займ на карту онлайн потребительский кредит

Çun Lajçi shpreh në vargje përvjetorin e vdekjes së të bijës

18 Nëntor, 2018 - 5:10 pm

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi shumë shpejtë do të sjellë librin e tij më të ri, por ky libër nuk është i zakonshëm për të.

Mes dhimbjes për vajzën e humbur ai sjellë librin me vargjet më të ndjerë që dora i ka shkruar ndonjëherë. Para promovimit të këtij libri, ai ka ndarë një nga poezitë që shpreh vargjet për një vit mungesë të së bijës.

Më poshtë mund të lexoni poezinë e autorit Çun Lajçi.

In memoriam

Nji vit pa Ty e pa frymën tande
ecim kujtimësh si tymit temjanit

Bubë!

Jerusalemi qeshi kur shqip fole:
“Jezunë du me prekë e shtrat i tij m’u ba”
Adeeb Joudeh ta hapi derën
e t’shenjtës “Sepulchre” atë mëngjes korriku
diell i përvëluem zemre
Ti ece temjanit, unë pas xhamive
ku myezinët lëshonin zá
kur u ktheva,Sepulchre mshelë ishte
Ti s’dole ma!
Unë
i vetmuem n’qytetin plot jetë
i mërdhimë n’prushin e mbuluem me hi
dëshpërue nga lumtuni korriku
zjarm andrrash futa n’gji

E shkurtë dita për vetëvrasje
Nata e gjatë për dashuni

S’e kuptoj pse gëzohem që s’vdes
e pse jetoj në këtë botë me përralla
Zot
çka t’baj me Ninin që larg meje leh
e Bubën që varun m’rri mbi qepalla

Të ngjajshme