“Bën pakt edhe me djallin…”

9 Tetor, 2018 - 3:50 pm

Poezi e shkruar nga Gerhard Pregapuca.

Bën pakt, edhe me djallin,
Njeriu, kur dashuron!
E më pas tek Zoti,
I gjunjëzuar mëshirë kërkon!

Më fal o Ati ynë në qiell!
Kam bërë një të madh mëkat!
Kam dashuruar, i thotë,
Ditë dhe natë!

Më fal o Ati ynë!
Që në dorë, ti ke fatin tim!
Më fal, se në më jepet mundësia,
Me dëshirë do të bëj të njëjtin gabim!

Të ngjajshme