‘Bëj dashuri me një tregtar për të cilën djeg aloe’

20 Korrik, 2022 - 8:00 pm

Poezi nga Jesús Munárriz

Për atë shkëlqim (Saikaku)

Unë jam një geisha-ë japoneze
e shekullit të tetëmbëdhjetë,
e re dhe e bukur.

Bëj dashuri me një tregtar
për të cilën djeg aloe,
ngroh sakè*
e luaj në shamisen*

e pastaj zbërthej korsenë
e trupit tim ngadalë,
duke i zgjidhur lidhkat
po ngadalë- ngadalë.

Oh ç’shkëlqim i hatashëm
në natë!

Në agim, ai do kërkojë letër
dhe furçë, unë do t’i përgatis bojën,
dhe me të ai do të skicojë shenja elegante.

E ajo Natë, do ta gjejë
shkëlqimin disa shekuj më vonë;
duke lexuar Saikaku-n.

Përktheu: Herman Çuka / KultPlus.com

Të ngjajshme