75 vite më parë vdiq Sevasti Qiriazi, nismëtarja e organizimit të arsimit kombëtar për vajzat shqiptare

Sot janë bërë 75 vite nga vdekja e nismëtares së arsimit kombëtar, për vajzat shqiptare, Sevasti Qiriazi, shkruan KultPlus.

Sevasti Qiriazi-Dako, arsimuesja e atdhetarja e njohur shqiptare lindi më 24 shkurt të vitit 1871 në Manastir dhe vdiq më 30 gusht të vitit 1949. Ishte njëra prej grave atdhetare shqiptare dhe nismëtare e organizimit të arsimit kombëtar për vajza dhe gra.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, Naim Frashëri ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazi-Dakos të studionte në kolegjin me emër Robert College në Konstandinopojë e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Shkollën e lartë e kreu në Stamboll, pas kthimit në atdhe nisi të punojë për shkollën shqipe të vashave. Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor të vitit 1891.

Me t’u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Kjo shkollë është edhe fillimi i një shkolle mbi bazën laike. Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Ajo mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit, ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore. Është thënë se Sevasti Qiriazi-Dako ka botuar një gramatikë për shkollat fillore (Manastir 1912) dhe ka redaktuar një radhë tekstesh historie. Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako (1878-1941) e me të motrën Parashqevi Qiriazi ajo vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen “Yll’ i mëngjesit”.Motrat Qiriazi ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave që u hap më 1891 në Korçë. Nga kjo shkollë dolën shumë emra të njohur të femrave të cilat kontribuan , jo vetëm në fushën e arsimit , por u bënë edhe luftëtare të njohura të çështjes kombëtare.

Sevasti Qiriazi mori pjesë në Kongresin e Elbasanit si dhe punoi në komisionin për shqyrtimin e teksteve shkollore të ngritur nga shoqëria “Përparimi”. Shkroi “Gramatika elementare për shkollat fillore”. Bashkëpunoi me atdhetarë dhe me Ismail Qemalin për çështjen kombëtare. Kur ishte kryetare e partisë “Partia Kombëtare Shqiptare” në SHBA, mbrojti të drejtat e shqiptarëve në shumë forume ndërkombëtare. Duke iu përkushtuar përparimit kombëtar dha ndihmesë në fushën e arsimit dhe emancipimit shoqëror të femrës shqiptare. / KultPlus.com

10 vite nga vdekja e delegatit të Kongresit të Drejtëshkrimit, Shaban Demiraj

Sot janë bërë 10 vite nga vdekja e albanologut, delegatit të Kongresit të Drejtëshkrimit dhe akademikut shqiptar Shaban Demiraj, shkruan KultPlus.

Shaban Demiraj ka qenë gjuhëtar, albanolog dhe akademik i njohur shqiptar. Ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë gjatë viteve 1993 – 1997.

Demiraj u lind në Vlorë më 1 janar 1920. Kreu medresenë në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar (1946-1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954-1955).

Në vitet 1948-1954 punoi si mësues në disa shkolla të mesme (Gjirokastër, Tiranë). Në vitin 1954 filloi punën si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik dhe më pas në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku shërbeu deri më 1990, kur doli në pension. Kështu, ai punon si mësues, profesor e shkencëtar mbi 60 vite, çka përbën në vetevete rekord të këndshëm.

Është njëri prej pedagogëve që ka mbajtur kurse leksionesh për një numër të qenësishëm lëndësh albanistike dhe albanologjike, si për morfologjinë e gjuhës së sotme shqipe, për gramatikën historike të gjuhës shqipe, për historinë e gjuhës së shkruar shqipe (shekujt XVII-XIX), si edhe një kurs special për gjuhësinë ballkanike. Për këto lëndë hartoi tekstet përkatëse, që u botuan si dispensa e libra më vete, me të cilët punojnë edhe sot Universitete të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, etj. Ai drejtoi me aftësi shkencore dhe administrative për 27 vjet katedrën e gjuhës shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë (1962-1989).

Në vitet 1962-1966 ka qenë zëvendës-dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ai do të mbetet në historinë e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe të Universitetit të Tiranës si drejtues që u shqua për punë të pakursyer dhe të një cilësie të lartë.

Ai i përket yllnajës më të lartë të albanistëve dhe albanologëve të të gjitha kohërave. Jeta dhe vepra e vet flet për dashuri ndaj gjuhës shqipe, ndaj gjuhëve, madje ndaj Gjuhës vetë, për pasion, durim e këmbëngulje shembullore në rrugën e kërkuesit, të shkencëtarit të palodhur.

Ai  u zgjodh anëtar i komisionit organizues dhe delegat i Kongresit të Drejtshkrimit (1972). Ndërsa titujt dhe postet të cilat iu dhanë ndër vite janë: titujt e lartë Profesor (1972), Mësues i Popullit (1977), Profesor i merituar 1990, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1989), kryetar i saj (1993-1997), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (1996), anëtar i Akademisë Qendrore Europiane të Shkencave dhe të Arteve (1997), anëtar nderi i Akademisë Diplomatike të Londrës (2000), nënkryetar i A.I.E.S.E.E. (Shoqata Ndërkombëtare e Studimeve të Europës Jug-lindore (1994-1998). Laureat i dy Çmimeve të Republikës, të klasit të dytë (1979) dhe të klasit të parë (1989). Është dekoruar me Urdhërin Mjeshtër i Madh i Punës (2000). Është Qytetar Nderi i Vlorës (2001).

Ai vdiq më 30 gusht 2014 në Tiranë/KultPlus.com

30 gushti, Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve

30 gushti shënon Ditën Ndërkombëtre e të Zhdukurve.

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve (International Day of the Disappeared) është një ditë e përvitshme përkujtimore më datë 30 gusht, në të cilën njerëzimi kujton fatin e njerëzve, që në kundërshtim me vullnetin e tyre janë zhdukur.

Kjo ditë shënohet edhe në Kosovë, duke përkujtuar të zhdukurit e luftës së vitit 1999, nga e cila 1600 persona figurojnë ende të zhdukur.

Për të shënuar këtë ditë krerët e shtetit do të bëjnë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.

Pas përfundimit të luftës së Kosovës, të zhdukur figuronin rreth 6.500 persona. Prej asaj kohe, janë kryer zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi./KultPlus.com

”XConferenze” dëshiron të sfidojë ”Zoom” dhe ”Google”

“XConference”: ky mund të jetë emri i funksionit të ardhshëm të thirrjeve video të kompanisë X së miliarderit Elon Musk.

Aktualisht është duke u testuar dhe aplikacioni lejon që të kryhen telefonata me video në grup midis përdoruesve, një mjet i aftë për të konkurruar me softuer të ndryshëm si Zoom, Google Meet ose Microsoft Teams të cilët kanë pasur një zhvillim të madh me pandeminë dhe punën në distancë.

Për momentin informacioni është i kufizuar, nuk dihen shumë detaje dhe as data e mundshme e prezantimit.

Lajmi u dha nga Chris Park, ndaj të cilit Elon Musk ka reaguar me emoji-n e flakës, në shenjë miratimi dhe entuziazmi./KultPlus.com

Fjala e Abdyl Frashërit në mediet e Evropës

Kur flasim për Abdyl Frashërin publicist sjellim në kujtesë se ai mori penën në dorë në ato vite, kur iu përkushtua tërësisht politikës dhe u shqua si personalitet politik më 1877, kur Kriza Lindore po rrezikonte trojet shqiptare.

