‘Dhe qeshëm… qeshëm si të marrë’

24 Prill, 2023 - 9:00 pm

Poezi nga Muzafer Xhaxhiu

Shkëlqente deti i kaltër si pasqyrë,
E flladi lehtë frynte nëpër valë,
Dhe un’ e ti të ndezur në fytyrë
Mbi rërën e lagur ecnim dalëngadalë…

Po në fytyrë prapë e ndjenim zjarrë
E sy më sy u pamë të hutuar!
Dhe qeshëm…qeshëm, qeshëm si të marrë,
Se rër’e lagur digjte përvëluar./KultPlus.com

Të ngjajshme