“Drurët nxijnë tek-tuk si hajdutë, sikur ruajn’ mos vish ti”

10 Janar, 2021 - 10:10 am

Ismail Kadare

Fusha shtrihet e errët

Fusha shtrihet e errët tutje.
Drurët nxijnë tek-tuk si hajdutë.

Diku larg vetëtin, bie shi.
Un’ tek udha kam dalë dhe rri.

Drurët nxijnë tek-tuk si hajdutë.
Sikur ruajn’ mos vish ti që tutje. / KultPlus.com

Të ngjajshme