Rama: Veriu miniera e turizmit shqiptar, vijojmë investimet në infrastrukturë

 Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste shprehu sot bindjen se miniera më e çmuar e turizmit për Shqipërinë është veriu i vendit, ndërsa siguroi se do të vijojnë investimet për ndërtimin e akseve rrugore.

Në një takim me komunitetin shqiptar në Amerikë, Rama iu përgjigj interesit të një qytetari mbi ndërtimin e rrugës së Tropojës.

“Rruga është e vërtetë, jam në dijeni edhe për këtë dhe të tjera segmente të rëndësishme që janë thellë në Shqipëri”, tha Rama, ndërsa kujtoi se përpara 10 vitesh Tropoja ishte e  braktisur totalisht.

Kryeministri tha se Tropoja sot është bërë pjesë e hartës së destinacioneve turistike.

“Kur unë shkoja në Tropojë dhe thosha këtu turizmi do të jetë pika e kthesës më shikonin si komunist i pandreqshëm. Ja që Tropoja sot është bërë pjesë e hartës së destinacioneve turistike. Ne bëmë një sërë ndërhyrjesh dhe do të vazhdojmë të bëjmë një sërë ndërhyrjesh në atë zonë, ku kanë filluar edhe shumë investime private, sidomos në luginën e Valbonës deri lart në Lekbibaj, ku ka investime private”, tha Rama.

Kryeministri siguroi se qeveria do të vazhdojë të bëjë edhe akset rrugore vetëm se duhet pak durim.

“Problemi ynë është që ne e gjetëm Shqipërinë me gjithë rrugët rrugëve. Asnjë segment rrugor të përfunduar por vetëm borxhe për segmentet rrugore të inauguruara për fushatë”, tha Rama.

Larja e atyre borxheve dhe përmbyllja e atyre segmenteve, sipas Ramës, “ka qenë një torturë më vete”.

“Patjetër që do vazhdojmë. Rrugën e Dukagjinit e kërkonin të gjithë po kishin humbur çdo shpresë. Tani rruga e Dukagjinit po hapet dhe kështu do vazhdojmë edhe me rrugët e tjera. Besoj shumë se pavarësisht se jemi mësuar nga e kaluara jonë që ta shohim  turizmin të lidhur me bregdetin, miniera më e çmuar e turizmit për Shqipërinë është veriu i Shqipërisë. Dhe aty kur të rritet volumi i investimeve dhe kur të fillojnë edhe hotelet e luksit do të ndodhi një ndryshim jashtëzakonisht i madh dhe do të ketë shumë më tepër të ardhura për njerëzit dhe ata që do të investojnë atje”, tha Rama. /atsh/ KultPlus.com

Presidentja Osmani kujton Ukë Bytyçin në 22 vjetorin e vrasjes: Ishte lider i besueshëm e vizionar, hovi i tij u ndal mizorisht

Presidentja Vjosa Osmani sot në 22 vjetorin e vrasjes e ka përkujtuar ish-kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçin.

Presidentja Osmani ka thënë se Ukë Bytyqi ishte lider i besueshëm e vizionar, hovi i të cilit u ndal mizorisht, duke e lënë në gjysmë angazhimin e tij për mirën e qytetarëve të Suharekës.

“22 vjet më parë humbëm Ukë Bytyçin, kryetarin e përkushtuar të Suharekës, atdhetarin e palodhur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe bashkëpunëtorin e ngushtë të presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Ai u vra së bashku me dy përcjellësit e tij, Bafti Bajrami e Bajram Bytyçi.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ukë Bytyçin!”, thuhet në komunikatën e Presidentes Osmani./ KultPlus.com

Kumbaro në Athinë: Bashkëatdhetarët tanë po mbajmë gjallë traditën tonë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin organizuar në Athinë nga Ambasada Shqiptare ne Greqi, në kuadër të e kalendarit kulturor “Ditët Kombëtare”.

Kumbaro ndau në rrjete sociale momente nga eventi i organizuar me këtë rast, teksa shkroi se, “kalendari kulturor “Ditët Kombëtare” nisën me “Ditën e Gjirokastrës”, me një pjesë të vogël të komunitetit gjirokastrit që prej vitesh punon e jeton në vendin fqinj”.

“Takim shumë emocionues në Athinë, organizuar nga Ambasada Shqiptare ne Greqi si pjese e kalendarit kulturor “Ditët Kombëtare” që nisën me “Ditën e Gjirokastrës”, me një pjesë të vogël të komunitetit gjirokastrit dhe jo vetëm nga Gjirokastra, që prej vitesh punon e jeton në vendin fqinj, për të ndarë emocione të vërteta, si ato të studiuesit Spiro Xhavara nga Lunxhëria, të shkrimtarit Iljaz Bobaj nga Lazarati, apo të aktorit të mirënjohur Nikolla Llambro”, u shpreh Kumbaro.

Bashkë me ambasadoren Luela Hajdaraga, Kumbaro prezantoi projektet dhe investimet që e kanë kthyer Gjirokastrën në një nga destinacionet kryesore turistike të Shqipërisë.

Sipas saj, me projektet që bashkatdhetarët tanë po zhvillojnë në Greqi për kulturën dhe artin shqiptar, po mbajmë gjallë traditën tonë.

“Bashke me ambasadoren Luela Hajdaraga ndamë bashkë edhe lajme të mira për punë të bukura nga Gjirokastra jonë dhe për lidhjen e tyre me projektet që bashkëatdhetarët tanë po zhvillojnë në Greqi për kulturën dhe artin shqiptar, për të mbajtur gjallë traditën tonë dhe për shtuar bashkëpunimet me atdheun që përkthehet në më shumë ekonomi dhe zhvillim për vendin tonë”, tha Kumbaro./atsh/ KultPlus.com

Përmeti, bukuria e madhe

Ashtu siç e kishim menduar, Përmeti nuk na zhgënjeu këtë fundtetori. Qyteti i trëndafilave dhe pastërtisë idilike, mikpriste me qetësinë e tij elegante, turistët e shumtë që kishin zgjedhur të kalonin fundjavën. Për kuriozitet hodhëm një sy në “Booking”, por e vështirë të gjeje dhoma të lira. Të paktën hotelet kryesore ishin “sold out”.

Disa syresh vijnë thjesht dhe vetëm për ushqimin. Ja pse restorantet ishin plot dhe vetë ne mezi ia dolëm të ruajmë “qetësinë” përpara aq shumë tundimeve gastronomike.

Të tjerë e mbajnë frymën tek llixhat, nami i të cilave ka shkuar që nga Evropa e Veriut e deri në Azinë e Largët. Vozitësit e kajakut, duan adrenalinën e lundrimit në Vjosë. Në rrugën e saj mbi 270 km, Vjosa rrjedh e pandikuar e në mënyrë natyrale, por bukuria e saj mbeten kanionet, me ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime gati surreale. Një lumë i përmendur në tekstet e Antikitetit Grek, e po ashtu në Periudhën Ilire. I fundit lumë i egër në Europë.

Sapo kalon urën e Dragotit nis e mendon si poete këtyre anëve. Vjeshta ka nisur ta hedhë magjinë kudo përreth. E pozicionuar mbi Vjosë, kjo urë mund të jetë një nga më të bukurat në Shqipëri.

Po ashtu një pikë referimi e vyer në historinë e inxhinierisë dhe arkitekturës shqiptare, pasi është ura e vetme që lidh Përmetin dhe Juglindjen e Shqipërisë me pjesën tjetër të vendit.

Ka një strukturë shumë të veçantë dhe është e varur me kapriata metalike në formë harku.

Historiku i saj daton në vitin 1936, atëherë kur u ndërtua nga firma xhenoveze ANASALDO, me fondet e qeverisë shqiptare. Përveç rëndësisë inxhinierike, Ura e Dragotit ka rëndësi kulturore. Ja pse është shpallur Monument Kulture i Kategorisë II. Ura mbetet një teknologji e rrallë inxhinierike që i ka rezistuar në mënyrë fantastike kohës.

Rrugës njerëz të thjeshtë e punëtorë, që e kanë të tyren një ëmbëlsi të qelibartë, pikërisht ajo që na mungon neve që vijmë nga jeta e trazuar dhe e sertë e kryeqytetit.

Përmeti të përfshin fare thjesht në vorbullën e tij të paqtë.

Guri i qytetit

Për Edith Durham ishte “një nga vendet më të bukura në botë!”. Gjeologët thonë se është shkëputur shkëmbi nga mali i Dhëmbelit. Por legjenda ka tjetër qasje: Gur perëndie, thotë legjenda. Ka ardhur si dhuratë nga qielli, për t’i dhënë edhe emrin qytetit.

“Kryezoti i krahinës Premti, që i dha emrin qytetit, kishte ndërtuar mbi Gurin e Qytetit një kala. Sot kalaja është rrafshuar. Kanë mbetur muret, dëshmi e legjendës. Ishte fundi i shekullit XIV. Ushtria e sulltan Mehmetit, pushtoi Janinën. Pas Janinës i erdhi radha Përmetit. Premti kishte vdekur dhe kryezot i qytetit ishte nipi i tij, Gjergji, i cili kishte një vajzë, Diestrën me foshnjë në gji. Një natë turqit mbërritën në qytet. Kryezoti ishte jashtë tij. Në kështjellë ishte vetëm vajza. Turqit kërkuan çelësat e fortesës dhe dorëzimin e vajzës. Diestra mori në dorë djepin me djalin dhe u hodh nga maja e shkëmbit. Në rrëzë të Gurit të Qytetit, gjendet një gur i lëmuar ku u përplas Diestra. Mbi gur disa shenja: Dora e foshnjës ose vijat e djepit”. Këtë thotë legjenda.

Muzg

Në qytet muzgu bie ngadalë, e ndërsa nisin të ndizen dritat në shëtitoren e bukur, të parët që dalin për shëtitje janë gjyshërit dhe gjyshet. Bisedojnë e qeshin hera-herës duke qortuar nipërit çapkënë.

Ajri i mrekullueshëm i pishave është shoqëruesi më racional i të gjithë shëtitjes. Nginjesh me pozitivitet këtu.

Bënja

Pas një mëngjesi “grykës” prej të cilit nuk mbetet asnjë thërrime mbi tavolinë, marrim rrugën për në Bënjë.

Të njohura që në Antikitet, Ujërat termale të Bënjës, janë burime të ngrohta natyrale sulfurore që dalin nga çarje të thella tektonike. Të tërë i njohin 6 vaskat e famshme këtu: vaska e lëkurës, vaska e stomakut, vaska e zemrës, vaska e veshkave dhe vaska e priftit. Me forma të çrregullta, ama efektet e tyre çudibërëse çmohen si të jashtëzakonshme nga studiuesit.

