Dashuni n’vjeshtë

17 Tetor, 2021 - 11:45 am

Poezi nga Linditë Ramushi Dushku

Nëse kisha dasht vjeshtën tha ai
e dija se kam me të dasht edhe ty
ani se dy ngjyra te kuqrremta
bahen të ndezuna.

Nëse e doja vjeshtën
e kam ditë
që t’due edhe ty
i thashë
ani se sytë e tu xixëllojnë
saherë kuqrremet stina.

Nëse e due një za
si fletët në ranie nga pema
nën taka asfalti.

Kam prit ardhjen tande
se si temen e kishe të shkrueme
në stolin e parë të kësaj rruge ardhjeje. / KultPlus.com

Të ngjajshme