Veprimtaria politike e tij merr hov në muajt e parë të 1877-s me themelimin e Komitetit Shqiptar të Janinës. Në javën e dytë të dhjetorit, i sapozgjedhur deputet i Janinës në Parlamentin e dytë Osman, shkon në Stamboll, ku më 21 dhjetor 1877 zgjidhet Kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, i njohur si Komiteti Shqiptar i Stambollit, përbërë nga personalitete, veprimtarë të mirënjohur të Rilindjes Kombëtare.

Kemi parasysh se atëbotë në trevat shqiptare nuk kishte ende shtyp kombëtar në gjuhën shqipe, prandaj Abdyli iu drejtua gazetave të huaja në Austri, në Itali, në Greqi etj.

Emri i Abdylit u bë i njohur shpejt, si përfaqësues i idealeve të larta kombëtare shqiptare, i lëvizjes çlirimtare që po merrte hov në trevat shqiptare, por edhe si publicist. Janë të shumëvlerësuar tre artikujt, shkruar në një kohë dhe dërguar në tri të përkohshme në shtete të ndryshme: “Letër nga Janina” (në revistën “Basiret” të Stambollit, botuar më 21 prill l878, f.3, “Shqipëria dhe Traktati i Shën Stefanit” (në revistën “Le Messager de Vienne”, botuar më 26 prill l878,f.4) /Shënim: në këtë të përkohshme vjeneze, Abdyli ka botuar edhe disa artikuj të tjerë (më 3, 17 e 31 maj 1878); (më 7 qershor 1878 ) dhe (24 tetor 1878) dhe “Helenizmi dhe shqiptarët” (botuar më 23 maj l878 në të përdyjavshmen greke “Kleo”, që dilte në Trieste të Italisë).

Artikujt u shkruan në gjuhët e atyre të të përkohshmeve: turqisht, frëngjisht dhe greqisht. Për rëndësinë dhe interesin që paraqisnin, problemet e trajtuara flet edhe koha, shpejtësia e botimit të tyre. Ata kanë një bosht dhe një linjë: lirinë e të drejtat e kombit shqiptar, mbrojtjen e tërësisë territoriale.

Në trajtesën titulluar Shqipëria dhe Traktati i Shën Stefanit me pseudonimin Korrespondenti i Posaçëm nga Janina, pas një analize të thelluar të atij dokumenti, arrinte në përfundimin se “Traktati i Shën Stefanit (mars 1878) përbënte vetëm hapin e parë në zbatim të strategjisë së Rusisë cariste për asgjësimin e Shqipërisë. ( Revista “Messager de Vienne, 26 prill 1878 )

Traktati famëkeq i cungonte tepër e përçudshëm tokat shqiptare. Malin e Zi e trefishonte me rrëmbimin e trojeve shqiptare: Ulqinin, Tivarin dhe thuajse gjithë liqenin e Shkodrës e buzëlumin e Bunës: Hotin, Grudën, Plavën e Gucinë. Serbia shtrihej deri në afërsi të Mitrovicës. Kështu shumica e trevave shqiptare u daroviteshin tre shteteve sllave të Ballkanit.

Abdyl Frashëri, radhaz e në një zë me Pashko Vasën e veprimtarë të tjerë të shquar të Rilindjes kombëtare shqiptare, shfrytëzon gazeta e revista të huaja për të tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për padrejtësitë që i bëheshin Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Përmes revistës “Basiret” u drejtohej lexuesve të kryeqytetit të Perandorisë Osmane, tërthoras qeverisë së Stambollit, që t’u kushtonin rëndësi të drejtave të shqiptarëve e të Shqipërisë dhe “nuk duhet harruar shekulli i Skënderbeut, se shqiptarët do ta përsëritnin atë”. (Gazeta “Basiret”-/Gjykimi/,Stamboll, 21 prill 1878).

“Letra nga Janina jehoi, si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, si një rrufe në qiell të kthjelltë. Abdyl Frashëri, në emër të humanizmit dhe të qytetërimit i bën të ditur “botës diplomatike” (Fuqitë e Mëdha) detyrën që ajo “botë” kishte për t’ua prerë vrullet idhtiarve të Rusisë në Ballkan. (Shih Kristo Frashëri – burim i cituar, f. 28 ).

I mirëmenduar është bashkëpunimi me revistën “Le Messager de Vienne”, shumë e afërt me qarqet diplomatike të Evropës. Në një cikël prej gjashtë artikujsh, Abdyli arriti të parashtrojë problemet më kryesore të çështjes shqiptare në mbrojtje të të drejtave tona kombëtare. Në ta argumentohej se kombi shqiptar është një komb që ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e Ballkanit, duke u dalë në krah, me armë në dorë, pikërisht atyre vendeve qe kërkonin shpërbërjen e tij; është një komb, që, pavarësisht nga dallimet fetare, nxitur e ushqyer qëllimisht nga qarqet shovene, ka të njëjtën kulturë, të njëjtat tradita, të njëjtën gjuhë.

Njëherit ai e “fton në tryezën e bashkëbisedimit” lexuesin austriak të së përjavshmes “Messager de Vienne” (“Lajmëtari i Vjenës”) ku kritikon politikën e manovrat e Petersburgut, për, gjoja, “çlirimin e popullatave të Lindjes”. (Revista “Messager de Vienne, 26 prill 1878)

Në artikullin, botuar në të përjavshmen kulturore “Kleo” që dile në qytetin Trieste, asokohe nën sundimin austro-hungarez, Abdyl Frashëri me pseudonimin “Një shqiptar që banon në Trieste” i drejtohet, më së shumti, lexuesit italian, por edhe atij grek, për të sqaruar të vërtetën. (Gazeta “Kleo”, Trieste, 23 maj 1878 )

Këto artikuj bënë jehuan në qarqet intelektuale e politike të Stambollit, të Vjenës, të Triestes, madje edhe të Athinës. Studiuesit e jetës e të veprës së Abdyl Frashërit kanë vënë në dukje pozitën e vështirë të historianit-publicist grek Dhimitër Hasioti, i cili kishte marrë përsipër të ballafaqohej me artikullin, po në revistën “Kleo” të Triestes. Hasioti ngase nuk gjen argumente, trillon e shfryn me mllef e tërbim kundër artikullit “Helenizmi dhe shqiptarët”. E ashtuquajtura “përgjigje” e “polemikë” me shqiptarin e Triestes, u botua në tre numra të gazetës greke.

Pavarësisht se cilës audience i drejtohet, Abdyl Frashëri bën kujdes për të hedhur e shtjelluar çështjet më të rëndësishme të kohës, që lidhen me domosdoshmërinë e kundërshtimit të vendimeve apriori të përfshira në Traktatin e Shën Stefanit. Ai nuhat kundërshtitë evropiane, shprehur drejtpërsëdrejti, qartë e preraz se absurditetet e Shën Stefanit paralajmërojnë re e stuhi, shpërbërje të marrëveshjeve të diplomacisë së lartë për zotërim në brigjet e Adriatikut.