Kjo bën që edhe në këtë fundtetori dhjetëra makina të parkojnë në vendqëndrimin e caktuar. “Rrinë plot 12 ditë – thotë shitësja e rigonit por edhe e sherbelës, mollës së egër, çajit të malit, luleshtogut, boronicave të egra, kamomilit të freskët, luleve të blirit, rakive speciale, mjaltit e lajthive të sapothyera. Në se je i çmendur pas këtyre perlave që i gjen rëndom maleve shqiptare, ndalo këtu.

Pasi pi një gllënjkë raki thane – ka bërë shumë thanë këtë vit – zhytesh në vaskën e lëkurës e cila të rrethon me avujt e ujit termomineral. Përballë ke Nemërçkën madhështore.  Ndërkohë që po qesëndisesh nën avujt e squfurit, si mbretërit asokohe, hedh sytë nga Ura e Kadiut. Si gjithmonë pak inatçore pasi gjithë vëmendja e vizitorëve është për vaskat…

*

E njohur ndryshe si Ura osmane, Ura e Kadiut është Monument Kulture i Kategorisë I. Një bukuri e vërtetë edhe kjo urë.

Kalon mrekullisht nëpër një grykë të ngushtë që derdhet në lumin e Lengaricës. Ngrihet mbi një hark të vetëm me hapësirë drite 6,4 m. Qemeri i harkut përfshirë dhe arkivoltën ka trashësi 70 cm. Arkivolta shkel me dhëmbë 7 cm mbi harkun e poshtëm në ngritjen e urës, ku është patur parasysh ngushtica minimale e përroit si dhe fortesa e brigjeve duke e ndërtuar në pjesën më të ngushtë dhe duke u mbështetur në brigjet shkëmbore të qëndrueshme. Në pjesën qendrore të arkivoltës janë përfshirë katër kolona të vogla prej shtufi.

Ishte rruga e vetme që lidhte Bënjën me zonën përreth.

*

Me squfurin në lëkurë dhe pak gliko me vete, në të dalë të qytetit marrim djathtas. Ecim rreth 30 minuta në një rrugë të çakullt. Lëndina të gjelbra na ndjekin gjithë rrugës. Pastaj pak nga pak shfaqen kupolat e bardha…

Teqeja e Baba Aliut, ose teqja e Baba Abdullahut, u ngrit nga ai në 1857 si një qendër e qetësisë dhe adhurimit. Në portën hyrëse është ky mbishkrim: “Teqeja e Baba Aliut Alipostivan – 1857”.

Ndërtesat e Teqesë janë të bardha më konture të jeshilta, ndërsa kupolat ndrijnë prej diellit të tetorit e qëndrojnë si tempuj artistikë në majë të kodrës së Alipostivanit. Përballë tyre peizazhe natyrorë magjikë ngjeshen rrëzë luginës së Vjosës dhe malit të Nemërçkës.

Edhe sot ashtu si dikur njerëzit vijnë këtu për t’u larguar nga trazirat e jetës së përditshme dhe sigurisht për t’u afruar me Zotin.

Pas Baba Aliut klerikë të tjerë të mëdhenj vazhduan veprën e tij, duke shërbyer si frymëzim dhe udhërrëfyes për komunitetin bektashi dhe jo vetëm.

Një prej tyre është Baba Hekuran Nikollari, i cili me punën e tij të përulur e ka lartësuar edhe më shumë këtë teqe të mahnitshme.

Dera e Baba Hekuran Nikollarit qëndron e hapur për këdo ka nevojë. Këshillat e tij të artikuluara paqësisht e në mënyrë të drejtpërdrejtë, janë ajo qetësia që ti ke kërkuar me ngulm, teksa je ngjitur në këtë vend të mirë.

Ka një pastërti për t’u pasur zili këtu. Kjo pasi përveç Babait, punëtorët që kujdesen për mirëmbajtjen dhe funksionimin e Teqesë edhe sot e vazhdojnë traditën e bekuar të dashurisë që Baba Aliu nisi.

Ja pse, këto ndërtesa të bekuara janë në fakt më shumë se një Teqe; janë historia e shpresës dhe e përulësisë, që vetëm afrimi me Zotin mund ta sjellë./atsh/ KultPlus.com

Kuinteti polak ‘Unleashed Cooperation’ performon në Festivalin e Jazz-it në Shqipëri

Në kuadër të Festivalit Jazz in Albania, kuinteti Unleashed Cooperation me bazë në Poznan performoi të enjten në mbrëmje në orën 20.00 në Akademinë e Arteve, në sallën “Black Box”.

Koncerti i Unleashed Cooperation në Shqipëri është pjesë e një serie eventesh të organizuara në kuadër të projektit Jazz Po Polsku “Rreth botës”, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Polonisë në Tiranë dhe Shoqërinë Shqiptare të Jazz-it. Banda përbëhet nga Krzysztof Kuœmierek – saksofon. Patryk Rynkiewicz – bori, Patryk Matwiejczuk – piano, Flavio Gullotta – kontrabas, Stanislaw Aleksandrowicz – bateri.

ÇFARË ËSHTË KY PROJEKT?!

Projekti Jazz Po Polsku “Rreth botës” ka marrë formën e një turneu koncertesh ndërkombëtar dhe është i frymëzuar nga arritjet e udhëtarit polak Pawe³ Edmund Strzelecki, i cili ishte i pari polak që bëri rreth botës me iniciativën e tij në mes të shekullit XIX. Si pjesë e projektit, artistët polakë do të performojnë live në katër kontinente gjatë tre viteve. Projekti filloi në maj të vitit të kaluar dhe deri më tani janë mbajtur më shumë se 150 evenimente në 21 shtete, ku kanë marrë pjesë 21 grupe. Kjo është vizita e dytë e një grupi xhaz polak në Shqipëri si pjesë e projektit JAZZ PO POLSKU “Rreth botës”. Vitin e kaluar grupi Ziemia performoi në Tiranë dhe Shkodër.

Patronazhin nderi të projektit e mori Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Polonisë, z. Rados³aw Sikorski. Grupi Unleashed Cooperation eksploron forma të ndryshme të shprehjes muzikore në rrugëtimin e tij artistik. Idetë që drejtojnë grupin janë hapja për sa i përket zhanrit, lirisë dhe shprehjes së pakufizuar muzikore. Ata janë fitues të disa prej festivaleve më të rëndësishme të xhazit polak, duke përfshirë Jazz Juniors, Jazz nad Odr¹ dhe Krokus Jazz Festival. Grupi ka në meritë një album shumë të mirëpritur “8 vjet”. Albumi, i publikuar në vitin 2022, është rezultat i viteve të përvojës dhe eksplorimit muzikor nga anëtarët e grupit në thellësinë e xhazit të lirë, improvizimit dhe muzikës etnike.

Gjatë koncerteve të tyre në Shqipëri, Unleashed Cooperation do të promovojë albumin e tyre më të fundit “Trust”, i cili është faza tjetër e eksplorimeve të tyre muzikore duke përfshirë improvizimin, muzikën bashkëkohore, muzikën etnike dhe xhazin. E tëra, e ruajtur në konventën e tingullit akustik, i referohet muzikës së njohur nga regjistrimet e Tomasz Stanko ose Krzysztof Komeda. Kuinteti, si trashëgimtari shpirtëror i mjeshtrave të mëdhenj, e zhvillon tingullin e tyre përmes një sërë procedurash prodhimi, duke i dhënë të gjithë një tingull modern dhe të freskët.

Fondacioni JAZZ PO POLSKU është një organizatë joqeveritare që paraqet një spektër të gjerë mundësish për artistët polakë të brezit të ri. Ai ndihmon në krijimin e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar dhe integron komunitetet e artistëve nga shumë vende. Ai përpiqet të rifreskojë dhe forcojë imazhin e xhazit polak në ndërgjegjen e audiencës së huaj. Që nga viti 2012, më shumë se 500 ngjarje në 25 vende janë mbajtur si pjesë e Jazz Po Polsku./panorama/ KultPlus.com

‘Nuk është dashuri, kur nuk dashurohet mirë’

Poezi nga Dylan Thomas

Prej psherëtimave lind diçka,
Jo frikë, këtë e kam anuluar
Para agonisë; shpirti rritet,
Harron, qan;
Lind një kotësi që, po ta provosh, është e mirë;
Jo çdo gjë mund të deziluziononte;
Ka, falë Zotit, disa qartësira:
Që nuk është dashuri, kur nuk dashurohet mirë,
Kjo është e vërtetë pas një humbjeje të plotë.

Pas një të tille lufte, ashtu siç e di më i dobëti,
Ka më tepër se sa të vdesësh;
Lë dhimbjet e mëdha, apo mbyll plagën,
Akoma për shumë kohë ai duhet të vuaj,
Dhe jo prej pendimit të të lënit të një gruaje në pritje
Të ushtarit të saj tërë fjalë të pista
Që shpërndajnë gjak aq të hidhur.

Po të mjaftonte, po të mjaftonte kjo për të lehtësuar dhimbjen,
të provosh pendim për diçka të humbur
që më bënte të isha i lumtur nën diell,
Sa e lumtur koha që zgjaste,
Po të mjaftonte dykuptimshmi dhe bollëku i gënjeshtrave të ëmbla,
Do të mundnin fjalët e boshta për të përballuar gjithë dhimbjen
E të më shëronin nga e keqja.

Po të mjaftonte kjo, kocka, delli, gjaku,
Truri i bërë gongël, beli i bukur,
Duke kërkuar me duar materien poshtë kusisë së qenit,
Njeriu mund të shërohej nga sëmundja e qenit.
Çdo gjë që duhet të thuhet, unë e ofroj:
Thërrmijëza, stallën, frerët./ KultPlus.com

‘I dhashë emrin tim dhe rrobat e mia infermiereve, historinë time anestezistit dhe trupin tim kirurgëve’

Poezi nga Sylvia Plath

Përktheu: Faslli Haliti

Tulipanët janë shumë nervozë, është dimër këtu,
Shiko si çdo gjë është e bardhë, e qetë, me dëborë.
Mësoj paqen, ndërsa prehet e qetë afër meje
si drita mbi këto mure të bardha, si ky shtrat, si këto duar.
S’jam askushi, s’kam të bëj me shpërthimet.
I dhashë emrin tim dhe rrobat e mia infermiereve,
historinë time anestezistit dhe trupin tim kirurgëve.

Kanë mbështetur kokën time midis jastëkut dhe buzës së çarçafit
si një sy midis qepallave të bardha që s’do të mbyllen.
Bebëz budallaqe, duhet të grumbullosh gjithçka.
Infermieret kalojnë dhe rikalojnë, nuk turbullojnë,
kalojnë si pulëbardhat drejt tokës me skufjet e tyre të bardha,
duke bërë gjëra me duar, të barabarta me njëra-tjetrën,
kështu që është e pamundur të thuhet se sa janë.

