Andshëm

24 Tetor, 2020 - 11:30 pm

Flutur Mustafa

“Me qetsinë qi sjell nata
Andshëm frymëmarrjen tande
Kam me e nigju.
Nuk kam me t’zgju
deri kur e vetmja nadja
Ka me ti puthë sytë para meje,
E nuk kam me e xhelozu.
Me qetsinë qi sjell nata
Kam me puthë lehtë buzen tande,
me t’pëshpëritë gjithçkanë që ti je.
Me qetsinë qi sjell nata
Kam me u deh n’aromen tande
Tuj m’shtëngu, tuj t’dashtë,
tuj ta kujtu atë çka n’krahnor temin
Ti e ban me vlu.”/ KultPlus.com

Të ngjajshme