‘Dimri’

12 Janar, 2022 - 6:45 pm

Poezi nga: Lasgush Poradeci

DIMRI

Shpirti im qe sot u mbyll
dhe gezimin m’a perzuri.
neper mal e neper pyll
zu debora prej qekuri.

bjene floket nje-nga-nje
mi katundin e shkretuar.
dyke mardhur nene te
dheri fjet e ri mbuluar

flet nga-dal e shpirti im,
dhe ne zi pikoj si fleta,
pa me qit as pipelim
tere fili, tere jeta.

ne kaq heshtje-e qetesi
ndjej vajtimthin e nje shpesi:
psheretin me ze te ti
jet’ e trembur se mos vdesi… /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme