“Të kesh fëmijë nuk të bën prind, njësoj si të kesh një piano nuk të bën një pianist”

21 Nëntor, 2018 - 3:24 pm

Sa herë ju ndodh, që pak para se të flini, fëmija juaj kërkon ujë për të pirë? Shumë prindër përfundojnë duke humbur durimin sapo kjo ndodh. Shumë nuk mund ta zbulojnë misterin pas kësaj situate.

Le të gjejmë së bashku se përse fëmijët kërkojnë ujë kur shkoni në shtrat.

Fëmijët kërkojnë ujë kur jemi gati për të fjetur dhe kur duam të çlodhemi pas një dite të gjatë dhe të lodhshme. Arsyeja e vërtetë për këtë kërkesë tipike është më komplekse sesa mendojmë. Me këtë pyetje të thjeshtë dhe disi të parëndësishme na kërkohet diçka më shumë. Ata duan të dinë se ata mund të mbështeten tek ne, çfarëdo që të ndodhë, pa kushte. Ata duan të ndiejnë se nuk janë vetëm në rast se kanë nevojë për diçka.

Ata e dinë se nëse kërkojnë babanë ose nënën e tyre ata do të shkojnë për t’i mbrojtur. Kjo i siguron ato. Fëmijët më të vegjël janë shumë të varur nga prindërit e tyre dhe madje edhe më shumë në errësirën e natës që i terrorizon. Prandaj fëmija juaj dëshiron të shohë se prindërit e tij të dashur kujdesen për të dhe se mund t’i besojnë atyre për ndonjë gjë. Ajo që hyn në lojë këtu, nuk është durimi juaj, por aftësia juaj për t’iu përgjigjur thirrjes së tij, duke e ngushëlluar.

Të kesh fëmijë nuk të bën prind, njësoj si të kesh një piano nuk të bën një pianist. -Michael Levine.

Nuk ka etje, as siklet, as manipulim apo keqdashje. Gota e ujit nuk është gjë tjetër veçse një pretekst. Ndonjëherë ajo gjithashtu mund të bëhet e vërtetë, por në shumicën e rasteve është një domosdoshmëri tjetër.(Burimi revista Psikologjia)./ KultPlus.com

Të ngjajshme