Trupi im është një gur për ata, bëhen gati si uji
për gurët mbi të cilat duhet të rrjedhë, duke i lëmuar me mirësjellje.
Më japin topitje me gjilpërat e halave xixëlluese, më japin gjumë.
Tani kam humbur veten time jam e lodhur nga bagazhet –
Çanta ime prej lëkurë si një kutizë e zezë pilulash,
burri dhe fëmija im buzëqeshin në fotografinë familjare;
buzëqeshjet e tyre më mbërthejnë lëkurën, grepa të vegjël të buzëqeshur.

Kam hedhur gjëra në det, unë, anija tridhjtëveçare.
bashkangjitur fort tek emrin im dhe tek adresa.
Ata kanë fshirë të gjitha ndjenjat e mia.
E frikësuar dhe e zhveshur mbi barelën e gjelbër plastike
Kam parë çajnikun tim, komonë e rrobave, librat e mi
të zhyten thellë, si dhe ujin të më arrijë mbi kokë.
Jam një murgeshë, tani nuk kam qenë kurrë kaq e pastër.

Nuk doja lule, doja vetëm të shtrihem,
me pëllëmbët lart krejtësisht bosh.
Të jesh i lirë, s’e keni idenë se sa të lirë jeni-
paqja është kaq e madhe sa të verbon,
S’ kërkon asgjë, një etiketë me emrin, ndonjë çikërrimë.
Me këtë, më në fund, mbyllin të vdekurit; i përfytyroj
duke e mbllaçitur si një meshë kungimi.

Tulipanët janë tepër të kuq në radhë të parë, më plagosin.
Edhe nëpërmjet dhuratës së paketuar si dhuratë i dëgjoja të merrnin frymë ngadalë,
nëpërmjet fashës së bardhë, si një fëmijë monstruoz.

Faqekuqët i flasin plagës sime, i përgjigjen.
Janë tradhtarë:duken se valëzojnë, edhe nëse më tërheqin poshtë,
duke më ngatërruar me gjuhën e tyre të beftë e me ngjyrën,
një duzinë tulipanësh të kuq të plumbtë rreth qafës sime.

Më parë asnjë s’më përgjonte, tani po më përgjojnë.
Tulipanët kthehen drejt meje, dhe dritarja pas
ku drita çdo ditë zgjerohet e hollohet,
unë shoh veten, madje, qesharake, hije letre e riprerë
midis syrit të diellit dhe syve të tulipanëve,
nuk kam fytyrë, kam dashur të shuhem.
Tulipanët gjallërues konsumojnë oksigjenin tim.

Para se të vinin atmosfera ishte mjaft e qetë,
Pulsonte, frymëmarrje pas frymëmarrjeje, pa ndërprerje.
Pastaj tulipanët e mbushën me zhurmë të madhe.
Tani ajri i shtyn dhe i vërtit përreth si lumë
i shtyn dhe i shtjell rreth një makine të kuqe-ndryshku të thellë.
Koncentrojnë vëmendjen time, që ishte e lumtur
duke luajtur e duke pushuar pa u angazhuar.

Edhe muret duken se u ngrohën midis tyre.
Tulipët duhej të qëndronin pas hekurave si kafshë të rrezikshme;
hapen si goja e një tigri të madh afrikan,
dhe unë kujtohem për zemrën time: hap e mbyll
vazon e saj të gonxheve të kuqe për dashurinë time të vërtetë.
Uji që shijoj është i ngrohtë dhe i kripur si deti,
dhe vjen nga një vend i largët si shëndeti./ KultPlus.com

Hargreaves ngjitet në majën e Lubotenit, pyet nëse do të mund t’i ngjisë të gjitha majat gjatë qëndrimit në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, sot ka ngjitur majën e Lubotenit.

Hargreaves ka thënë se Kosova ka 20 maja të larta mbi 2500 metra dhe se deri tani ka ngjitur 3 prej tyre.

Ambasadori britanik ka shtruar pyetjen nëse do të mund t’i ngjisë të gjitha majat përgjatë kohës së tij në Kosovë.

“Çdo ditë rrugës nga puna në shtëpi e shoh majën mahnitëse të Lubotenit andaj ishte kënaqësi e madhe që më në fund u ngjita bashkë me familjen time, nën udhëheqjen e Labinotit nga Klubi Albin Prishtina. Kosova ka 20 maja madhështore (shumë afër) mbi 2500 metra ose më shumë. Deri tash jam ngjitur në 3. A mund t’i përfundojë të gjitha gjatë kohës time këtu?”, ka shkruar Hargreaves./ KultPlus.com

Skiatorja e Tiranës, Colturi, kualifikohet në finalen e Kupës së Botës

Skiatorja e Sport Klub Tiranës që garon për Shqipërinë, Lara Colturi, kualifikohet në finale në Solden.

Pas sukseseve në mundje dhe në atletikë, sportistët e Sport Klub Tiranës vijojnë të dhurojnë rezultate të shkëlqyera në garat ndërkombëtare për Shqipërinë dhe ngjyrat Kuq e Zi. Këtë fundjavë është skiatorja e talentuar, Lara Colturi, që garon për Shqipërinë, e cila arriti të kualifikohet në finalen e ‘sllallomit gjigand’ në Solden.

Skiatorja që mbron ngjyrat “Kuq e Zi” është renditur e 16-ta në etapën inaguruese. Ndalesa e radhës është me 16 Nëntor në Levi.

Në mbështetje të sportistes së re, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se vëmendja ndaj sportistëve shqiptarë po jep rezultatet e pritshme, si në mundje dhe atletikë, e tani edhe në ski.

“E filluam këtë verë në Paris, ku dy mundësit tanë sollën medaljet e para olimpike për Shqipërinë. Jam shumë i lumtur sot që mbështetja e Bashkisë së Tiranës, me Larën, kampionen tonë, e ka çuar atë në 16 më të mirat e botës. Duke patur parasysh se Lara është sa gjysma e moshës së më të mirave të botës, do të thotë se e ardhmja është përpara. Jam shumë i lumtur që politikat tona sportive në Shqipëri, e sidomos të Bashkisë së Tiranës, na kanë nderuar me gocën tonë”, tha Veliaj.

Kjo arritje e Lara Colturit është një tjetër dëshmi e përkushtimit të sportistëve të rinj dhe mbështetjes së Bashkisë së Tiranës për suksesin e tyre në garat ndërkombëtare./ KultPlus.com

Kurti e Çeku vizitojnë tri shtëpi tradicionale të restauruara në Prizren

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ministrin e Kulturës Hajrulla Çeku, kanë vizituar dje tri shtëpi tradicionale të restauruara në Prizren, të cilat gjenden brenda Qendrës Historike të Prizrenit dhe që të trija tani janë të banueshme.

Bëhet fjalë për shtëpinë e familjes Kirajtani.

“-Shtëpinë e familjes Kirajtani që gjendet në Zonën Historike të Prizrenit. E ndërtuar në fillim të shek. XIX, ajo përmban karakteristika unike dhe vlera të larta të trashëgimisë kulturore. Fasada ballore ka një trajtim të lartë artistik, përmes plastikës dekorative.”

Ata kanë vizituar edhe shtëpinë e familjes Vetimi.

“- Shtëpinë e Familjes Vetimi që gjendet në rrugën e Saraçëve, dhe paraqet një shembull të arkitekturës së banimit gjatë shek. XIX. Nëpërmjet ndërhyrjeve restauruese, janë ruajtur vlerat e trashëgimisë kulturore duke siguruar kushte më të dinjitetshme për banim për familjet.”

Shtëpia tjetër është e familjes Munik.

“Kompleksin e banimit të Familjes Munik, që i takon shek. XIX. Për nga kompozicioni urban dhe trajtimi arkitektonik, kompleksi paraqet një nga shembujt e paktë të komplekseve të banimit të asaj kohe. Shquhet për trajtim të lartë artistik të dhomës së miqve, e dekoruar me elemente të drugdhendjes. Shtëpia dhe ahuri kanë qenë në gjendje shumë të rëndë fizike. Përmes restaurimit janë shpëtuar nga rrënimi.”

Kurti dhe Çeku kanë falënderuar këto familje për mikpritjen dhe për përkushtimin e tyre ndaj mbrojtjes së vlerave historike dhe tradicionale të këtyre shtëpive.

“Qendra Historike e Prizrenit është zonë e veçantë e mbrojtur e cila mbrohet përmes Ligjit të veçantë për Qendrën Historike të Prizrenit. Gjatë këtij mandati, buxheti për trashëgiminë kulturore është për gati katër herë më i lartë. Vetëm në Prizren janë investuar mbi 4.5 milionë euro në dhjetëra monumente.”/ KultPlus.com

110 vite nga lindja e Dylan Thomas, poeti i njohur uells

Dylan Marlais Thomas ishte poet dhe shkrimtar i Uellsit, veprat e të cilit përfshijnë poezitë “Mos ecni mirë në atë natë të mirë” dhe “Dhe vdekja nuk do të ketë sundim”, tregime dhe transmetime radiofonike të tilla si Krishtlindja e Fëmijës në Uells dhe Portreti i Artistit si Qen i Ri. Ai u bë shumë popullor në jetën e tij dhe mbeti kështu pas vdekjes së tij të parakohshme në moshën 39 vjeçare në New York City. Deri atëherë ai kishte fituar një reputacion, të cilin e kishte inkurajuar, si një “poet i dehur dhe i dënuar”.

Thomas u lind në Swansea, Uells, në vitin 1914. Një nxënës i paarsyeshëm, ai e la shkollën në moshën 16 vjeç dhe u bë gazetar për një kohë të shkurtër. Shumë nga veprat e tij u shfaqën në shtyp ndërsa ishte ende adoleshent; megjithatë, ishte botimi në vitin 1934 i “Prishjes së dritës ku nuk shkëlqen dielli” që kapi vëmendjen e botës letrare. Ndërsa jetonte në Londër, Thomas u takua me Caitlin Macnamara, me të cilen ai u martua në vitin 1937. Marrëdhënia e tyre u përcaktua nga alkoolizmi dhe ishte reciprokisht shkatërrues. Në pjesën e hershme të martesës së tyre, ata u vendosën në Laugharne, nje fshati peshkataresh në Uells.

Thomas u vlerësua si një poet popullor gjatë jetës së tij, megjithëse ai e gjeti të vështirë të jetonte si shkrimtar. Ai filloi të shtonte të ardhurat e tij me turne leximi dhe transmetime radio. Regjistrimet e tij të radios për BBC gjatë viteve 1940 e çuan atë në vëmendjen e publikut dhe ai u përdor shpesh nga BBC si zë populist i skenës letrare.

Thomas udhëtoi për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në vitet 1950. Leximet i sollën atij një shkallë të famës, ndërsa sjellja e tij e çrregullt dhe pirja e keqësuan. Koha në Amerikë ka forcuar legjendën e tij, dhe ai vazhdoi të regjistrojë në vinyl vepra të tilla si Krishtlindjet e Fëmijës në Uells. Gjatë udhëtimit të tij të katërt në Nju Jork në vitin 1953, Thomas u sëmur rëndë dhe ra në koma, nga e cila nuk u shërua kurrë. Ai vdiq më 9 nëntor 1953. Trupi i tij u kthye në Uells, ku ai u caktua në oborrin e fshatit Laugharne më 25 nëntor 1953.

Megjithëse Thomas shkroi ekskluzivisht në gjuhën angleze, ai është pranuar si një nga poetët më të rëndësishëm të Uellsit të shekullit të 20-të. Ai është i njohur për përdorimin e tij origjinal, ritmik dhe të zgjuar të fjalëve dhe imazheve. Pozita e tij si një nga poetët e mëdhenj modernë është diskutuar shumë, dhe ai mbetet popullor per publikun./ KultPlus.com

Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizive, SHBA: Enciklopedi mbi iso-polifoninë

Sot është Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizive, e themeluar nga UNESCO në vitin 2005 për të nxjerrë në pah rëndësinë e ruajtjes së të dhënave audiovizive dhe vlerës së tyre kulturore.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të shënuar këtë ditë, vuri në pah një nga projektet e para të Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Kulturës (AFCP) në Shqipëri: dokumentacionin e vitit 2006 të muzikës iso-polifonike shqiptare.

Ky projekt, i financuar me gati 24 mijë dollarë, rezultoi në një enciklopedi që ofron njohuri të pasura mbi iso-polifoninë, e aksesueshme në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë.

“Duke i ruajtur këto materiale, ne garantojmë që brezat e ardhshëm të kenë akses dhe të vlerësojnë sixhadenë e pasur të historisë dhe kulturës shqiptare”, thuhet në një postim të ambasadës në rrjetet sociale./ KultPlus.com

“Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s”, Rezarta Delisula sjell detaje nga arkivat osmane

“Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s” nga gazetarja Rezarta Delisula u promovua dje në Kalanë e Tiranës mes shumë të ftuarish ku vendin qendror e zinin pikërisht trashëgimtarët e familjeve të vjetra tiranase.

Libri më i ri i Delisulës i vendos ngjarjet në Tiranën e viteve 1800, duke treguar sherrnajat e familjeve me autoritet të asaj kohe nëpërmjet dokumenteve të arkivave osmane.

Por apeli që ajo u drejtoi pinjollëve të këtyre familjeve ishte ai i bashkëpunimit për të mos lënë të humbasin detajet historike të qytetit, të historisë së familjeve dhe rrugëtimit të tyre përgjatë dekadave. Kështu, dokumentet, objektet, historitë e trashëguara gojarisht brenda familjes duhet të ruhen e të bëhen pjesë edhe e atyre që e gjetën Tiranën kryeqytet, ndërsa tironsit bëhen gjithnjë e më shumë pakicë në një qytet që rritet e bëhet metropol.

Ndërkaq, në kontributin e saj të fundit për Tiranën, Delisula sjell histori e dëshmi të ruajtura në arkivat osmane, duke nxjerrë në dritë anë të panjohura të historisë së qytetit në shekullin e 18-të.

Dy vite më parë, Delisula publikoi librin “Çfarë ka qenë Tirona”, ndërsa në 2018-ën, librin e parë “Tirana-Mahnia”.

Në librin “Çfarë ka qenë Tirona”, publikuar në vitin 2022 Delisula përcjell, kontributin e popullsisë tironse në ndërtimin e institucioneve arsimore, si dhe detaje e kuriozitete të panjohura më parë mbi funksionimin e qytetit dhe qytetarëve./atsh/ KultPlus.com

Rama: Kthimi i eshtrave të Fan Nolit në atdhe, proces jo i lehtë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot interesit të shqiptarëve që jetojnë në Amerikë, mbi procesin e kthimit të eshtrave të Fan Nolit në atdhe.

Në takimin e zhvilluar sot në Nju-Jork, Rama theksoi se Fan Noli është Ati i gjithë komunitetit shqiptaro-amerikan, themeluesi i Kishës Autoqefale etj., dhe nuk është e lehtë për t’i kthyer eshtrat në Shqipëri.

“Ne jemi në disa përpjekje për disa nga figurat kryesore tonat që i kanë eshtrat jashtë atdheut, por janë ca figura që besoj se edhe vendet që i kanë duan t’i mbajnë edhe për pjesën e tyre. Nuk është e lehtë, por ne do të vazhdojmë të përpiqemi”, tha Rama./ KultPlus.com

Lumturia

Në 72 vjetorin e lindjes, KultPlus ua sjell poezinë ‘Lumturia’ nga Roberto Benigni.

Lumturia, po lumturia!

Me që ra fjala për lumturinë, kërkojeni çdo ditë, vazhdimisht.

 Çdokush që po më dëgjon në këtë moment të vihet në kërkim të lumturisë, tani, në këtë moment, sepse është aty!

Ju e keni, ne e kemi. Na është dhënë të gjithve,

na është dhënë  kur kemi qënë të vegjël,

na e kanë dhënë si  një dhuratë.

Ishte një dhuratë aq e bukur sa e fshehëm,

siç bëjnë qentë me kockën kur e fshehin.

Disa prej nesh e kanë fshehur aq mirë

sa nuk e mbajnë mend se ku e kanë fshehur.

Por e kemi, e keni, shikoni,

shikoni në çdo qoshe, në thellësinë e shpirtit tuaj.

Hidhni çdo gjë në ajër, sirtaret,

komodinat dhe çfarë keni brenda në to,

do ta shihni që ajo do të dalë në dritë.

Provoni të hidhni kutitë, veshjet, shtatin,

ajo ndodhet aty.

Duhet të mendojmë gjithmonë për lumturinë

edhe pse ajo ndonjeherë na harron ne.

Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë atë,

deri në ditën e fundit të jetës sonë. / KultPlus.com

“Mos e lejo të ndodhë”: Fjalët e fundit profetike të Orwellit mbi çmendurinë e botës moderne

Në një prej intervistave të tij të fundit, prej shtratit që rrallë herë e linte për shkak të sëmundjes, George Orwell, shkrimtari i famshëm dhe autor i librit “1984”, bën disa paralajmërime që janë … të frikshme.

Disa prej fjalëve të fundit të shkrimtarit të madh, për mënyrën se si ai e parashikonte botën moderne janë të mirënjohura, por në këtë intervistë ndër të fundit e jetës së tij, ai i ka përmbledhur të gjitha në një vend.

Ja çfarë i thoshte Orwelli intervistueses:

“Në fakt, diçka e ngjashme me atë që unë shkruaj tek 1984, mund të ndodhë. Ky është drejtimi ku po shkon bota për momentin. Në botën tonë, nuk do të ketë fare emocione, përveç frikës, zemërimit, triumfit dhe vetëposhtërimit.

Instikti seksual do të çrrënjoset, nuk do të ketë më besnikëri, përveç besnikërisë ndaj partisë.

Gjithmonë do të ekzistojë intoksikimi i pushtetit, në çdo moment do të ekzistojë ngazëllimi i fitores, ndjesia e shkeljes me këmbë të një armiku që është i pashpresë.

Nëse dëshiron të kesh një fotografi të së ardhmes, imagjino një çizme të ngjeshur mbi një fytyrë njeriu, përgjithmonë.

Morali që duhet nxjerrë nga kjo situatë e rrezikshme makthi, është shumë i thjeshtë: Mos e lini të ndodhë!

Varet nga ju!”/bota.al/ KultPlus.com

Historia e trishtë e dashurisë mes Sylvia Plath dhe Ted Hughel

Kujtojmë se sot shënohen gjithsej 92 vite nga lindja e poetes të njohur, Sylvia Plath, shkruan KultPlus.

Ajo shëtiti gjatë atë mbrëmje rrugëve të Londrës, e bindur se djaloshi që një natë më parë e kishte puthur lehtë në qafë do të shfaqej sërish në jetën e saj. Ai ishte i gjatë, shumë më i gjatë se ajo dhe në fytyrë i dalloheshin ca rrudha të lehta, edhe pse sapo i kishte kaluar të 30-at. Sylvia Plath atëherë nuk mund ta besonte se vargjet që kishte lexuar në revistë muaj më parë ishin të tij.

Ai shkruante bukur dhe ndjeshmërinë e vargjeve ajo e ndjeu dhe kur fytyra e tij u skuq ndërsa prekte të sajën. Atë natë ata kishin pirë nën shoqërinë e disa miqve të përbashkët dhe Sylvia ndjente sikur kishte kohë që kishte qenë pranë tij. Dy ditë më pas, ai do të telefononte në shtëpinë e saj dhe teksa rendte në vrap për ta takuar atë në kafenenë bri rrugës, ajo ndjehej e gjitha e pushtuar prej tij.

Sylvia Plath dhe Ted Hughel do të bashkonin duart poshtë tavolinës ku gjendeshin dy filxhanë çaj për të mos u ndarë më për vite me radhë. Lidhja me Ted, një nga poetët më të rëndësishëm të shekullit XX, nuk do të ishte thjesht një lidhje dashurore, por një lidhje që do të ndikonte në krijimin e individualitetit të saj si poete.

Ted diti të shihte brenda trishtimit të saj dhe të shtynte talentin e lindur të kësaj gruaje të shpërthente. Në ditarin e saj, Plath do të përshkruante orët e gjata të mbrëmjes që ata i kalonin duke i lexuar poezi njëri tjetrit. “Ted ishte si një këngëtar. Ai lexonte aq bukur dhe u jepte fjalëve ritmin e duhur”, shkruante ajo. Më 15 qershor të vitit 1956, ata u martuan. Vitet e para të martesës do të ishin të mbushura plot pasione për çiftin që adhuronte letrat. Në këto kohë, ata shfaqën interes për astrologjinë dhe të mbinatyrshmen.

Pas një depresioni që kishte kaluar në adoleshencë, Plath gjithnjë kishte frikë të afrohej me poezinë. Ajo e ndjente se depërtimi i thellë brenda vetes, mund ta fuste në skuta të errëta nga të cilat do ta kishte të vështirë të dilte. Por, Ted e ndihmoi të bënte këtë rrugëtim dhe të nxirrte prej andej jo copa errësire, por vargje që ende lexohen sot me ëndje.

Në vitin 1957, ata u zhvendosën për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku Plath nisi të studionte në Kolegjin Smith. Kjo do të ishte një kohë e vështirë për vajzën që ishte mësuar të kishte më shumë hapësirë për poezinë, ndaj vetëm një vit më vonë ata zhvendosen në Boston. Ajo nisi punë si recepsioniste në një spital psikiatrik dhe filloi të ndiqte leksionet mbi poezinë nga Robert Lowell, ku shkonin dhe poetë si Anne Sexton apo George Starbuck. Të dy, Lowell dhe Sexton, e inkurajuan Plath të shkruante përvojat e saj dhe ajo ashtu bëri.

sylviaAta diskutuan hapur për depresionin apo për përpjekjet për vetëvrasje që Sexton kishte bërë shpesh, duke e shtyrë Plath të shkruante nga një perspektivë më shumë femërore. Në këtë kohë, Sylvia nisi ta shihte veten si një poete më serioze, duke parë që vargjet që shkruante nisën të merrnin formën që vetë ajo kishte dashur t’u jepte kohë më parë. Në dhjetor të vitit 1959, çifti kthehet sërish në Londër.

