Ato nëna

14 Dhjetor, 2018 - 10:45 pm

Poezi e shkruar nga Arben Kurteshi.

Shumë më dhimben ato nëna
Që s’patën fat në shkollë të shkojnë
E në vend të abetares
Kapën drraprin në arë t’punojnë.

Edhe n’ara edhe n’shtëpi
Lajë, fshijë e misër bluaj
Me n’jërën dorë rritën fëmijë
E me tjetrën n’maxhe gatuaj.

Oh, shumë m’dhimben ato nëna
Që rritën trima, e vet vuaj
Rritën vajza e rritën djemë
Prap i lanë, ikën n’dhe t’huaj.

Shumë nga to, veq më kanë shkuar
E disa tjera ende janë gjallë
Ah, ato nëna sa shumë punuan
Veq një nënë sa një mahallë./ KultPlus.com

Të ngjajshme