Xherdan Shaqiri për stadiumin ‘Fadil Vokrri’: Është turp që bota ta shoh atë fushë

18 Nëntor, 2023 - 11:39 pm

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka thënë se është turp që bota ta shohë se në çfarë stadiumi luan Kosova, duke iu referuar “Fadil Vokrrit”.

Shaqiri tha se Kosova duhet të ketë kushte për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Shpresoj që një ditë Kosova të kualifikohet. Duhet me pas ambient të mirë mes vete, mes lojtarëve. Duhet me ndreq stadiumin se është marre me pa bota atë fushë. Dhe kur të rregullohen këto gjëra të vogla, kualifikoheni”, ka thënë Shaqiri.

Ai ka shtuar se Kosova ka shumë talent dhe pret të kualifikohen shpejt.

Kujtojmë se Zvicra siguroi Evropianin pas barazimit 1:1 ndaj Kosovës. / KultPlus.com

Të ngjajshme