Dashurova

21 Mars, 2018 - 10:35 pm

Poezi e shkruar nga Lorik H

Dashurova shumë e plasa
Dashurova pa masë e u vetëvrava
Dashurova si i çmendur e nuk e kisha ditë

Vizatova lumturinë në një copë letre
Atë ditë të nemun,
Atë ditë kur dritat kishin vendos mos me u zgju

Kisha zgjedhë ditën e gabuar,
Atë ditë, vend vetëm për lumturinë nuk kishte

Dashurova për të fundit herë
Zemra ime e gjorë aq fuqi kishte
E kisha mashtru edhe një herë, kur premtime të pajetë i kisha bërë
Gjithë vnerin në mua po e zbrazë tash

Kisha vizatu pikturën më të bukur
Por kisha harru ngjyrat e perjetshme me i përdor
Gjithqka filloi me u zhdukë ngadalë
E tash piktura ime e lumturisë është vetëm një faqe e bardhë përsëri

Dashurova verbërisht, e verbërinë vehtes me vetëdëshirë ia dhurova
Sa i pashpresë që pasna qenë,
Po e di tani që gjithqka mbaroi

Dashurova pa kufijë, duke e ditë që kufijtë e mi nuk duhej ti kaloja
Zemra ma përkujtoi për të fundit herë se qfarë gabimi unë kisha bërë.

Të fundit

Të ngjajshme