A po m’len?

1 Tetor, 2019 - 11:20 am

Arjola Zadrima

Ndiej se due me t’i dashtë
bulat e gishtave
ahtin e parë,
vjeshtën e artë,
deri në gjethin që t’ka ra.
Po due me ta çelë brenda buzëve
gonxhen e fjetun,
gjumin due me ta ndukë në gushë,
borën e kërcellit me e shkri në
gjuhë.
E tash që qielli yt përkundet
në djepin e andrrave,
ndiej se due me të dashtë,
ngadalë,
deri në fund.
A po m’len?/KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme