займ на карту онлайн потребительский кредит

‘Di, vallë ti, një botë më të mirë?’

22 Janar, 2021 - 3:27 pm

Poezi nga Bardhyl Londo

Kushtim

Dal nga një trishtim, hyj në një tjetër,
Dita mbi dritare si perde tymnxirë.
Ti tund qortueshëm ujvarën e flokëve.
Di, vallë ti, një botë më të mirë?

Dal nga një dhembje, hyj në një tjetër.
Qielli në dritare kallkan i ngrirë.
Ti kapsallit qortueshëm konstelacionin e syve.
Di valle ti nje bote me te mire?

Dal nga një vdekje, hyj në një tjetër.
Kamzhiku i shiut dritaren rreh pa mëshirë.
Ti duart shtrin dhe lutesh për mua.
Di vallë ti, një Zot më të mirë? / KultPlus.com

Të ngjajshme