Dhurojua të tjerëve

7 Shkurt, 2018 - 9:30 pm

Poezi e shkruar nga Alessandro Manzoni.

Kujdesu për dhimbjet e tua,
për kërkesat e atyre që të janë pranë!
Dhurojua të tjerëve dritën që nuk ke,
forcën që nuk zotëron,
shpresën që ndjen të luhatet në ty,
besimin që të mungon.

Ndriçoi nga errësira jote.
Pasuroji me varfërinë tënde.
Dhuro një buzëqeshje
kur ke dëshirë të qash.
Prodho hare
me stuhinë që ke brenda.
“Ja, atë që s’kam ta dhuroj”.
Kjo është parajsa jote.

Do të vesh re që gëzimi,
pak nga pak do depërtojë në ty,
do pushtojë qenien tënde,
do bëhet vërtet i yti në masën
në të cilën, do ua kesh dhuruar të tjerëve.

Të ngjajshme