U ndala në tre artikujt më të parë, por “arkivi publicistik i tij është i pasur me tituj shkrimesh e gazetash, me larmi tematike e problemore për çështjen kombëtare. Studiuesit e shtypit të kohës, të atyre të përkohshmeve,që merreshin me çështjen shqiptare, kanë skeduar dhe nxjerrë në pah një varg shkrimesh, botuar, sidomos, në gazetat e revistat e Stambollit, të Parisit, të Athinës, etj. Profesor Kristo Frashëri vlerësonte: “Shkrimet origjinale që tani kemi në dorë janë pesëfishuar si tituj dhe dhjetëfishuar si vëllim në krahasim me ato që njiheshin disa vjet më parë” (Revista “Studime historike”, Tiranë, 1981, nr. l).

2.

Një vështrim profesional në veprën publicistike të Abdyl Frashërit na bind se që në shkrimin e parë shohim se autori njeh mirë objektin që shqyrton, njeh e zbaton metodën e përvetësimit dhe të pasqyrimit politik të fakteve, të dukurive, të ngjarjeve të problemeve të realitetit historik e shoqëror.

Artikujt, qofshin edhe ato që revista vjeneze i emërton si korrespondenca, kanë natyrën e ese-ve, por edhe pamflete. Përveç shkrimeve “Shqipëria dhe Traktati i Shën Stefanit” dhe “Helenizimi dhe shqiptarët”, që, si konceptim e ndërtim, anojnë dukshëm nga lloji publicistik “Pamflet”, mjaft artikuj të tjerë kanë si tipar të natyrshëm polemikën.

Në hartimin e shkrimeve të ndryshme shfaqet mëvetësia e autorit, me zhdërvjelltësi parashtron idetë e mendimet për problemet më të rëndësishme. Në monografinë “Abdyl Frashëri” theksohet: çdo frazë ka një nëntekst, çdo ide ka një rezonancë, toni është i alternuar. (Tiranë, l984, f. ll 8)

Qëmtimi i fakteve, përzgjedhja e tyre për argumentim bindës në polemikën me kundërshtarët politikë dhe ideologjikë përbën një nga tiparet të publicistikës së këtij autori.

Në parashtrim të problemeve operon nga fraza në frazë, herë duke pohuar a mohuar një të dhënë paraqitur si fakt a një qëndrim, herë duke sulmuar kundërshtarin me pyetje retorike që e vënë në pozitë të vështirë.

Tipar i dukshëm i publicistikës së Abdyl Frashërit është historizmi, aftësia për t’i pasqyruar faktet e ngjarjet në dinamikë e proces, në një sfond e hark kohor të caktuar, në rrjedhën e tyre të natyrshme që në zanafillë e deri në zhvillim të plotë. Në të 6 shkrimet e “Le Messager de Vienne”, publikuar në prill-qershor të l878-s, problematika e shtjelluar vështrohet në suazën historike në argumentim të idesë themelore: formimi i kombit shqiptar dhe roli i tij i spikatur në jetën, zhvillimet ushtarako-politike e historiko-shoqërore në sinisi të Ballkanit. U kujton të interesuarve se “Shqipëria nuk është aq e vogël”. (Revista “Messager de Vienne, 3 maj 1878)

Karakteri studimor përbën një tregues të rëndësishëm të kësaj publicistike, mishëruar në analizën e thellë të fakteve, të dukurive, të ngjarjeve; në përgjithësimet objektive, të motivuara. Kësisoj, argumentet e shëndoshë përcjellin deduksione pa mëdyshje për formimin e kombit shqiptar, për etninë e tij në trojet e veta, për pozitën e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për ndihmesën e saj në zgjidhjen e Krizës Lindore, për veçantitë dhe unjisinë e kulturës kombëtare pavarësisht nga ngjyrimet fetare, etj. Bindëse, përveç atyre që nuk kanë veshë, atyre që, për interesa të caktuara, dëgjojnë vetëm një këmbonë apo vetëm një lloj tingëllime të saj, janë argumentet që pataqiten në debatin për trojet shqiptare. (Shih: Revista “Messager de Vienne, 17 maj 1878 )

Në një “Korrespondencë”, pas polemikave të gjalla, shtruar me një gjuhë të kulturuar, autori, natyrshëm arrin në përfundimin se populli shqiptar historikisht e me vendosmëri ka ruajtur kombësinë e vet, ndaj askush nuk ka të drejtë të cënojë interesat, të drejtat dhe tërësinë territoriale të tij. (Revista “Messager de Vienne, 21 maj 1878)

Abdyl Frashëri me dinjitet ngre zërin, deklaron se bashkatdhetarët e tij aspirojnë dhe do të luftojnë për krijimin e shtetit kombëtar të pavarur”. (Revista “Messager de Vienne, 24 maj 1878)

Në shkrimet e tij shfaqet mëvetësia e autorit çka i hap udhë dhe i jep dorë të parashtrojë idetë e mendimet për problemet më të rëndësishme. Në monografinë e akademikut Kristo Frashëri lexojmë: “theksohet: çdo frazë ka një nëntekst, çdo ide ka një rezonancë, toni është i alternuar. Duke sulmuar kundërshtarin me pyetje retorike që vënë në pozitë të vështirë edhe “botën diplomatike”. Abdyl Frashëri pyet: “ Çfarë do të bëjë Evropa humanitare për një komb të varfër dhe pa mbrojtje siç është Shqipëria?! A do të denjojë ajo të thotë fjalën për të mbrojtur të drejtat e saj?!”. (Nga libri “Abdyl Frashëri”, Tiranë, l984, f. 118) / Nga: Hamit Boriçi / KultPlus.com

Weaver merr ”Luanin e artë” për arritjet në karrierë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Venecias nderoi aktoren amerikane, Sigourney Weaver me një çmim prestigjioz “Luani i artë” për karrierën artistike, ndërsa festivali italian hapi edicionin e tij të 81-të dje në mbrëmje.

Gjithsej 21 filma ndërkombëtarë konkurrojnë për çmimin kryesor të festivalit ”Luani i artë”.

Në fjalimin e saj, Weaver falënderoi familjen dhe kolegët e saj aktorë.

”Luani im i artë do të ulet pranë meje në aeroplan”, tha aktorja 74-vjeçare, e njohur për rolin e saj në filmin ”Alien”, premiera e të cilëve u bë në vitin 1979.

Weaver i referohej titullit italian të çmimit “Leone d’Oro”.

”Ai do të ulet pranë meje në gondolë dhe burri im do të duhet të mësohet me atë, të shtrirë në shtrat me ne”, shtoi ajo me shaka.

Aktorja franceze, Camille Cottin mbajti fjalimin lavdërues për kolegen e saj amerikane.

Ajo vlerësoi Weaver për punën pioniere që ajo ka bërë për gratë në sferën publike – me role femrash pa klishe’.

“Faleminderit që krijuat një dimension të ri në kinema duke portretizuar gratë në një mënyrë kaq revolucionare”, tha Cottin në gala të së mërkurës mbrëma, e cila u organizua nga aktorja italiane, Sveva Alviti.

Më pas, regjisori James Cameron, i cili punoi me Weaver në filmin “Avatar”, mbajti një fjalim të dytë lavdërues përmes video-mesazhit dhe tha se “nëse më pyesni mua, Oscar-i është shumë i vonuar për të”.

Pasi festivali i vitit të kaluar u ndoq kryesisht nga aktorë italianë dhe evropianë për shkak të grevës së Hollivudit, shumë yje ndërkombëtarë u rikthyen këtë vit në Venecia për të ecur sërish në tapetin e kuq.

Aktorja Cate Blanchett dhe muzikantja Patti Smith pozuan së bashku për fotografët.

Regjisori Tim Burton ka ecur dorë për dore në tapetin e kuq me partneren e tij, aktoren Monica Bellucci.

Filmi i tij “Beetlejuice Beetlejuice” ishte i pari që u shfaq pas ceremonisë së hapjes.

Bellucci është bashkuar në kastin e filmit nga yjet, duke përfshirë Michael Keaton, Winona Ryder, Willem Dafoe dhe Jenna Ortega.

Angelina Jolie luan këngëtaren e njohur të operës Maria Callas në filmin biografik “Maria” nga Pablo Larraín, ndërsa filmi aksion i bashkëshortit të saj Brad Pitt – “Wolfs” nga Jon Watts – shfaqet jashtë konkurrimit.

Vendimi për ”Luanin e artë” i takon një jurie prej nëntë anëtarësh të udhëhequr nga aktorja franceze Isabelle Huppert.

Ai do të jepet në natën e mbylljes së festivalit, më 7 shtator./KultPlus.com

Thënie për jetën nga ikona e muzikës pop, Michael Jackson

“Përpara se të më gjykosh, përpiqu fort të më duash”.

“Të lutem, ndiqi ëndrrat! Pavarësisht idealeve të tua, ti mund të bëhesh ai që dëshiron të bëhesh”.

“Unë mund ta pranoj dështimin. Secili nga ne dështon në diçka përgjatë jetës së vet, por unë nuk mund ta pranoj dot të mos e provoj sërish”.

“Gjithmonë beso tek vetja. Pavarësisht nëse të tjerët rreth teje po tregohen negativë, apo po të përçojnë energji negative, mos i merr parasysh mendimet e tyre, sepse ti do të bëhesh, ashtu siç ti beson se do të bëhesh”.

“T’i japësh dikujt një pjesë të zemrës tënde, është shumë herë më me vlerë se t’i japësh gjithë pasurinë e botës”.

“Nëse ti nuk beson tek vetja jote, asgjë e mirë nuk do të të ndodhë në jetë. Nëse ti nuk beson tek vetja, kush tjetër do të të besojë ty?”

“Le të ëndërrojmë për një të nesërme ku do të dashurojmë me shpirt, dhe do ta njohim dashurinë si të vërtetën e vetme që buron nga zemra për çdo krijesë”.

“Është më mirë të dështosh duke qenë vetvetja, se sa të korrësh sukses duke imituar të tjerët”.

“Dikush dikur tha “Shpirti është ai që ka rëndësi””.

“Jini modestë, besoni tek vetja juaj dhe mbusheni zemrën tuaj me dashurinë e gjithë botës”

– Michael Jakson./ KultPlus.com

Shishja e konjakut e vitit 1696 konfirmohet si më e vjetra në botë

Një shishe konjaku që i përkiste një koleksionisti në Holandë u emërua zyrtarisht më e vjetra në botë me 328 vjeç.

Konjaku Jules Robin i vitit 1696, i vendosur në koleksionin e banorit të Nijmegen, Lars Janssen, u emërua konjaku më i vjetër në botë nga Rekordet Botërore Guinness.

Shishja më e vjetër e konjakut besohej më parë të ishte një konjak i vitit 1762 nga Gautier. Një nga vetëm tre shishet e mbetura të njohura të pijeve alkoolike u hodh në ankand nga Sotheby’s për 146,000 dollarë në vitin 2020, duke e bërë atë konjakun më të vjetër të shitur në ankand.

Konjaku është një lloj raki e prodhuar nga vera e distiluar dy herë e bërë nga rrushi që e ka origjinën nga zona të caktuara në Francë./

Tyra Banks rikthehet në pistën e “Victoria’s Secret” pas 19 vitesh

Tyra Banks është kthyer në pistë si modele e Victoria’s Secret. Modelja e njohur do të shfaqet në sfilatën e shtëpisë së të brendshmeve, e cila do të zhvillohet në Nju Jork më 15 tetor.

Lajmi është bërë i ditur përmes një videoje të postuar në llogarinë zyrtare të Victoria’s Secret në Instagram.

Në klip, Gigi Hadid shihet duke hyrë në hollin e një hoteli luksoz. Aty e pret Tyra Banks me një zarf.

Teksa modelja kthehet përballë kamerës, veshja e saj lexon: ‘Victoria’s Secret Fashion Show 2024’. Pasi i ka dhënë një zarf Gigi Hadid, Tyra Banks i thotë: “Shihemi atje”.

Hera e fundit që Tyra Banks u shfaq në pasarelë ishte në vitin 2005./KultPlus.com

‘A thua do të kthehet, pyes veten po skam përgjegje’ (VIDEO)

Grupi 403, është një grup muzikor i njohur i cili identifikohet me kultivimin e muzikës pop-rock. Grupi 403 është pjese e gjeneratës se rokut kosovar të viteve 80’, e cila njihet edhe si koha me e ndritur ne krijimtarinë rok-ut në Kosovë, shkruan KultPlus.

Grupi 403 u formua në vitin 1981 nga Mentor Gjurgjiali (bas), Fatmir Zajmi (bateri) dhe Naim Osmani (kitarë). Bendit më vonë, pas kryerjes së shërbimit ushtarak, i bashkohet Hektor Gjurgjiali (vokal dhe kitarë), Arben Godanca (kitarë) dhe Veton Orana (sint).

Grupi 403 ka një album te incizuar me 15 këngë në të, i cili për herë të parë është incizuar në vitin 2002. Edhe pse ky grup nuk është aktiv për aq shumë vite, këngët e tyre i kanë rezistuar kohës dhe dëgjohen ende me shumë nostalgji nga publiku shqiptar.

Këngët “Bohemi”, “Kujtimi”, “A do të kthehet”, “Indeksi”, “Paraja”, “Në derë të kujt tani po troket”, e shumë të tjera, janë cilësuar si përqafim i kulturës urbane, e që padyshim ndikuan në urbanizimin e të rinjve të asaj periudhe. 

Sonte, KultPlus ua sjell videon dhe tekstin e këngës ‘A do të kthehet’

”Oasis” shtojnë koncertet për shkak të kërkesës së paprecedentë

”Oasis” kanë njoftuar edhe tre data të tjera në Mançester, Londër dhe Edimburg për turneun e ribashkimit të grupit pop.

Noel Gallagher postoi në X duke thënë se “për shkak të kërkesës së paprecedentë” në ”Heaton Park”, më 16 korrik, ”Wembley” më 30 korrik dhe stadiumin ”Murrayfield” më 12 gusht janë shtuar në listën e koncerteve.

Biletat nuk kanë dalë ende në shitje, por ”Oasis” ftuan fansat të aplikojnë.

Noel dhe vëllai i tij, Liam e lanë pas ndarjen e tyre të ashpër, duke konfirmuar ribashkimin e shumëpritur të grupit dhe duke thënë se “pritja e madhe ka mbaruar”.