Një vit më vonë, lind vajza e tyre Frieda. Përmbledhjen e saj të parë me poezi “Koloseo” ajo e botoi më 1961. Shtatzënia e saj e dytë përfundoi me dështim, gjendje të cilën poetja nuk do ta kalonte lehtë. Pothuajse të gjitha poezitë e shkruara në atë periudhë përfshihen nga dëshpërimi. Në gusht të atij viti, ajo botoi dhe një libër autobiografik. Nikolasi, fëmija i saj i dytë lindi më 1962.

Në shtëpinë e madhe, Hughes nisi të mbante bletë që u bënë frymëzim për disa poezi të Plath. Ajo përfshihet në këtë kohë në një aksident me makinë, që u interpretua si një tentativë për vetëvrasje nga miqtë e saj. Pas këtij incidenti, jeta e saj nuk do të ishte më ajo e dikurshmja. Ajo zbulon tradhtinë e të shoqit me Assia Wevill dhe kërkon divorcin.

Kjo ndarje do të shënonte dhe rrugëtimin drejt fundit të jetës së Plath. Pas ndarjes, ajo jetonte në “Fitzroy Road” vetëm disa metra larg apartamenteve Chalcot, ku kishte jetuar poeti i njohur irlandez Willliam Butler Yeats. Plath e quante një shenjë të mirë faktin që ai kishte jetuar aty. Depresioni, të cilin ajo mendonte se e kishte mposhtur, kthehet sërish, por këtë herë Ted nuk ishte pranë saj për ta mbrojtur. Asnjë burrë nuk ishte pranë gruas me sytë e thellë kafe dhe flokët e verdhë. Ajo nuk mundi ta përballonte dot mendjen e saj, dimrin e madh e të gjatë të vitit 1963…

Pavarësisht kurimeve që mori, Plath, një nga zërat më interesantë të poezisë, i dha fund jetës së saj më 11 shkurt 1963 dhe ishte vetëm 31 vjeçe. Robert Lowell, mik i sfidave të përbashkëta me të, do ta quante atë “një heroinë të madhe klasike”.

Plath është autore e një sërë librash poetikë, tronditës e mallëngjyes të publikuar në shekullin XX. Imazhet janë ato që karakterizojnë dhe e bëjnë të dallueshme poezinë e Plath. “Unë duartrokas përdorimin e fjalëve si mjete për të skalitur imazhe nga ajri i hollë dhe për t’iu dhënë atyre substancë”, shprehej dikur ajo.

Plath ka dhënë një kontribut të madh në thyerjen e tabuve në vitet 1960. Ajo solli një stil krejt të ri në të shkruar dhe në tematikë. Kjo do ta bënte atë të radhitej ndër autoret më të veçanta, duke marrë parasysh edhe tiparet rrëfimtare, që bëri që të tërhiqej më shumë vëmendja drejt jetës së saj. Ndër veprat e saj më të rëndësishme janë “The Colossus and Other Poems” dhe “Ariel”. Në vitin 1982, ajo u nderua me çmimin “Pulitzer” pas vdekjes për “Poema të zgjedhura”.

Kritika vijon ta shohë poezinë e saj si thellësisht vetjake dhe të ndjerë, një rrëfim i çiltër deri në brutalitet i një ekzistence të trazuar e me fund tragjik. Sylvia Plath lindi më 27 tetor, në Jamaica Plain, Massachusetts. Fëmija e parë e Ottos dhe Aurelia Schoeber Plath. I ati ishte profesor gjermanishteje dhe entomologjie (specialist bletësh) në Universitetin e Bostonit; e ëma ishte mësuese gjimnazi dhe nxenëse e të shoqit. Sylvia ndoqi shkollat në Wellesley, Massachusetts dhe më pas shkoi në Kolegjin Smith, në sajë të meritave shkollore.

Në vitin 1953, u zgjodh në bordin e kolegjit për revistën “Mademoiselle”, falë publikimit të poezive dhe tregimeve të saj. Gjatë vitit të parafundit në kolegj, e ëma vuri re tiparet e depresionit (sëmundje kjo që rridhte në familje nga ana e të atit). Si rrjedhojë, Sylvia iu nënshtrua mjekimeve të njohura si elektrokonvulsivë bipolarë. Në gusht të vitit 1953, tentoi vetëvrasje, duke pirë sasi të madhe ilaçesh. Pas shërimit (gjashtë muaj në terapi intensive), iu kthye shkollës.

Diplomën e mbrojti me një ese mbi Dostojevskin, duke u diplomuar në fund me të gjitha nderet. Fitoi më pas bursë studimi për në Kolegjin e Newnham, Kembrixh, për ku u nis në vitin 1955. Jeta e saj në Angli njihet si tepër “seksuale”. Në shkrimet e asaj kohe vihet re kundërshtimi dhe urrejtja e saj kundrejt sjelljeve me standard të dyfishtë, si dhe shpalosja e idesë së heqjes së kufijve mbi të drejtat e saj në lidhje me përvojat seksuale (nga kjo anë kërkonte barazi me burrat).

Sylvia vrau veten në 11 Shkurt, 1963./ KultPlus.com

Roza Anagnosti, e konsideruar si aktorja më e bukur shqiptare e të gjitha kohërave mbush sot 81 vjet

Roza Anagnosti, vajza e bukurisë së kristaltë që u bë një nga ikonat e artit tonë skenik, për të mbetur sërish një hir vezullues.

Foto e rinisë, dëshmimi në celuloid i një kohe pa kthim, aradha e vajzës që sfidoi me talent dhe kumtin interpretues që spikat, janë tërësorja e një kujtese dhe urimi, sot në ditëlindjen e Roza Anagnostit. Vajza që nuk u mjaftua vetëm me privilegjin e natyrës, por kërkoi që këtë lëndë të nyjshme ta shndërronte në formatin e një identiteti artistik që në kohëpaskohje erdhi duke konsoliduar, për t’u bërë një nga emblemat e artit tonë skenik. Parakalim në ndërmendjen fotografike të rinisë së Roza (Xhuxha) Anagnosti, i bukurisë së kristaltë të shkodranes që u bë një nga ikonat e artit tonë skenik, është një cytje në kohë e një bukurie dhe një shkasi që rrjedhimisht solli ambicien dhe triumfet skenike.

Ishte dhe mbeti e bukur, si në fotografi, në skenë dhe në përditshmërinë e vajzës së dlirë dhe gruas së përkorë, aktores së talentuar dhe bashkëshortes së dinjitetshme të një regjisori të madh. Luftoi, u përpoq, sfidoi dhe arriti, i’a dorëzoi veten një karriere të suksesshme skenike dhe kinematografike.

Ajo është një hir që edhe sot pas 80 vitesh nuk ka mundur mosha ta zbresë nga piedestali, edhe pse ka lejuar që vitet të rishkruajnë në dritat e një skalitjeje fryme, portretin e Rozës artiste.

Për një njohje më të themeltë të aktores kam huajtur sikurse fotot edhe një nga teksti i mikut tim, Xhahid Bushati të botuar në shqiptarja.commë 1 shtator 2019. Roza Xhuxha – Anagnosti ka lindur, më 27.10.1943, në Tiranë. I ati qe oficer karriere, ndërsa e ëma shtëpiake. Pas vitit 1944, familja Xhuxha vjen të jetojë në Shkodër. Në këtë qytet jetonte familja e gjyshit nga nëna.

Në Shkodër, Roza përfundoi shkollën fillore, më pas të mesmen, shënon Bushati.

Që e vogël shquhej si këngëtare dhe balerinë, të cilat do të rrezatonin në vitet që do të vinin. Ajo është mirënjohëse për jetë mësuesve të palodhur, si: Leonard Deda, Hilë Shahini, Tonin Harapi (në Shtëpinë e Pionierit); kompozitorit Prenkë Jakova (në Shtëpinë e Kulturës). Në kujtimet e saj, Roza shkruan: “… më cilësuan si një vajzë me talent në të ardhmen, ndonëse, më pas ëndrrat nuk i pata të lehta”, vijon ai.

Dënimi i të atit, përjashtimi nga Liceu do të ishin tragjike për jetën e Rozës, e cila donte të bëhej artiste dhe kishte plot ëndrra. Mbi të, nënën dhe motrën do të rëndonin varfëria dhe pasojat e luftës së klasave. Roza vazhdoi gjimnazin “29 Nëntori”. Në të njëjtën kohë jepte dhe provimet me korrespondencë në Liceun Artistik (dega e artit dramatik). Në vitin 1965 diplomohet. Një rreze drite e ftoi për të vazhduar rrugën e bukur të artit. Bëhej fjalë për vitin 1958, kur ishte nxënëse në shkollën e mesme. E ftojnë në premierën e parë të teatrit të estradës. Më pas edhe në teatrin dramatik, në pjesën “Kunora e Nurijes” e dramaturgut Kolë Jakova, me regji të Lec Shllakut.

Në vitin 1961 babai i Rozës lirohet nga burgu. Artistja Xhuxha (Anagnosti) përveç skenës teatrore, pushton dhe ekranin. Ajo interpretoi plot role që shkëlqejnë në panteonin e teatrit dhe filmit shqiptar, por rrugëtimin e saj artistik që e nisi në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, nuk do ta harrojë… Dhe mirënjohjen Roza nuk e harroi. Pas shumë e shumë vitesh ajo erdhi për të lënë “dëshminë” e saj përmes arkivit të pasur e lavdiplotë.

Duke kujtuar filmin, Roza rrëfen përsëri: “Bashkëpunimi im i parë me regjisorin Hysen Hakani është në filmin ‘Toka jonë”. Ai mbetet në kujtesën time shumë i veçantë. Në këtë film Dhimitri ishte operator. Në këtë film ne u njohëm dhe në fund të tij u fejuam me Dhimitrin. Më pas krijuam dhe familjen tonë. Është një film që ka shumë poezi në të gjithë drejtimet. Për mua ai ishte një rol shumë i bukur. Më pëlqente shumë. Regjisori Hysen Hakani kishte shumë humor, ishte kërkues, kishte mënyrën e tij të punës. Në ato vite kishim shumë pak regjisorë. Në fillim kam xhiruar filmin “Detyrë e posaçme” me regjisorin Kristaq Dhamo. Më pas kam xhiruar me regjisorin Hysen Hakani, për të vijuar me xhirime me Viktorin dhe Dhimitrin, e në vijim filma të tjerë. … Po kujtoj një rol tjetër, atë të Files. Roli i Files ishte një karakter shumë i veçantë dhe, unë, pasi bëra kinoprovën, fitova. Në këtë film interpretonte ajka e aktorëve shqiptarë. Përmend këtu aktoren Tinka Kurti që ishte fantastike dhe unë e ëndërroja në atë kohë. Në kohën kur u xhirua filmi isha vetëm 19 vjeçe. … Në atë vit, kur unë kam bashkëpunuar me regjisorin Hysen Hakani isha aktore në teatrin e qytetit të Shkodrës. Ai më kishte parë në teatër dhe më ftoi të bëja një kinoprovë… Filmi “Ndërgjegjja” ishte i këndshëm. Në këtë film isha në rolin e një mësueseje të re. Në film kishte skena dashurie të kohës së atëhershme, kishte romantizëm. Përderisa regjisori Hysen Hakani më mori sërish të interpretoja, besoj se kishte mbetur i kënaqur nga unë në këtë film.”

