Dikushi

6 Tetor, 2018 - 9:00 pm

Poezi nga Mimoza Ahmeti.

Gjyshi im nga babai kish banuar në fshat
Ishte kryeplak
dhe ishte dikushi.
Gjyshja ime nga mamaja
gatuante mirë si për mbret
dhe ishte dikushi.
Gjyshi im nga mamaja
e kaloi jetën në burg
dhe ishte dikushi.
Komshia ime
e mban shtëpinë pastër si pasqyrë
dhe është dikushi.
Dikushi
na ishte një ditë president
dhe tani është askushi./KultPlus.com

Të ngjajshme