Çmimet e biletave për turneun e ”Oasis Live 25” pritet të shpallen sot, përpara se fansat me fat të njoftohen me email se kanë siguruar mundësinë e marrjes së biletave.

Nuk është bërë e ditur se kush do të performojë me Liam dhe Noel si pjesë e ”Oasis”.

Fansat u janë lutur vëllezërve që të rigrupohen që kur u shpërndanë, të nxitur nga një përleshje në prapaskenë në festivalin ”Rock en Seine” në Paris.

Megjithëse fansat kanë qenë pozitivë për një ribashkim, janë ngritur shqetësime për çmimet e larta të biletave dhe akomodimin dhe perspektivën që Liam dhe Noel të kenë një tjetër mosmarrëveshje./KultPlus.com

Historia e një filmi të pavdekshëm dhe e dy të dashuruarve

Një thënie fanceze thotë se gjithçka kalon, gjithçka ndryshon, gjithçka harrohet, gjithçka zëvendësohet… Por nuk është e sigurt

Nëse ju keni nevojë për një aktore suedeze që flet shumë mirë anglisht, që nuk e ka harruar gjermanishten e saj, që nuk kuptohet shumë mirë në frëngjisht dhe që në italisht di vetëm të dua, jam gati të bëj një film me ju”. Nënshkruar nga Ingrid Bergman.

Roberto Rossellini përfundoi së lexuari letrën e datës 1950 dhe mbeti i mahnitur. Ishte 44 vjeç, i martuar me italianen Marcella de Marchis me të cilën kishte 2 fëmijë, ishte dashnor i asaj force natyrore të quajtur Ana Magnani dhe që nuk ishte e vetmja e koleksionit të tij. Por bukuria e Bergmanit dhe përkufizimi i Federiko Felinit (është sikur Shën Mëria të ketë zbritur në Disneyland) ishin tundime të mëdha.

Nga ana tjetër Rossellini ishte një nga etërit e mrekullisë që u quajt neorealizmi italian; kinemaja pas lufte, kundërpeshë e fashizmit mbytës, art i varfër në një vend të shkatërruar dhe regjisori… kronologjikisht i konsideruar një film i jashtëzakonshëm i asaj rryme: “Roma, qyteti i hapur” i vitit 1945.

Një histori sa e vërtetë aq edhe e trishtë. Ngjarjet vendosen në Romë nga viti 1943 dhe 1944, ende nën regjimin fashist dhe është ngjarja reale e një prifti, Luigi Morosini-it i torturuar dhe vdekur gjatë pushtimit nazist për të mbrojtur partizanët dhe inxhinierit komunist, Giorgio Manfredi. Pika kulmore dhe skena e përjetshme e ngulitur në kujtesë si shkalla e Odesës tek filmi “Potemkini i blinduar”: Pina, një fshatare dhe e dashura e një tipografi, i cili lufton me Rezistencën dhe që burgoset, vrapon e dëshpëruar pas kamionit, por një plumb mitralozi e godet dhe ajo vdes para djalit të saj. Ato çaste kinemaje, ajo grua e papërsëritshme (Ana Magnani), ajo rrugë me të vetmin fat – vdekjen, dhe vetmia e atij fëmije, janë momente të paharrueshme dhe që përbëjnë gjenialitetin e kinemasë italiane, e cila u shtri që nga këta filma origjinalë, kurajozë, ideologjikë plot me mesazhe dhe me fitime të pakta deri në vdekjen e Federiko Felinit, Ettore Scola-s, Mario Monicelli-it. Kinema që nuk u harrua dhe një jehonë e denjë e filmit “Cinema Paradiso” e Giuseppe Tornatore-s. “Roma, citta aperta” lindi pa para, vetëm me dy aktorë profesionistë (Aldo Fabrizi dhe Magnani) dhe mes katër skenaristëve, ku u skicua një e ardhme e përgjakur, ishte ai, Federiko Felini që i përket mbinjeriut.

Kthehemi tek dashnorët tanë…

Borgjezi, jo shumë i pashëm dhe heroina e Kazablankës ranë në rrjetën e dashurisë ose më mirë e thurën atë. Piknik për paparacët, shtypi, anatemimi i hipokrizisë amerikane. Besojeni ose jo, në 14 mars të 1950 Dhoma e Lartë e Kongresit Amerikan nga goja e senatorit demokrat, Edwin Johnson kërkoi masa ligjore që të ndalonin daljen e filmit “Stromboli”, sepse në jetën reale protagonistja ndërmori një sulm kundër institucionit të martesës. Zonja Bergman është një ndikim i keq për virtytet morale amerikane. Nëse kishte një botë ku tradhtia, orgjitë, dashuritë klandestine, divorcet, alkooli dhe drogat përcaktonin fabrikën kolosale ai ishte Hollywood-i.

Rossellini dhe Ingrid edhe pse shkelëskurore; ajo ishte e martuar me dentistin suedez Petter Lindström me të cilin kishte një vajzë, Pia, por ishin …europianë. Ata u martuan, patën tre fëmijë: Robertinon dhe binjaket Issota dhe Isabella dhe gjithçka përfundoi alla italiane. Gjatë një fundjave romantike në Amalfi ajo i përgatiti spageti me salcë domatesh dhe djathë parmixhan të grirë dhe ia hodhi mbi kokën e këtij burri, këtij borgjezi roman, gjeniut që realizoi 40 filma dhe 20 seri në televizion, derisa kanceri e mori nga kjo botë në moshën 71 vjeçare. Fundi i romancës…

Ingrid Bergman vdiq shumë e re, në moshën 67 vjeçare.

Një dekadë më vonë Kongresi Amerikan nga goja e senatorit Charles Percy lexoi një fjalim shfajësimi: “Sot dua të bëj një homazh që prej kohësh ia kemi borxh Ingrid Bergmanit, një ylli të vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës. Zonja Bergman jo vetëm që është e mirëpritur në Amerikë, por jemi thellësisht të nderuar nga vizita e saj!” Ajo u përgjigj: “I dashur Senator Percy, lufta ime me Amerikën ka mbaruar prej kohësh. Megjithatë plagët mbeten. Sot falë gjestit shumë të sjellshëm dhe bujar të fjalimit tuaj në Senat janë shëruar përgjithmonë”. Gjithçka mbeti mbrapa. Dashnorët e ndaluar kishin vdekur…

Skandalet seksuale të Hollywood-it janë shtuar dhe vazhdojnë të shtohen pa frena dhe pa dënime, por në errësirën e një salle kinemaje, ose në shtëpi, ose në internet ose në CD, “Roma qyteti i hapur” vazhdon e mbetet e gjallë, e përvuajtur me Magnanin e vdekur nga një plumb mitralozi dhe me fëmijën duke e parë me sy të tmerruar… Një thënie fanceze thotë se gjithçka kalon, gjithçka ndryshon, gjithçka harrohet, gjithçka zëvendësohet… Por nuk është e sigurt. / scoopnest.com – bota.al/ KultPlus.com

‘You are not alone’, një nga këngët më të bukura të Michael Jackson (VIDEO)

Michael Jackson u lind më 29 gusht 1958, në Gary, Indiana dhe vdiq më 25 qershor 2009, në Los Anxhelos, Kaliforni. Ishte muzikant, këngëtar, autor, producent, kompozitor, koreograf, prodhues, kërcimtar amerikan, shkruan KultPlus.