Rolet…

Roza (Xhuxha) Anagnosti vazhdon të ngjit shkallët e teatrit “Migjeni”. Kalon korridorin dhe i afrohet skenës…, skenës së njohur. Si një imazh, që papritur bëhet real e përmallues, nga arkivi që ka pranë vetes “zgjohen” personazhet që interpretoi… Roza “dorëzohet”… dhe kujton interpretimet në vite, si te: “Dy binjakët Venecianë” (11.01.1959, në rolin e Kolombinës –dublante), “Kunora e Nurijes” (15.03.1959, në rolin e Nurijes, dublante me Tinka Kurtin. Roza këtë rol e ka luajtur 63 herë, kurse Tinka e ka luajtur 19 herë), “Trumpetjerja” (15.07.1959, roli: Zoja Paramanova), “Maskat” (02.07.1960, në rolin e Martës), “Nora” (28.12.1960, në rolin e Norës), “Histori irkutase” (05.04.1961, Zinka), “Gjuetarët e ujqërve” (21.06.1961, Barbulla), “Këneta” (06.11.1961, R. Mushi), “Mësuesja” (07.03.1962, Mësuesja), “Bileta e llotarisë” (09.05.1963, Burbuqja), “Përtej pragut” (27.05.1964, Fata), përfundon Xhahid Bushati.

Ky panoramim njohës është një vlerë trashëguese e thesareve të gjalla të artit tonë skenik dhe i personalitetit interpretues dhe njerëzor të Roza Anagnostit. Kujtesa na ysht në mirënjohje për çfarë kjo aktore dha përmes kontributit të saj interpretues. Ditëlindja na thërret që ne t’i rijetëzojmë ato momente të bukura që ajo na dhuroi përmes roleve dhe karaktereve, personazheve dhe identiteteve që ajo shpirtëro artistikisht. / Albert Vataj /KultPlus.com

‘Dy botë në unison’, një dokumentim mbi krijimtarinë dhe veprimtarinë e Baki Jasharit

Të enjten, në një ambient që kishte bërë bashkë shumë dashamirë të muzikës, u bë promovimi i librit ‘Dy botë në unison’, një monografi nga autorja Elife Podvorica, kushtuar dirigjentin dhe kompozitorit Bai Jashari, shkruan KultPlus.

Ky libër, shpalos krijimtarinë dhe veprimtarinë e maestros Jashari ndër dekada. Të shoqëruara me imazhe, ky libër vjen si një dokumentim i gjithë kontributit të tij në zhvillimin e Filaharmonisë së Kosovës ku ushtroi pozitën e drejtorit për shumë vite, dhe jo vetëm.

Autorja e librit, Elife Podvorica, e cila është edhe bashkëshortja e Baki Jasharit, u shpreh se ky libër nuk e ka për qëllim që ta promovojë maestron, mirëpo që të jetë një dëshmi për brezat e ardhshëm.

“Libri mesazhin kryesor e ka, jo për ta promovuar Bakiun, sepse i dimë të gjithë punët dhe veprimtarinë e secilit, mirëpo do të jetë një lloj dëshmie për brezat e ardhshëm që vijnë, që të  kenë ku të referohen dhe ta kenë një material. Nëse kemi vullnet më tutje do t’i bëjmë edhe disa përmirësime që kanë rrëshqitur teknikisht në libër. Është një iniciativë tjetër që libri të ketë përkthim edhe në gjuhën angleze dhe në gjuhën sllovene natyrisht sepse ua kemi borxh, pas gjithë asaj mbështetje që na e kanë dhënë”, theksoi Podvorica

Ndërkaq, vetë protagonisti i këtij libri, Baki Jashari, thotë se pavarësisht se hezitoi që ky libër të shkruhet, pasi e lexoi për herë të parë i erdhi edhe vetë si nostalgji për shumë gjëra që ndonjëherë edhe mund t’i harrojë.

“Unë tash vonë e kam marrë librin, ndonëse Elifja ka qenë vazhdimisht duke punuar në të, unë asnjëherë nuk e kam shikuar se çka ka shkruar, ndonëse kam qenë non stop i intervistuar.”, u shpreh Jashari i cili thotë se ndonëse ka hezituar deri diku që ky libër të shkruhet, thotë se nëpërmjet tij kuptoi se sa shpejt kanë shkuar ato vite të jetës së tij.

E pranishme në këtë panel ishte edhe profesoresha e Fakultetit të Arteve, Besa Luzha, e cila theksoi rëndësinë e këtij libri në aspektin e historikut të zhvillimeve muzikore.

“Ky botim është një kontribut shumë i rëndësishëm për të plotësuar vëllimin e literaturës sonë si në aspektin e muzikologjisë ashtu edhe në aspektin e botimeve që tregojnë zhvillimet muzikore. Autorja ka përdorur metodën e historisë jetësore, që është një metodë shumë e përdorur në kërkimet shkencore cilësore, e cila përmes tregimeve personale të personazheve të ndryshme, siguron një kuptim të thellë të përvojave të një individi duke hulumtuar edhe për informatat dhe kontekstet për periudhën ky personazh ka jetuar dhe ka veruar”, u shpreh Luzha.

Publicisti Samir Piraj, i cili ishte po ashtu i pranishëm në këtë panel, tha se ky libër flet për një reputacion të padiskutueshëm siç është ai i Baki Jasharit.

 “Kjo është një monografi  për dirigjentin dhe kompozitorin Baki Jashari, i cili tashmë me dekada është në ballë të institucioneve dhe është  njeri i cili ka krijuar një bazament të jashtëzakonshëm të vlerave krijuese.  Libri “Dy botë në Unison’ nga autorja Elife Podvorica shënjëzon një biografi të vetë kompozitorit Baki Jashari dhe krijon një imazh për një vlerë dhe një reputacion që tashmë është i padiskutueshëm”, u shpreh Piraj në fjalimin e tij./KultPlus.com

Tetori i letërsisë në Gjirokastër, aktivitete për të larguar fëmijët nga teknologjia

Përgjatë muajit tetor që njihet edhe si muaji i letërsisë dhe i arteve në Gjirokastër janë zhvilluar aktivitete për promovimin e librit dhe letërsisë. Në bibliotekën e qytetit por edhe në shkolla janë organizuar promovime librash, çelje ekspozitash me botime të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

“Janë organizuar shumë aktivitete dhe ka nisur që në fillim të muajit me një ekspozitë me veprat e shkrimtarëve më të shquar shqiptarë dhe kjo ekspozitë ka qenë e hapur gjatë gjithë muajit, gjithashtu janë bërë edhe ekspozita të tjera ku janë kujtuar dhe nderuar shkrimtarët që kanë lindur gjatë këtij muaji siç është Dritëro Agolli, Migjeni, Naim Frashëri ka vdekur në këtë muaj dhe kemi ekspozitë të hapur me këtë rast gjithashtu dhe Fishta”, Alban Matushi, përgjegjës i bibliotekës.

Mes të tjerash këto organizime synojnë njohjen e fëmijëve dhe të rinjve me dobishmërinë e librave dhe largimin e tyre nga keqpërdorimi i teknologjisë.

“Këtë muaj ka patur një interes shumë të madh sidomos për nxënësit e shkollave 9-vjeçare po jo vetëm, janë zhvilluar aktivitete edhe me nxënësit e shkollave të mesme por në bashkëpunim edhe me bibliotekën ” Tasim Gjokutaj” të fëmijëve kemi shkuar në kopshtet parashkollor ku kemi patur edhe takime me shkrimtarët për fëmijë”,-tha Alban Matushi, përgjegjës i bibliotekës.

“Kemi patur bashkëpunim edhe me prindërit dhe shumë prindër vijnë e sjellin fëmijët vetë për një qëllim që të kenë mundësi që të largohen sadopak nga teknologjia për shkak sepse ata janë të vetëdijshëm për dëmet që sjell teknologjia, telefonat për fëmijët” ,-shtoi ai.

Përgjatë sezonit kulturor të vjeshtës në Gjirokastër po zhvillohen aktivitete artistikë, shfaqje teatri, etj./euronews/ KultPlus.com

Oda Dibrane mbledh artistë nga gjithë trevat shqipfolëse

Për 2 ditë me radhë në qytetin e Peshkopisë u organizua Oda Dibrane. Këtë vit u mbajt edicioni i 30 i festivalit.

Aktiviteti bëri bashkë grupe artistësh nga vendi dhe trevat shqipfolëse. Ata performuan fillimisht në rrugët e qytetit, ndërsa koncerti vijoi për artdashësit. Organizimi i kthyer në traditë synon promovimin e kulturës dhe traditës.

Më të emocionuar për pjesëmarrjen janë artistët që vijnë nga trevat shqipfolëse. Oda Dibrane nisi në vitin 1994 fillimisht si festival rapsodësh e më pas formati i saj ndryshoi duke u kthyer në një festival mbarëkombëtar./klantv/ KultPlus.com

Itali, gërmimi arkeologjik në Pompei zbulon ‘Shtëpinë e Fedras’ me afreske të mahnitshme

Gërmimi arkeologjik në Pompei ka nxjerrë në dritë një ndërtesë të dekoruar shumë, por jashtëzakonisht të vogël me piktura murale të ruajtura jashtëzakonisht mirë. Ajo u emërua “Shtëpia e Fedrës”, sipas mbretëreshës mitologjike të Athinës e cila është paraqitur në një afresk.

Siç nënvizohet në një deklaratë nga menaxheri i parkut arkeologjik të Pompeit, ky zbulim hedh dritë edhe mbi ndryshimin e stilit arkitektonik gjatë shekullit të 1 pas Krishtit. Ndryshe nga ndërtesat e tjera në zonën arkeologjike, ajo nuk u ndërtua rreth atriumit tradicional romak – një zonë e hapur me një cisternë për mbledhjen e ujit të shiut.

Pavarësisht përmasave të vogla, shtëpia e veçantë “bën përshtypje për shkak të nivelit të lartë të afreskeve”, thuhet në njoftim, duke shtuar se ato janë të ngjashme me shtëpitë shumë më të mëdha dhe luksoze që janë gjetur aty pranë.

