Ata më thanë ik dhe unë ika

7 Qershor, 2019 - 6:30 pm

Lulzim Tafa

Kokën time të prerë
Në dorë ma dhanë
Dhe thanë
Ik!

Zorrët m’i nxorën
Dhe me to
M’i lidhën këmbët
Dhe thanë
Ik!

Mbusha gojën time
Me gjak
Xhepat me gjymtyrët
e mia dhe
IKA./KultPlus.com

Të ngjajshme