Deri kur?

20 Qershor, 2019 - 1:48 pm

Poezi nga Petro Marko

Deri kur i arratisur
i pastrehë në mërgim
deri kur, o shpresëngrysur,
do të endesh pa drejtim?

Kthehu lumëmadh në atdhe,
mbaje në gji atë flamur
që valon i fshehtë atje!
Bëhu burrë! Po deri kur…

Të ngjajshme