A të duhet guximi?

29 Mars, 2023 - 12:46 pm

Nga Ilire Zajmi

Të duhet guxim
së pari të pranosh veten ashtu si je,
pa u parë në pasqyrën e të tjerëve
ta ruash egon tënde, pa e lënduar krenarinë .

Do të duhet shumë guxim
të thuash të vërtetën, të varrosur nga gënjeshtrat
të ndihesh e fortë, angështuar nga frika
të përballesh me dështimin, dehur nga suksesi
të pranosh humbjen, pa shijuar lavdinë e fitores
të qeshesh thekshëm, pas lotëve të pikëllimit.

Shumë, shumë guxim do të duhet
të besosh në përralla moderne, e vetdijshme se s ‘ekzistojnë.

Pastaj do të duhet guxim
të durosh dhimbjen deri në asht, e të mos nxjerrësh zë prej goje
të ngjallesh pas betejave të palavdishme të një lufte të Trojës
të dashurosh marrëzisht e të ndalosh së dashuruari një ditë
guxim duhet të mbyllesh derën e të largohesh pa gjurmë
edhe më shumë guxim për t’u rikthyer
për të menduar të ardhmen, e kujtuar të shkuarën .

Po, ti e di se do të duhet gjithmonë guxim
të marrësh vendime të vështira a të heqësh dorë

Guxim për të thënë PO,
e tërë guximi i botës për të thënë JO. / KultPlus.com

Të ngjajshme