10 Mars, 2025 - 10:50 pm
Buson Yosa (1716-1784), njëri prej Katër Mjeshtrëve të Mëdhenj të Haikut.
HAIKU I KREHRIT
Nga Buson
një i ftohtë therës!
kur shkela krehrin e gruas sime të vdekur
në dhomën tonë
(mi ni shimu ya/ naki tsuma no kushi o/ neya ni fumu)
Në zemrën e këtij vargu shumë të njohur gjendet fraza ‘shpim’ (shimu) i shpirtit po aq sa edhe i trupit (mi). Ashtu si krehri i gruas së vdekur të folësit – ose i ftohti vjeshtor – dhunshëm, me gjasë madje edhe në mënyrë fallike, e penetron mishin e tij, me një rrokjëzim ekstra në vargun e dytë jo më të dobët, po ashtu vepron në kujtesën e tij edhe shpimi i beftë në palcë. Loja e fjalëve përfshin edhe termin ‘kushi’, ‘krehër’, që i shkruar ndryshe do të thotë ‘hell’; neya, i referohet dhomës së gjumit të një çifti të martuar, ose një sanktumi të brendshëm, po ashtu mund të jetë fraza bisedimore “s’është, nuk ka”; dhe fumu, ‘shkel në, eci mbi’, po ashtu mund të nënkuptojë ‘kam përvojë, provoj’. Sado që të tundohemi të lidhim folësin e kësaj poezie me vetë poetin Buson, në jetën reale gruaja e tij kishte qenë bukur më e fortë dhe kishte jetuar më gjatë se sa ai.
/Marrë nga ‘The Penguin Book of Haiku’, Penguin, 2018/Përkthimi: Gazeta Express/ KultPlus.com