Qyteti i lulëzuar i Pompeit dhe zona përreth, në pjesën jugore të Italisë, u shkatërruan plotësisht nga shpërthimi i tmerrshëm i Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit, i cili mori jetën e mijëra njerëzve që nuk e dinin se ishin nën hijen e një prej vullkanet më të mëdha në Evropë.

Përveç afreskut të Fedrës dhe Hipolitit, i cili refuzoi dashurinë e njerkës së tij, skena të tjera mitologjike të paraqitura në muret e shtëpisë përfshijnë marrëdhënien e një satiri me një nimfë dhe takimin e Afërditës me Adonisin. Ka edhe disa afreske peizazhi më të vogla, por të detajuara./balkanweb/ KultPlus.com

Jean Rousseau: Shëtitja e parë

Jean-Jacques Rousseau (1712 – 1778), shkrimtar, filozof, pedagog dhe muzikant zviceran. ‘Fantazimet e në shëtitësi vetmitar’ (në origjinal ‘Les Rêveries du promeneur solitaire’) është vepër e papërfunduar, e shkruar mes viteve 1776-1778.

SHËTITJA E PARË

Jean-Jacques Rousseau

Pra jam fikall vetëm mbi këtë tokë, pa vëllezër, pa të afërm, pa miq, as shoqëri tjetër, përveç vetes sime. Njeriu më i shoqërueshëm dhe më i gatshëm t’i dojë të ngjashmit e vet, është dëbuar me pëlqimin e njëzëshëm. Në finesën e urrejtjes së tyre kanë kërkuar cila mund të ishte tortura më mizore për shpirtin tim të ndjeshëm dhe i kanë këputur në mënyrë të dhunshme të gjitha lidhjet që më mbanin të mbërthyer për tyre. Do t’i doja njerëzit edhe po të mos u pëlqente kjo; nuk kanë mundur t’i bëjnë bisht dashurisë sime përveçse duke reshtur së qeni njerëz. Pra janë të huaj për mua, të panjohur, hiç, dhe e gjithë kjo ngase vetë kanë dashur kështu. Por unë, i ndarë prej tyre dhe prej gjithçkaje, çka jam unë? Këtë duhet ta hulumtoj ende. Për fat të keq, para se të vazhdoj tutje me këtë hulumtim, është e domosdoshme të hedh një shikim mbi gjendjen time; nga këtu më duhet patjetër të kaloj për të arritur nga ata tek unë.

Pas më shumë se pesëmbëdhjetë vjetësh, prej se gjendem në këtë situatë të çuditshme, ajo ende më duket si një ëndërr; e përfytyroj veten përherë të jem i trazuar nga zalisja, ose se bëj një gjumë të keq dhe bëhem të rizgjohem bukur i lehtësuar nga mundimet e mia dhe i rrethuar nga miqtë. Po, pa dyshim, pa i rënë në të duhet t kem bërë një kërcim nga zgjimi në gjumë, ose më mirë, nga jeta në vdekje. I shkoqur, nuk e di se si, nga rendi i gjërave, kam parë veten të fundosem në një kaos të pakuptueshëm, ku nuk shoh më asgjë; dhe sa më shumë që vras mendjen rreth situatës sime aktuale, aq më pak arrij të kuptoj ku jam.

Oh, po si do të kisha mundur ta parashihja destinin që më priste, nëse s’mund ta kuptoj as tash që jam në dorën e tij? A mos vallë mund të supozoja, në buonsensin tim, se një ditë unë, po ai njeri që isha dikur, po ai që jam ende, do të konsiderohesha – pa mëdyshjen më të vogël – përbindësh, helmues, vrasës; se do të bëhesha tmerri i racës njerëzore, joshësi i horrave; se kalimtarët, në vend se të më përshëndesnin, do të më pështynin; se një gjeneratë e tërë, e gjitha e një mendjeje, do të zbavitej duke më varrosur për së gjalli? Kur bëri vaki ky ndryshim i çuditshëm, i zënë në befasi, u trondita. Trazimi, indinjimi më zhytën në një jermi që ende edhe pas dhjetë vjetësh nuk është qetuar; e në këtë periudhë, i rënë nga gabimi në gabim, nga mungesa në mungesë, nga budallallëku në budallallëk, me pakujdesitë e mia i kam pajisur, ata që e dirigjojnë destinin tim, me po aq instrumente të cilat i kanë përdodur për ta fiksuar mizorisht.

Jam përleshur gjatë, dhunshëm, por më kot. Pa drejtim, as mjeshtëri, as skuthëri, as maturi; i çiltër, i hapur, i padurueshëm, me atë përplasje s’kam bërë tjetër veçse jam prangosur gjithnjë e më shumë dhe u kam ofruar atyre pandërprerë raste të reja, të cilat janë kujdesur mirë të mos i lënë pas dore. Në fund, duke i ndier të kota të gjitha sforcimet e mia dhe duke e ngrënë veten së koti, kam gjetur zgjidhjen e fundit që më mbetej, atë të nënshtrmit ndaj destinit pa çuar krye përtej asaj që ishte e domosdoshme. Në këtë dorëzim kam gjetur kompensimin për të gjitha të këqijat, ngase ai më sjell një qetësi e cila nuk mund të më jepej në mundimin e vazhdueshëm të një rezistence sa të rëndë po aq të kotë.

Edhe një gjë tjetër ka kontribuuar në këtë qetësi. Në mesin e të gjitha finesat e urrejtjes së tyre, përndjekësit e mi e nuk e kanë përdodur njërën, që, në dashakeqësinë e tyre, e kanë harruar; duhej të kishin shikuar me më kudjes veprën që të mund t’i zgjasnin dhe ripërtërinin vazhdimisht dhimbjet e mia, duke më dhënë gjithnjë nga një goditje të re: po të kishin pasur zgjuarsinë të më linin një fije shprese, ende do të më kishin pasur në dorën e tyre. Ende do të kishin mundur të më bënin karagjozin e tyre, duke përdorur ndonjë miklim të rremë dhe të ma copëtojnë zemrën pastaj me ndonjë mundim gjithnjë të ri të prishtmërisë së zhgënjyer; por prej kohësh e kanë shterur çdo rezervë: duke mos më lënë mua asgjë, ia kanë hequr vetes çdo gjë. Përgojimi, poshtërimi, përqeshja, turpërimi me të cilat më kanë mbuluar, më nuk mund të shtohen as të zvogëlohen, jemi në pamundësi, ata që t’i rëndojnë, unë që të shpëtoj soje. Aq shumë kanë qenë në merak të çojnë deri në fund mjerimin tim,  sa e gjithë fuqia njerëzore, e ndihur nga të gjitha dinakëritë e ferrit, s’do të dinte të shtonte më ndonjë gjë. E njëjta dhimbje fizike, në vend se t’i shtojë vuajtjet e mia, do të më largonte prej tyre; duke m’i nxjerrë britmat, mbase do të m’i kursente ofshamat, dhe sfilitjet e trupit do t’i pezullonin ato të zemrës. Çka mund të tutem prej tyre ende, tash që gjithçka ka marrë fund? Duke mos e pasur më fuqinë ta përkeqësojnë gjendjen time, nuk mund të më fusin më frikën. Parehatia dhe trembja janë të kpqija nga të cilat më kanë çliruar përgjithmonë: e kjo ende është një lehtësim. Të këqijat e vërteta nuk më shtrëngojnë shumë; i mbizotëroj lehtësisht ato që i ndiej, por jo ato të cilave u tutem: imagjinata ime e trembur i kombinon, i rrotullon, i zgjeron, i rrit; prishtmëria më mundon njëqind herë më shumë se sa prania, dhe kërcënimi është për mua më e frikshme se sa goditja. Sapo ia behin, realiteti, duke hequr gjithë atë që kishin imagjinare, i tkurr në vlerën e tyre të vërtetë; atëherë më duken fare më të vogla se sa që i kisha imagjinuar; dhe sado që i përvuajtur, prapëseprapë ndihem i lehtësuar. Kësodore, i çliruar nga çfarëdo frike tjetër dhe pa halle dhe shpresa, do të majftojë thjesht zakoni për të ma bërë çdo ditë më të durueshme një situatë që asgjë s’mund ta përkeqësojë dhe dora-dorës që ndjesia dobësohet në kohë, ata nuk kanë më mundësi ta rikthejnë në jetë. Ja e mira që ma kanë shkaktuar përndjeksit e mi, duke e çuar dashakeqësinë e tyre deri në skaj. E kanë privuar veten nga çdo pushtet mbi mua, e tash unë mund të qesh me ta.

S’kanë kaluar ende dy muaj prej se një qeti e plotë ka zënë vend në zemrën time. Prej një kohe të gjatë nuk tutesha më dhe shpresoja të zgjaste: e kjo shpresë, sa e përkundur sa e zhgënjyer, ishte një pretekst që mijëra pasione të ndryshme të vazhdonin të më mundonin. Një ndodhi sa e trishtë po aq e papritur në fund e ka fshirë nga zemra ime këtë rreze të dobët shprese dhe më ka treguar se destini im është, këtu poshtë, është përcaktuar në mënyrë të pashmangshme përgjithmonë. Prej atëherë jam dorëzuar pa rezerva dhe e kam rigjetur paqen.

Posa kam filluar ta ndërshoh intrigën në gjithë përhapjen e saj, e kam humbur përgjithmonë idenë t’i vë mend publikut, në të gjallë timin, në lidhje me mua; dhe, nga ana tjetër, duke qenë se ajo vë-mendje nuk mund të ishte e ndërsjellë, për mua do të ishte tashmë e kotë: do të kishin një aryse të mirë të ktheheshin kah unë njerëzit; s’do të më gjenin më. Pasi që më kanë dëbuar me përçmim, shoqëria e tyre do të ishte më e shpëlarë, bile rënduese, e unë jam bukur më i lumtur më vetminë time se sa të jetoja me ta. M’i kanë shkoqur nga zemra të gjitha ndjenjat e ëmbla shoqërore; tashmë s’do të mund të mugullonin më në mua në moshën time, është tepër vonë. Qoftë se do të më bënin mirë, qoftë se do të më bënin keq, gjithë ajo që vjen prej tyre është e parëndësishme, e çfarëdo që të bëjnë, bashkëkohanikët e mi s’do të jenë kurrë asgjë për mua.

Po unë llogarisja ende tek e ardhmja dhe shpresoja se një gjeneratë më e mirë, duke e ekzaminuar më mirë gjykimin që kjo bën në llogarinë time dhe sjelljen e saj ndaj meje, lehtësisht do të nxirrte në dritë marifetin e atyre që janë sjellë kështu dhe do të më shihnin përfundimisht ashtu siç jam. Kjo shpresë më ka bërë të shkruaj Dialogët, duke më sugjeruar mijëra tentativa të marra për t’ua kaluar pasardhësve. Kjo shpresë, megjithëse e largët, ma trazonte shpirtin si atëherë kur ende kërkoja një zemër të drejtë në botë dhe shrpesat e mia, sado që mundohesha t’i largoja, më bënin njësoj karagjozin e njerëzve të sotëm. Te Dialogët kam treguar se në çfarë e bazoja këtë pritshmëri. E rreja veten. Për fat të mirë e kam kuptuar sa isha ende në kohë ta gjeja, para orës sime të mbramë, një periudhë të qetisë së plotë dhe të prehjes absolute. Kjo periudhë ka nisur në kohë për të cilën po flas dhe mund të besoj se s’do të ndërpritet më.

