Çfarë nuk mund të jetë ndryshe

16 Shkurt, 2020 - 8:03 pm

Nga Julia Gjika.

Përpiqem të shkruaj
e më shumë shuaj
e më shumë vuaj.
Era që fryu na ndau.
Tanët u bënë të huaj,
me të huajt rrimë kaq pranë.
Kërkoj dicka të ngjashme
me fytyrën e nënës sime
nganjëherë gjej ngjyrën e flokëve
por jo krehjen e saj.
Një vajzë në rrugë,
është elegante si motra ime
por nuk ka zërin e saj.
Një burrë i moshuar
i menduar si babai im
por nuk ka zhurmën e hapit të tij.
Kërkoj timen.
Ka mbetur larg.
Ndaj shkruaj
dhe pse shuaj
dhe pse vuaj.

Të ngjajshme