‘Ditët tona më të mira janë ato që ende nuk i kemi përjetuar’

14 Mars, 2022 - 11:15 pm

Poezi nga Nazim Hikmet

Deti më i bukur:

është ai në të cilin akoma askush nuk ka shkuar.

Fëmija më i bukur:

Ende nuk është rritur.

Ditët tona më të mira:

Janë ato që ende nuk i kemi përjetuar.

Dhe fjala më e mirë që dua të them:

Është ajo që nuk e kam thënë ende …

Përktheu nga turqishtja: Batjar Halili / KultPlus.com

Të ngjajshme