I pagëzuar si ‘Mbreti i Popit’, siç kanë dëshirë ta quajnë adhuruesit e kësaj muzike, ai njihet si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Kontributet e tij në muzikë, kërcim, modë, e kanë bërë atë figurë globale në kulturën botërore për më shumë se katër dekada.

Më poshtë gjeni një nga këngët e tij të njohura “You are not alone”, bashkë me tekstin. / KultPlus.com

Festivali “koko fest”, mbahet në Korçë edicioni i 11 i festivalit të komedisë

Koko Fest ka nisur edicionin e tij të 11- të. Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë ka çelur këtë edicion me trupën teatrale të Korçës shfaqjen “Vassa Zheleznova” të shkrimtarit rus Maksim Gorki, një nga veprat e dramaturgjisë klasike botërore e cila vihet për herë të parë në skenën shqiptare nga regjisori Enke Fezollari.

Pjese e aktorëve të talentuar të Korçës iu bashkuan dhe aktorja shkodrane Rita Gjeka dhe aktori nga Tirana Urim Aliaj.

Drejtorja e Artit dhe Kulturës në Korçë, Zamira Kita thotë se vënia në skenë e kësaj vepre është emocion dhe përgjegjësi mjaft e madhe. Aktorja Rita Gjeka e cila është në rolin e një personazhi mashkull tregon se është nje eksperiencë e re për të.

Ilda Pepi tregon emocionet ndërsa ndihet e lumtur që një ndër rolet iu besua asaj nga regjisori, teksa sipas saj frika më e madhe është të kesh frikë nga njeriu.

Përgjatë tetë netëve publiku artdashës korçar do të ketë mundësinë të ndjekë shfaqjet teatrale me komeditë më të bukura./TopChannel/KultPlus.com

Detit

Poezi nga SÜKRÜ ERBAS / Përktheu Rozana Belli

Ti ishe Deti. Shtati ynë i gjatë.
Shtëpitë tona qenë veçse shkronja të rrëzuara.
Sipër nesh, një jetë që s’ish e jona.
Ishim përralla përmbi pellgje. Nata jonë, kohë harresash ditësh të pavlera.
Ti ishe ëndrra jonë që shihte botën.

Ti ishe Deti. Zëri ynë i zgjimit.
Sytë tanë përfundonin në duart tona. Përsëri ishim ne largësia. Të tejmbushura fjalët e tua.
Fjalët e tua qenë lagje të zbritura buzë qytetit.
Mirësia jote, kujtesa jonë e kaltër e mëngjesit.
Ti ishe Deti. Nderi ynë i tërhequr nga yjet, jo nga litari. E hidhur prej frikës buka jonë.
Askënd tjetër s’njihnim. Mendja jonë, një e shkuar e mpirë.
Ti rrëzove mbi trupat tanë ditët që do vinin.
Ti, liria jonë prej milingone.

Ti je Deti. Ai që na mësoi pafundësinë.
Sa mijëra gra, sa mijëra burra, sa mijëra fëmijë ty prej fatit të lindën?
Të dhamë jetën, të morëm vdekjen.
Gishtat tanë janë qirinjtë e tu të guximit.
Të kuptuam, të shumuam, të shndrritëm…/KultPlus.com

“Fjalët e thëna në nerva e sipër janë të vërteta, por jo në kohën e duhur”

Gabriel Garcia Marquez konsiderohet si shkrimtari më popullor në gjuhën spanjolle që nga Miguel de Cervantesi.

Veprat e tij letrare kanë qenë shkrimet më të shitura në spanjisht, përveç Biblës. Romani i tij epik “100 Vjet Vetmi” është shitur në mbi 50 milionë kopje në 25 gjuhë të ndryshme.

García Márquez fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1982 për tregimet dhe romanet e tij. Në fjalën e falënderimit kur mori çmimin, ai u shpreh “Amerika Latine është një burim i pashtershëm krijimtarie, dëshpërimi dhe bukurie”.

‘Gabo’ siç thirrej shpesh, pionieri i zhanrit të realizmit magjik i dhanë një perspektivë tërësisht të re letërsisë dhe botës së fjalës së shkruar.

Por puna e tij gjithashtu mbart grimca mençurie rreth dashurisë, luftës dhe jetës, të cilat janë bërë tashmë të përjetshme në veprat “Njëqind vjet vetmi”, Dashuria në kohërat e kolerës, dhe klasikët e tjerë.

Ja disa nga leksionet e “Gabos” përzgjedhur nga librat e tij që do të jetojnë përgjithmonë:

1- Unë nuk besoj në Zot, por i frikësohem Atij.

2- Jeta nuk është ajo që jetojmë, por ajo që ti kujton dhe si e kujton atë.

3- Ai që pret gjatë ka pritshmëri të vogla.

4- Një person nuk vdes kur duhet, por kur mund.

5- Seksi është ngushëllimi kur ju nuk mund të keni dashurinë.

6- Kam zbuluar për kënaqësinë time, se është jeta, jo vdekja, ajo që nuk ka kufij.

7 – Asnjë ilaç nuk mund të shërojë atë që s’mund ta shërojë lumturia.

8- Një burrë e kupton kur plaket, sepse ai nis t’i ngjajë babait të tij.

9- Liria është shpesh viktima e parë e luftës.

10- Mençuria vjen tek ne në atë moment kur nuk na hyn më në punë.

11- Mbetet gjithmonë diçka për t’u dashur.

12- Të gjitha qeniet njerëzore kanë tri jetë: publike, private dhe sekrete.

13- Trillimi u shpik ditën, kur profeti hebre Jonah u kthye në shtëpi dhe i tha gruas se ishte tri ditë me vonesë sepse ishte përtypur nga një balenë.

14- Problemi me martesën është se përfundon çdo natë pas aktit të dashurisë dhe duhet të rindërtohet çdo agim përpara vaktit të mëngjesit.

15– Nuk do t’i këmbeja kënaqësitë e vuajtjes sime për asgjë në botë.

16- Sekreti i një moshe të madhe nuk është asgjë tjetër përveç një pakti të ndershëm me vetminë.

17- Nuk është e vërtetë që njerëzit ndalojnë së ndjekuri ëndrrat kur plaken, ata plaken sepse ndalojnë së ndjekuri ëndrrat.

18- Zemra ime ka më shumë dhoma se një bordello.

19- Asgjë nuk e përfaqëson një njeri më shumë sesa mënyra sesi vdes.

20- Jo, nuk jam pasur. Unë jam një njeri i varfër me para, por kjo nuk është e njëjta gjë.

21- Kur një grua vendos të flejë me një burrë, nuk ka asnjë mur që ajo nuk mund të ngjisë, asnjë fortesë që s’mund ta shkatërrojë, asnjë konsideratë morali që ajo nuk do injorojë dhe mbi të gjitha: nuk ka Zot për të cilin t’ia vlejë të shqetësohesh.

22- Thuaji atij po. Edhe nëse po vdes nga frika, edhe nëse do të të vij keq më vonë, sepse çfarëdo që të bësh, do të pendohesh për gjithë jetën nëse thua jo.

