar.

Jemi të parët për të bërë thashetheme, të parët për të dhënë like-un e parë, të parët për të dalë të parët nëpër botë, të parët për të paguar pesë fish VIP zone, të parët që konsumojmë pesë kafe në ditë, të parët që nuk protestojmë, të parët që edhe kur protestojmë e bëjmë përmes dhunës, të parët që shesim dinjitetin, lirinë.

Lufta e numrit duket sikur s’ka të sosur. Numri i parë në krye të të gjitha gjërave kush është? Kjo është pyetja që Pitagora shtroi…e që pas tij të gjithë kërkuan të ishin njëshat. /KultPlus.com

Të ngjajshme