Asaj

15 Mars, 2019 - 9:50 pm

Makfire Ademi

me u mundue me përshpërit
edhe kur zani s’të dëgjohet
si gjethet e lehta t’pranverës
si cicërimë e zogjëve që ikin fluturimthi

me ndi’ atë çka thue e çka ki n’mendje
pa mendue përplasjen e turmave
pa e kthye kokën pas

me vu n’pah shpirtin e dëlirë
me than atë çka s’thuhet
pa ndoj’ gëzof mbrojës
e sytë pa i përpëlitur
me vu guximin n’rend t’parë
të tjerat vin, dalë-ngadalë./ KultPlus.com

Të ngjajshme