23- Në qoftë se Perëndia nuk do të pushonte dielën, do të kishte pasur kohë për të përfunduar botën.

24- Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta ne na jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet.

25- Kur të vdes, të vetmen keqardhje do ta kem është nëse në vdekje nuk do të ekzistojë më dashuria.

26- E nesërmja nuk është e sigurt për askënd, i ri apo i vjetër. Sonte mund të jetë e fundit herë që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë.

27- Nevoja e ka fytyrën e një qeni.

28- Askush nuk i meriton lotët e tu, por ai që i meriton ata, nuk do të të bëjë të qash.

29- Në gazetari vetëm një fakt i rremë, e vë në dyshim të gjithë punën e bërë, ndërsa në fiksion vetëm një fakt i vërtetë e legjitimon të gjithë punën e bërë

30- Në fund të fundit, letërsia nuk është tjetër vetëm se zdrukthtari. Me të dyja ju keni punë me realitetin, me një material po aq të vështirë sa druri. /KultPlus.com

Korça mirëpret Festivalin e Komedisë

Korça ka pritur Festivalin e Komedisë, për të 11-in vit me radhë. Edhe në këtë edicioni ky aktivitet ka bërë bashkë aktorë vendas, por edhe nga Kosova dhe Greqia. Për 8 netë Kokofest do të sjellë komedi të ndryshme që spikatin për forcën e mesazheve dhe karaktereve ndërsa interesi këtë vit është më i lartë nga publiku.

Të zotët e shtëpisë ishin ata që e ngritën siparin e këtij edicioni të Kokofest. Trupa e teatrit “Andon Zako Çajupi” solli komedinë Vasha Zheleznova e Gorkit. Edhe aktorët shprehen të emocionuar për pjesëmarrjen në këtë festival

Festivali i komedisë është kthyer në një traditë duke u organizuar prej vitesh dhe duke u kthyer në një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore në vend./tvklan/KultPlus.com

FOKUS – ”Forbes Espana”: Shqipëria ndër të paktat vende me plazhe jo të mbipopulluara

Shqipëria është ndër të paktat vende në Evropë me plazhe jo të mbipopulluara, shkruan për filialin spanjoll të ”Forbes” Rebecca Ann Hughes.

”Një studim e vendos plazhin e Durrësit, në qytetin historik shqiptar, si më pak të mbushur me njerëz nga të gjithë ata që kanë qenë në këtë studim”, thotë ajo.

”Pavarësisht se është një nga pikat bregdetare më të njohura në Shqipëri, ai është ende një plazh i qetë. Llogaritjet e Wizz Air zbulojnë se çdo vizitor ka hapësirë ​​të bollshme”, shton ajo.

”Shqipëria është bërë një nga destinacionet kryesore për udhëtarët e vitit 2024 që kërkojnë peizazhe më pak të rrahura. Vendi ka shumë natyrë të egër për t’u eksploruar dhe çmime të përballueshme”, thekson Hughes.

Një plazh i veçantë që përmendet është ai i Borshit, një nga më të gjatët dhe më piktoreskët në vend, llogaritjet e të cilit tregojnë se ka hapësirë ​​të mjaftueshme”, përfundon ajo./atsh/KultPlus.com

Thënie për jetën nga ikona e muzikës pop, Michael Jackson

“Përpara se të më gjykosh, përpiqu fort të më duash”.

“Të lutem, ndiqi ëndrrat! Pavarësisht idealeve të tua, ti mund të bëhesh ai që dëshiron të bëhesh”.

“Unë mund ta pranoj dështimin. Secili nga ne dështon në diçka përgjatë jetës së vet, por unë nuk mund ta pranoj dot të mos e provoj sërish”.

“Gjithmonë beso tek vetja. Pavarësisht nëse të tjerët rreth teje po tregohen negativë, apo po të përçojnë energji negative, mos i merr parasysh mendimet e tyre, sepse ti do të bëhesh, ashtu siç ti beson se do të bëhesh”.

“T’i japësh dikujt një pjesë të zemrës tënde, është shumë herë më me vlerë se t’i japësh gjithë pasurinë e botës”.

“Nëse ti nuk beson tek vetja jote, asgjë e mirë nuk do të të ndodhë në jetë. Nëse ti nuk beson tek vetja, kush tjetër do të të besojë ty?”

“Le të ëndërrojmë për një të nesërme ku do të dashurojmë me shpirt, dhe do ta njohim dashurinë si të vërtetën e vetme që buron nga zemra për çdo krijesë”.

“Është më mirë të dështosh duke qenë vetvetja, se sa të korrësh sukses duke imituar të tjerët”.

“Dikush dikur tha “Shpirti është ai që ka rëndësi””.

“Jini modestë, besoni tek vetja juaj dhe mbusheni zemrën tuaj me dashurinë e gjithë botës”

– Michael Jakson./ KultPlus.com

Hapet në Elbasan ekspozita “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve”

“Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” titullohet ekspozita e çelur në Elbasan nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA).

Në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit DPA-ja paraqiti për publikun një prej ekspozitave të saj më të mirëpritura, që shpalos të gjithë spektrin e veshjeve popullore të trevave shqiptare.

Mes materialeve të përzgjedhura të DPA-së, gjendeshin imazhe të figurave të rëndësishme historike nën petkun e veshjes popullore (prijës fisnorë, njerëz të letrave, mbrojtës të trojeve amtare), kostumeve popullore të trevave në jug, në veri të vendit, si edhe në Shqipërinë e Mesme.

Pasi la mbresa në Gjirokastër, ku u shfaq me rastin e edicionit të XI-të të Festivalit Folklorik Kombëtar, kjo ekspozitë vijoi rrugëtimin në Tepelenë, në Shkodër, në Korçë, në Krujë, në Durrës, në Kallarat, në Tropojë, në Lin, si edhe do të paraqitet në vazhdim në qytete të tjera./atsh/KultPlus.com

Studio MASTER në Data Science & Analytics, Programi i vetëm në Kosovë i kësaj fushe

Njëri nga programet më atraktive në botë për punësim po cilësohet programi MSc. Shkencë dhe Analizë e të Dhënave. Programi i vetëm në Kosovë në këtë fushë i cili ofrohet nga profesorë të klasit botëror, me orar fleksibil, ofrohet nga në #UNI – Universum International College.

UNI – Universum International College ka partneritet me Arizona State University, i renditur nr. #1 në Shtetet e Bashkuara për Inovacion sipas “US News & World Report” për nëntë vite me radhë, duke i’u ofruar kështu studentëve arsimim të klasit botëror dhe diplomë të fuqizuar nga Arizona State University.

Studentët e nivelit MSc. Data Science and Analytics përfitojnë:

Diplomë të Fuqizuar nga Arizona State University

Diplomë te njohur ndërkombëtarisht

Sistem modular, ligjerata fizikisht apo online

Orar fleksibil, ligjërata në mbrëmje dhe gjatë vikendeve

 Eksploro Evropën gjatë studimeve, përfito BURSË të plotë për studime në njërin nga 221 Universitetet partnere të Evropës.

