‘Do ta jap tërë shpirtin tim o shi’

2 Maj, 2022 - 11:55 pm

Poezi nga Abdylazis Islami

Lutje

Do t’i jap këmbët e mia të përgjakura o shi
me tamtamin e fëmijëve të mi

do t’i jap krahët e mi të rrëzuar o shi
me ëndrrat e fëmijëve të mi

do t’i jap sytë e mi të lëbyrur o shi
do ta jap tërë shpirtin tim o shi

vetëm fara ime të zë rrënjë n’mua / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme