Buzëmbrëmja në Dardani

15 Maj, 2025 - 2:30 pm

Poezi nga Nerimane Kamberi

Nanës, sot do t’i bëje tetëdhjetë vjet

Në buzëmbrëmje, Dardania ndezet e tëra
Dielli zgjat rrezet e tij deri te Katedralja,
Sikur do ta përqafojë qytetin
Ta përshëndes, shkoi edhe një ditë.
Dyqanet mbulohen me ar,
rrezet prekin kalimthi xhamat e tyre.
Qendra bukurie, aty te shkallët, i ofron edhe një orë
Femrave të shkekullit XXI
Tretmane për fytyrë, shumë iluzione e pak lumturi
Do t’ia shtyja derën, me ty nanë, që të t’i lëmojnë rrudhat
Që i mbaje me urtësi.
Sot do t’i bëjë tetëdhjetëvjet,
E rrudhat nuk mundem të të t’i përkëdhel./ KultPlus.com

Të ngjajshme