REGJISTROHU online KËTU

Krijimi i mundësisë për të punuar si Specialist i të DhënaveInxhinier i të DhenaveZhvillues i Software-ve, punësimi në kompani të medha vendore dhe ndërkombëtare, si dhe mundësia për hapur kompaninë tuaj në ofrimin e shërbimeve për menaxhim dhe analizim të të dhenave, janë pasqyra reale pse drejtimi i Shkencave së të Dhënave është programi më i kërkuar në tregun tonë.

Informohu për planprogramin këtu!

Për të transformuar pasionin tuaj për menaxhimin e të dhënave në një karrierë përmbushëse me programin Master në Shkencë e të Dhënave, për më shumë informacione kliko KËTU.

Për më shumë informata rreth programit kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në facebook dhe instagram./KultPlus.com

Drejtoresha e panairit “ITB Berlin”, Rothe: Shqipëria të jep esencën e një mikpritjeje të mirë 

Drejtoresha e Përgjithshme e panairit më të madh të turizmit në botë ITB Berlin, Deborah Rothe deklaroi se Shqipëria të jep menjëherë esencën e një mikpritjeje të mirë.

Në një intervistë televizive, Rothe tha se “që në vizitën time të parë në Shqipëri, një vit më parë në Tiranë, më ra në sy dhe e ndjeva mikpritjen e vendit dhe të njerëzve. Është një ndjenjë e ngrohtë, ndihesh shumë i mirëpritur dhe ke mundësi të vendosësh kontakt direkt me njerëzit. Për mua personalisht, kjo është esenca e një mikpritjeje të mirë. Kjo ka bërë që ne të marrim këtë vendim dhe që Shqipëria të vendoset në fokusin tonë si një nga të paktat vende të rëndësishme për ne që mund të ishte mikpritëse në ITB Berlin dhe njëkohësisht e të gjithë industrisë botërore të turizmit te ne, në qendrën tonë të panaireve në Berlin”.

“Si vend mikpritës i ITB Berlin, je njëkohësisht mikpritës i gjithë botës, që do të thotë e gjithë industria e turizmit dhe këtu kam parasysh gati 100 mijë njerëz nga e gjithë bota që do të udhëtojnë në Berlin për ta përdorur panairin si platformë nxitëse për bizneset e tyre”, tha Rothe.

Rothe u shpreh se “Shqipëria ia doli sidomos gjatë dhe pas kohës së pandemisë që të prezantohej si një vend shumë i sigurt dhe mendjehapur e kjo solli si rezultat edhe më shumë turistë. Ajo që bie në sy njëkohësisht me këtë trend është që turistët janë të përhapur shumë thellë në të gjithë vendin. Kjo do të thotë se nuk ka një sezon kohor dhe gjeografik të përcaktuar qartë, nuk ka një kalendar nisjeje dhe përfundimi gjatë vitit, por përkundrazi kemi një shpërndarje gjithëvjetore dhe në të gjithë vendin. Ka mjaftueshëm vend dhe hapësira për shumë njerëz dhe po ashtu ka mjaftueshëm mundësi për t’u prezantuar si me malet ashtu dhe në det dhe plazhe. Kjo shumëllojshmëri e vendit, vlerësohet me të drejtë dhe nga turistët dhe ndaj edhe vijnë”.

Drejtoresha e Përgjithshme e Panairit më të madh të turizmit në botë thekson se ka nevojë ende për përmirësime në kuadër të turizmit, por gjithsesi vendi është në rrugën e duhur.

“Është shumë e rëndësishme të përgatisni infrastrukturën, mbi të gjitha për turistët ndërkombëtarë. Ne e vëmë re se disa po bëhen gati me shpejtësi si aeroporti i ri ndërkombëtar i Vlorës, apo rikonstruksioni i linjës hekurudhore, në mënyrë që t’u jepet mundësia edhe turistëve të udhëtojnë brenda vendit, që të mos mbeten të detyruar të presin makinën apo autobusin, por të lëvizin në mënyrë të lirshme në vend. Besoj se kjo infrastrukturë është kryesore mes nevojave dhe detyrimeve për t’i mirëpritur turistët ndërkombëtarë. Ajo që ndjej unë është një pasion i madh, pasion për vendin, për ta prezantuar atë tek të huajt me të gjitha bukuritë e tij, shpirtin e shqiptarëve por sidomos këtë shumëllojshmëri që e përshkrova më sipër”, nënvizoi Rothe.

Ky, vijoi ajo, është edhe thelbi i nevojshëm i asaj që duhet të shkruhet mbi Shqipërinë në media, që të kuptohet se si funksionon ky vend, që të kuptohet se sa të hapur dhe se sa mendjehapur për më tepër janë këta njerëz që janë shumë të lumtur të përshëndesin botën e turizmit ndërkombëtar.

E pyetur me çfarë ndjesish po largohet, Rothe tha se “ajo që ndjej unë është një pasion i madh, pasion për vendin, për ta prezantuar atë tek të huajt me të gjitha bukuritë e tij, shpirtin e shqiptarëve por sidomos këtë shumëllojshmëri që e përshkrova më sipër”.

“Jemi shumë të lumtur që kemi këtë bashkëpunim, kemi zhvilluar një fushatë shumë të bukur së bashku dhe mezi po pres mbrëmjen hapëse gala, ku Shqipëria në skenë do të jetë me të gjithë traditat e saj për të prezantuar më së miri këtë vend të bukur”, tha ajo./atsh/KultPlus.com

Nisma “Ditët Kulturore Shqiptare 2025”, Pipa: Forcim i lidhjeve me diasporën

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të prezantojë së shpejti nismën “Ditët Kulturore Shqiptare 2025”, një hap ambicioz për të forcuar lidhjet me diasporën dhe për të promovuar trashëgiminë tonë.

Lajmi u bë i ditur nga zv/ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa në panelin e Diplomacisë Kulturore si pjesë Konferencës së Ambasadorëve “DIPLO 2024”.

Në këtë panel, ishin pjesëmarrës edhe tre ambasadorë të shquar të artit dhe kulturës shqiptare në botë: Lea Ypi, akademike dhe autore shqiptare, Ramë Lahaj, tenor i mirënjohur operistik dhe Profesor Matteo Mandala, studiues i letërsisë arbëreshe dhe asaj shqiptare.

“Diplo 2024” shërbeu si një platformë, për ambasadorët, artistët dhe përfaqësues të diasporës për të diskutuar dhe ndarë përvoja të suksesshme me vendin e origjinës dhe nxitjen e dialogut për sfidat dhe mundësitë në diplomacinë kulturore./atsh/KultPlus.com

Ministri Çeku: Jemi krenarë që Grevist Bytyqi po përfaqëson Kosovën në Lojërat Paraolimpike, është frymëzim për sportistët tjerë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është shprehur se është shumë i lumtur, pasi Grevist Bytyqi po e përfaqëson Kosovën në Lojërat Paraolimpike në Paris, ku shteti ynë po merr pjesë për herë të parë.

“Kosova për herë të parë pjesë e Lojërave Paralimpike. Në Paris vendin tonë po e përfaqëson paraatleti Grevist Bytyqi, i cili do të garojë në atletikë”, ka shkruar Çeku.

Ai u shpreh se Grevisti po merr pjesë në një prej ngjarjeve më të mëdha të sportit global për persona me aftësi të kufizuara dhe se po bëhet inspitim për sportistët tjerë të vendit./KultPlus.com