27 Qershor, 2025 - 6:22 pm
Gabriele D’Annunzio, (1863 – 1938), prozator, poet, dramaturg, gazetar, ushtarak dhe politikan italian – simbol i dekadentizmit.
PARA AGIMIT
Nga Gabriele D’Annunzio
Do të zësh në truallin e zhveshur
narcisin detar
me melodi nate
të pafundme
për kurorat e tua të reja,
duke u zhytur në humnerë
Virgjiliet,
motrat oqeanike
që ende qajnë për Ianë
e shqyer nga luani.
Do të ecim atij trualli në heshtje;
do të ndiejmë brymën
e lehtë dhe të pastër
të bjerë nga sytë e lodhur
të natës që po shuhet,
duke u zhytur në zbehtësi
Virgjiliet,
motrat oqeanike
të kërcënuara nga shpata
e gjahtarit të pashpirt.
Mbase ndonjëherë
do të kthejë kokën vetëm unë
për të parë gjurmën tënde
të ndritshme,
dhe do të dëgjojmë të heshtur,
duke u zhytur në tutë dhe dhimbje
Virgjiliet,
motrat oqeanike
të cilave Agimi ua than fytyrën
me velin e tij të bardhë nusëror.
KOMENT:
Nga Federico Roncoroni
Poeti ëndërron të dalë jashtë me shoqen e tij të ëmbël të presë agimin. Të kredhur në një heshtje magjepsëse, të prishur vetëm nga melodia monotone e valëve, ata do të shëtisin së bashku. Gruaja do të mbledhë narcisë detarë dhe ai, vetëm ai, do të kthejë kokën të shohë gjurmët e lëna nga hapat e saj të mbushen me dritë, ndërkohë që Virgjiliet perëndojnë me regëtima të lehta që duken si lot, e edhe qielli derdh lot bryme.
Duke qenë e varfër me imazhe, «poezia duket të jetë e përbërë vetëm nga ecja në heshtje e të dyve përgjatë plazhit, të vëmendshë, poeti dhe gruaja, ndaj drithmës së mezidukshme të peizazhit detar, ndaj pikave të brymës, ndaj gjurmëve të zbehta pothuajse shenja e vetme e tyre për ata vetë, të nderë pra siç janë në dëgjimin që ai vetë i fshin pamjet dhe e kthen në muzikë heshtjen; dhe Plejadat /…/, afër zhytjes (perëndimit) në humnerën e boshllëkut, madje përralla e treguar, por… ngadalë hapin në heshtjen e truallit heshtjen e qiellit, nga ku përralla e bën folëse gjuhën muzikore, në një shëtitje përherë të ripërtërirë nga korrespondenca të ndjeshme nga toka në qiell, nga pamjet në atë dëgjim të zemrës.» (E. De Michelis). Kështu kompozimi shndërrohet në një melodi të lehtë dhe të përshpëritur që modulon, në ton sa të rrëmbyeshëm e të shpejtë, sa tash, nga ana tjetër, në një ton të ngadaltë dhe të butë, njëri prej motiveve më tipike të përmbledhjes Alcyone […] Te kjo poezi përralla e bukur e dt krijesave bredharake gjen përmbushjen e saj në vend se në metamorfozën panike, në përrallën jo më pak të bukur të Virgjilieve, ku, n një gërshetim harmonik mes realitetit dhe mitit, është përshkruar, me melankoli buzëqeshëse, kalimi i ngadaltë i yjeve të fundit në qiell, në orën nagjike kur nata ia lëshon vendin agimit…
/Marrë nga D’Annunzio, Poesie, Garzanti, 2009
/Përkthmi: Gazeta Express