Zotërinjë qeveritarë, zhdukuni nga ky vend që e shkatërruat, e vodhët deri në palcë

18 Qershor, 2020 - 10:59 pm

Nga Anita Hoxha

Zotrinjë qeveritarë, zhdukuni nga ky vend.
Ngarkoni në baulet tuaja të stërmëdha florinjtë që vodhët, paratë e korrupciont, ku ju u bëtë milionerë e ku ne po numërojmë qindarkat për të blerë bukë ! E shkatërruat këtë vend, e vodhët deri në palcë… i gjithë mundi i të parëve e i prindërve tanë shkoi dëm. Ju dhamë ditët tona, vitet tona, ju na i shkelet me kembë, si të jemi të pa vlerë !

Zhdukuni nga ky vend, na lini ta ndërtojmë një jetë tjetër pa ju.
Ka djem e vajza ky vend qe janë të zotët të na japin një dimension tjeter për jeten… te zgjedhim një qeveri nga bijtë e ketij vendi.
E mbollët këtë vend me hashash, ku deri dje lulëkuqet mbushnin arat dhe fshatarët ktheheshin të lodhur, por të lumtur qe mbillnin e korrnin grurin në ara. Ju deshtuat në çdo gjë, në çdo drejtim.

Me qindra djem janë vrarë, e qindra nëna vajtojnë djemtë e vetëm, të cilët mospasja i detyroi të marrin rrugët…e disa mos të kthehen më kurrë në shtëpitë e tyre ! Më vjene të bërtas me dhimbjen e shpirtit tim, kur shoh se ky vend po vdes, ku të rinjtë nuk kanë asnjë perspektivë ! Ku njerëzit ngelën rrugëve, pa shtëpi, e një Zot e di se kur do i kenë ato …!!

Ju nuk e meritoni të jeni në këtë vend !
E as ne nuk meritojmë të na komandoni ju…
Sa vlerë paska një kolltuk, që ju bëni paqe me djallin për t’a pasur…ziheni e putheni me njëri tjetrin, për hirë të atij kolltuku. Më vie keq, Zotëri Kryemininister, që unë besova tek ju !
Unë mendova se një artist ua bënë të bukur jetën njerëzve, por sinqerisht gabova…

Ju, po na i bëni aq të pa mundur këtë jetë, sa disave vdekja ju duket më e bukur !!
Por, mos harroni kurrë poetët kanë bërë revolucionet më të mëdha, në gjithë botën.
Unë ndjehem e lodhur nga mjerimi i popullit tim, nga pamundesia për të bërë diçka për ta, i lutem Zotit që ta çliroi Shqipërinë nga ju, ku çdo gjë duket sikur po vdes para syve tanë, e ne vetëm dëgjojmë gërhamat e fundit, pa mundur të bëjmë asgjë !

Përpara syve prish teatri… e u prishën shumë e shumë gjëra tjera, ku bashk me to vdiq edhe një pjesë e fëmijërisë sonë..!!
Kudo ngrihen kulla, llaçe e tulla pa fund…e unë poetja i gëzohem një luledeleje, që çelë si e pa jetë diku në një gjelbrim, që “syri i keq” akoma s’e ka parë !

Tani na mbyllët mbrenda, si të jemi kavie eksperimentale, duke na frikësuar me viruse, a ç’farë dreqin janë …?!

Nuk vdes aq kollaj shqiptari, ka një imunitet të habitshëm.
Kjo, falë jetës që na keni ofruar ju, në kaq vjetë; mjerim, vrasje, drogë, prostitucion… e sot prisni që ne të përpëlitemi rrugëve si
“ zombi “ Ju dhe pazaret tuaja, ta shpifin … jeni turpi i këtij kombi !!

Çdo ditë ziheni, shaheni, e në fund ifusni bërrylat njeri- tjetrit ! E kam të pamundur te ndryshoj vetëm, por jam e bindur se po u ngrit ky popull, sdo mundet as me virus e as nje lloj force ta pengoj…

E dua vendin tim e nerezit e mij dhe lutem që mbas gjithë këtyre viteve të mbushura me mjerim e vuajtje, dielli të lind edhe për ne !
Nuk ka virus që na ndal ne nga njëri-tjetri… nuk ka forcë që na ndalon të përqafohemi e të ndajmë dhe bukën e gojës me njëri-tjetrin !
Ditë më të bukura do të vijnë për ne… mbas shiut, gjithëmonë, del një ylber që ndriçon botën…!

(Teksti është publikuar pa ndonjë ndërhyrje) / KultPlus.com

Të ngjajshme