‘Asgjë s’e ruan përherë shndritjen’

25 Prill, 2023 - 7:38 pm

Poezi nga Robert Frost

Ngjyra e parë e natyrës ishte e arta,
nuanca e saj më e fortë, e flakta.
Gjethja e saj më e parë, një lule,
por vetëm për një orë, e dukshme.
Pastaj gjethja mbeti prapë gjethe,
kështu Edeni ra prapë në heshtje.
Dhe agimi venitet drejt ditës.
Asgjë s’e ruan përherë shndritjen.

Përkthyer nga Kujtim Morina/ KultPlus.com

Të ngjajshme