Asnjë rezistencë

26 Mars, 2019 - 10:30 am

Shpëtim Selmani

Asnjë rezistencë nga artistët.
Asnjë rezistencë nga njeriu që kujdeset për dashurinë.
Asnjë rezistencë nga njeriu që vendosë lule në fytyrën e vdekjes.
Asnjë rezistencë nga Zoti.
Asnjë rezistencë nga ushtari që e dashuron Baby Tv-në.
Asnjë rezistencë nga politikani që ka frikë nga gjaku.
Kohërat nuk kanë ndryshuar Zoti Dylan.
Ti je një ëndërrimtar. Endërrimtarët e gjorë që marrin 
cmime dhe pushojnë në shtëpitë e tyre të ngrohta.
Realiteti është një dorë e shëmtuar e kapitalizmit.
Dhe një hapësirë e luftës me qenie të ngrata
Që lëvizin si atomet.
Asnjë rezistencë.
Asnjë njeri në rrugë.
Asnjë njeri me ide.
Asnjë.
Vetëm unë në shesh duke vendosur
Poemat e mia në gojën e poetëve të tjerë.
I braktisur nga cdo gjë, që më vlon brenda.
Me shikimin drejt qiellit.
Duke u lutur. 
Për asgjë, shpirt./ KultPlus.com

Të ngjajshme