Dashuritë

7 Dhjetor, 2022 - 10:10 pm

Poezi nga Ismail Kadare

Ka dashuri të vogla
Dashuri të para, dashuri nr. 1,
Dashuriza.
Që zukatin në kujtesë posi miza,
Që bëjnë kakao,
Që lajnë kanotiera;
Ka dhe dashuri të mëdha, të lira si era,
Mbetur tutje-tëhu nëpër botë anembanë
Që s’na dijnë ku jemi,
Që s’i dijmë ku janë./ KultPlus.com

Ismael Kadaré author 2005

Të ngjajshme