“Derisa të arrij atje ku është zemra jote e trishtuar”

7 Janar, 2022 - 8:00 pm

Poezi nga William Butler Yeats

Të gjitha fjalët që mbledh,
Të gjitha fjalët që shkruaj,
Ato duhet të hapin
pa u lodhur krahët e tyre,
dhe mos ndalojnë
kurrë në fluturimin
e tyre,
derisa të arrij atje
ku është zemra jote
e trishtuar,
e trishtuar,
dhe natën t’këndoj për ty
veç për ty…

Përktheu: Herman Çuka / KultPlus.com

Të ngjajshme