Bukur pak ditë bën vaki që reflektime të reja të mos ma konfirmojnë gabimin e madh që kisha llogaritur në një vë-mendje të publikut, qoftë edhe në periudhë më të vonë: ai është i drejtuar, sa më përket mua, nga drejtues që ripërtërihen vazhdimisht në grupe që më kanë zët. Individët vdesin; por nuk vdesin grupet kolektive; përjetësohen të njëjtat pasione dhe urrejtja djegëse, e pavdekshme si demoni që e frymëzon, është përherë në lëvizje. Kur të kenë vdekur të gjithë armiqtë e mi veçantë, do të vazhdojnë të jetojnë ende anëtarët e trupit të Mjekësisë dhe Oratorios; e edhe sikur përndjekësit e mi të ishin vetëm këta, mund të jem i sigurt se s’do ta lënë të qetë kujtimin tim, pas vdekjes, po aq sa nuk po e lënë të qetë personin tim ende të gjallë. Mbase, me kalimin e kohës, mjekët që realisht i kam fyer, do të mund të qetësohen; por oratorianët, që i doja, që i çmoja, tek të cilët ushqeja besim të plotë dhe nuk i kam fyer kurrë, oratorianët, njerëz të kishës dhe gjysmë fretër, do të jenë prore të paqetë; paudhësia e tyre përbën deliktin tim, se sedra e tyre nuk do të mund të më falë kurrë; e publiku, tek i cili do të kujdesen të mbajnë dhe ta rindërsejnë dashakeqësinë në mënyrë të pandërprerë, nuk do të qetësohet më shumë se sa që qetësohen ata.

Për ma gjithçka ka marrë fund mbi faqe të dheut. Askush më s’mund të më bëjë as keq as mirë: S’kam më asgjë as për t’u tutur as për të shrpesuar në këtë botë, dhe ja ku jam i qetë në fund të pusit, vdekatar i shkretë i palumtur, por i pamundshëm baras me Zotin.

Gjithë ajo që është e jashtme tashmë nuk më prek: në këtë botë tashmë nuk kam më as të afmër, aq miq, as vëllezër. Jam në tokë si në ndonjë planet të huaj në të cilin do të kem rënë nga ai ku jetoja. Po njoha diçka rreth vetes, s’janë veçse gjëra të dhimbshme e sflitëse për zemrën time dhe nuk mund ta kthej shikimin kah ajo që më takon dhe që më rrethon pa e gjetur në të ndonjë arsye pezmatimi që më indinjon, ose të dhimbjes që më mërzit. Le ta largojmë pra shpirti çdo objekt rëndues, që do ta pushtonte aq dhimbshëm sa edhe së koti. Veç për shkak të pjesës së mbetur të jetës sime, meqë nuk gjej ngushëllim, shpresë dhe paqe veçse në vete, nuk duhet as nuk dua të merrem me të tjerët përveç se me veten time. Në këtë gjendje shpirtërore e marr provim të rreptë dhe të sinqertë që e kam quajtur Rrëfimet e mia. I flijoj ditët e fundit ta studioj vetveten dhe ta përgatis paraprakisht llogarinë që s’do të vonoj ta jap për veten time. Le t’i përkushtohemi tërësisht ëmbëlsisë së kuvendimit me shpirtin tim, meqë është e vetmja gjë që njerëzit nuk mund të ma heqin. Nëse duke reflektuar mbi disponimet e mia të brendshme arrij të shtroj në rendin më të mirë dhe ta korrigjoj të keqen që mund të gjendet ende aty, meditimet e mia s’do të jenë krejtësisht të kota dhe sado që s’jam më i mirë për asgjë mbi faqe të dheut, s’do t’i kem humbur krejtësisht ditët e mia të fundit. Otiumet e shëtitjeve të mia të përditshme shpesh kanë qenë përplot me kundrime magjepsëse, kujtimin e të cilave më vjen keq ta kem humbur.

Do ta lë të shkruar ato që ende mund të ndiej; saherë që do t’i rilexoj, do ta ripërtërij shijimin e tyre. Do t’i harroj fatkeqësitë e mia, përndjekësit e mi, turpërimin tim, duke ëndërruar çmimin që kjo zemër do të kishte merituar.

Në të vërtetë këto faqe s’do të jenë veçse një ditar i paformë i fantazive të mia. Në të do të flitet shumë për mua, ngase një vetmitar që reflekton, merret, domosdoshmërisht, bukur shumë me veten. Nga ana tjetër, edhe çfarëdo ideje e çuditshme që do të më shkojë nëpër mend duke shëtitur, do të gjejë aty një vend të vetin. Do ta rrëfej atë që e kam menduar pikërisht ashtu siç më ka ardhur dhe me pak ndërlidhje ashtu siç idetë e zgjimit kanë përgjithësisht me ato të ditës së nesërme. Por gjithmonë do të dalë në dritë një njohje e re e natyrës sime, humorit tim, përmes asaj të ndjenjave dhe të mendimeve me të cilat shpirti im ushqehet për çdo ditë në gjendjen e çuditshme në të cilën gjendem. Këto faqe pra mund të konsiderohen si një shtojcë e Rrëfimeve, por s’i quaj më në atë mënyrë, duke ndier se s’kanë agjë që ta meritojnë atë titull. Zemra ime është pastruar në kupën e prapësive; dhe me zor, duke e rrëmuar me kujdes, gjej aty ca mbetje të prirjes së qortueshme. Çfarë paskam ende për të rrëfyer, nga momenti që çdo dashuri tokësore më është marrë me forcë? S’kam më asgjë as për t’u mburrur as për ta qortuar veten; jam, në mesin e njerëzve, një hiç, as nuk mund të jem asgjë tjetër, duke mos pasur me ta më asnjë lidhje, asnjë shoqëri të vërtetë. Duke mos mundur më të bëj një të mirë që të mos shtrembërohet në të keqe, duke mos mundur më të veproj pa i dëmtuar të tjerët a veten, abstenimi është bërë detyra ime e vetme, e unë e kryej ashtu si mundem. Por, në këtë mosveprim të trupit, shpirti është ende vigjil, ende prodhon ndjenja dhe mendime, e jeta ime e brendshme dhe morale duket të jetë rritur me vdekjen e çdo interesi tokësor dhe kohor. Trupi im nuk është më, për mua, veçse një telash, një pengesë, dhe unë lirohem prej tij paraprakisht me aq sa mundem.

Një situatë kaq e veçantë sigurisht meriton një të shqyrtohet dhe të përshkruhet dhe këtij provimi po ia flijoj otiumet e mia të mbrame. Për ta bërë me sukses lypsen rend dhe metodë; por s’jam i zoti për një punë të tillë, që nga ana tjetër do të më largonte nga qëllimi, pra që t’i kuptoj modifikimet e shpirtit dhe trashëgimitë e tyre. Në njëfarë mënyre do të bëj me veten operacionet që fizikantët i bëjnë me ajrin për ta kuptuar gjendjen e tij të përditshme; do ta aplikoj barometrin e shpirtit tim dhe këto operacione, të drejtuara mirë dhe të përsëritura për kohë të gjatë, do të mund të m’i japin rezultate të sigurta si ato të atyre. Po s’dua ta shtyj aq tutje këtë ndërmarrje timen, do të mjaftohem ta mbaj regjistrin e operacioneve të mia, pa u munduar t’i tkurr në sistem. I futem të njëjtës ndërmarrje si Montaigne, por një qëllim të kundërt me atë të tijin, duke qenë se ai i shkruan Esetë veç për të tjerët, ndërsa unë i shkruaj Fantazimet e mia veç për mua.

Nëse pastaj në ditët më të vona, afër vdekjes, do të mbes – siç shpresoj – në të njëjtin disponim si tash, leximi i tyre do të ma kujtojë ëmbëlsinë që ndiej kur i shkruaj; dhe, duke e bërë të rilindë për mua kohën e kaluar, do ta dyfishojë, të themi kështu, ekzistencën time. Për dallim nga njerëzit, do tç di ta shijoj ende gëzimin e shoqërisë dhe do të jetoj i mbetur me veten time në një moshë tjetër thua se jam duke jetuar me një mik më pak në moshë.

I shkrova Rrëfimet e para dhe Dialogët me merakun e pandërprerë që të gjej mjete për t’ua hequr nga duart grabitqare përndjekësve të mi dhe t’ua transmetoj – po të ishte e mundshme – brezave të ardhshëm. Një parehati e tillë s’më mundon më në lidhje me këtë shkrim; e di se do të ishte e kotë dhe duke qenë se më është shuar në zemër dëshira të njihem më mirë nga njerëzit, s’më ka mbetur veçse një indiferencë e thellë për shortin e shkrimeve të mia të vërteta dhe të monumenteve të pafajësisë sime, që mbase, tashmë, janë shkatërruar plotësisht. Se janë duke i përgjuar veprimet e mia, se po i zë ankthi nga këto shkrime, se po i përvetësojnë, se po i zhdukin nga faqja e dheut, se po i falsifikojnë, asgjë nga këto në më intereson tashmë. Unë nuk i fsheh as nuk i tregoj. Nëse, në të gjallë timin, m’i marrin, nuk do t’ia dalin mbanë të ma heqin as kënaqësinë t’i kem shkruar as kujtimin e përmbajtjes së tyre, as meditimet vetmitare fryt i të cilave janë dhe burimi i të cilave nuk mund të shteret veçse së toku me shpirtin tim. Sikur të kisha ditur të mps veproja kundër destinit tim që nga fatkeqësitë e para dhe të ndaja mendjen të ndiqja rrugën që mora tash, të gjitha sforcimet e njerëzve, të gjitha marifetllëqet e tyre të tmerrshme do të kishin qenë të paefektshme ndaj meje, dhe pavarësisht të gjitha intrigave të tyre s’do ta kishin prishur reahtinë time më shumë se sa që mund ta prishin tash me të gjitha sukseset e tyre; le ta shijojnë pra për kënaqësinë e tyre turpërimin tim, nuk do të më pengojnë ta shijoj pafajësinë time dhe t’i mbaroj, pavarësisht tyre, ditët e mia në paqe.

/Marrë nga Jean-Jacques Rousseau, “Le fantasticherie del passeggiatore solitario”, BUR, 2009

/Përkthimi Gazeta Express

/Marrë nga Jean-Jacques Rousseau, “Le fantasticherie del passeggiatore solitario”, BUR, 2009 /Përkthimi Gazeta Express/ KultPlus.com